E premte, 09.05.2025, 12:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Këshilla për këngëtarë

E merkure, 17.11.2010, 10:44 PM


KËSHILLA PËR KËNGËTARË

 

Po ia  nisen  jaret

Dhe nuk je  prej Shkodrës 

Mos i  bezdis  dajret ,

Mos u sill rreth sofrës !

 

Po  s’ je prej Kelmendit ,

Hotit , apo  Grudës 

Mos  dil n’ krye t’ vendit ,

Mos  i bie  lahutës !

 

Po iu qase këngës

Dhe s’ je gjakovarë –

Mos e mashtro veten ,

Mos thuaj jam këngëtar !

 

Po iu qase rapsodisë ,

S’je   Drenicë me  rod  

Mos  iu vardis çiftelisë  ,

Mos thuaj jam rapsod !

 

Po  u fute n’ valle    

Dhe s’ je  preshevarë –

Mos u  mbush me halle ,

Mos thuaj jam valltar !

 

Po e mbajte ison

Dhe s’ je kërrçovarë –

Mos e mashtro fisin ,

Mos thuaj jam këngëtar !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan , më 16.11.2010.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx