E enjte, 08.05.2025, 08:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Kolec Traboini: Tradhti me emrin paqe

E enjte, 18.11.2010, 10:30 PM


KOLEC TRABOINI

 

TRADHTI ME EMRIN PAQE

 

Komandant Teli dhe pesë luftëtarë shqiptarë u ekzekutuan

në Shkup me 7 gusht 2001, tre ditë pas marrëveshjes së Ohrit.

( vidio: http://www.youtube.com/watch?v=V4PhyPl5pQc )

 

Për ty Komandant konfiguruan një qeli

të vogël sa frymëmarrja e një gjoksi

të madhe sa vetë jeta, ku nxitonin të prangonin

spiunët e katër shteteve.

 

Ballkani ishte i nxehtë, përvëlonte

shqiptari ish në tokën e vet, por pa qiell ish ai

e shqiponjat pa qiell nuk kish si fluturonin

veç mbi një grusht male diku në Shqipëri.

 

Ishte koha e krismave, e çmendurisë së verës

kohë ku nuk mund t'i shmangeshe betejës

që nisi në pranverë me gjethet

e që të mbaronte, kërkonte fli jetën tënde.

 

Shefat e luftës një ditë u lodhën, u sosi durimi

ju erdhi koha të hidhnin firmat për paqe

në Ohër dy gjëra u panë të panevojshme

luftëtarët dhe armët.

 

Kujt i duhen armët kur nuk ka luftë

kur nuk ka luftë braktisen luftëtarët

ashtu siç kur plaken pushkatohen kuajt

heronjt duhen vrarë në ditën e parë të paqës.

 

Shefat e luftës ngrinin dolli me shampanjë

Europa i këndëllte plot miradi përjashta

tradhtia varroste heronjtë në dheun e zi...

të raskapitur djemt e UÇK-së ktheheshin në vatra.

 

Ju që derdhet gjak, s'ju mbet, veç të thurni këngë

për shefat e luftës që sot bëjnë bisnes-politikë të madhe.

Tani që djemt më të mirë të këtij kombi i humbët

Merreni dhe ushqehuni si mjeranë me këtë fuck paqe!

 

2010

 

http://traboini-antologji.blogspot.com/



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx