Kulturë
Demir Krasniqi: Testamenti i drejtorit
E premte, 19.11.2010, 09:27 PM
Parodi :
TESTAMENTI I DREJTORIT
Oho, për pa i mbushë Drejtori, 70 vjet-e,
Oh, ish trashë shumë e, o, ish lodhë me vdek-e !
Oho, shpejt i thirri bashkëpunëtorët e vet-e ,
Oh, ja u ka lan-e, o, nji amanet-e !
Oho, amanet , o shokë, unë kur të vdes-e ,
Oh, me m’ shti n’ dhe- e , oh, me “Mercedes-e”!
Oho, mos t’ ëm jet-e , “Mercedesi” shkret-e ,
Oh, përmas meje , kërkush mos t’ ma nget-e !
Oho, ‘i vorr të madh-e, ju me ma marue ,
Oh, krejt n’ tepiha – vorrin me ma shtrue !
Oho, lulëm – lule , oh, me ma lulue ,
Oh, n’ llamperia , krejt me ma rrethue !
Oho, dhe kolltukun , oh, n’ vorr me ma ngul-e ,
Oh, deri t’ kalbet , kush n’ ta mos me u ul-e !
Oho, telefonin , me ma pru në vorr-e ,
Oh, përmas meje , kush n’ te mos me fol-e !
Oho, shokët e mi – e, a ma jepni besën –
Oh, me m’ shti n’ vorr –e me sekertareshën ?!
Oho, asht e re-e, ndoshta m’ banë hyzmet-e,
Oh , n’ duer të hueja, e shkreta mos t’ ëm jet-e !
Oho, e kam dasht-e, fort i kam ndihmue ,
Oh, tri herë n’ ditjet, rrobat ja kam ndrrue !
Oho, kund pa te-e, nuk kam mujtë me shkue ,
Oh, dyfish rrogën gjithë ja kam pague !
Oho, e kam zgjedh-e qysh kam pas qef vet-e ,
O, ishalla piqem , o, me te n’ xhenet-e !
Oho, moj dynja –e, oj dynjaja e shkret-e,
Oh, qysh s’ëm le –e, oh, Drejtor n’ dy jet-e ?!
Demir KRASNIQI – Istog, më 1987.