E enjte, 08.05.2025, 08:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Kërkoj mendim për shkrimet

E premte, 19.11.2010, 09:15 PM


LUAN ÇIPI

 

KËRKOJ MENDIM PËR SHKRIMET

 

Kujtimet  në letër hedh për Telemakun

Shkruaj për të tjerë me qejf  e pasion,

Po askush në botë se përfill më plakun:

“Ti shkruan e shkruan,  po  kush të lexon?”

 

Kurrkush  nuk pipëtin,  asnjë reagim,

Po ku është kritika, që të nxit e zgjon,

Ku janë specialistët në gjuhë e në shkrim?

Asnjë nuk përgjigjet, sikur nuk dëgjon.

 

Kanë  komentuar më parë ca miq të nderuar:

Nuro, Zylo, Martiko,  Pali,  Hysi e Vrioni

Që më kanë nxitur, e mësuar për të shkruar

Po  ata më  “s’vozitin - u dridhet timoni”

 

Po dy fjalë të thoshte  Fatmir Terziu

Të më qortonte Gëzim Llojdia

Do ti pranoja me qejf, unë “i ziu”

Të shkruaja apo të heshtja, këtë le ta dija.

 

Sa shumë kënaqem kur më ndreq  Gazuli

Kur me Paul  Tedeskinin mendimet u ndërruan

Gjembaçi  e kërbaçi më duken prej tuli

Se thellë në shpirt e ndjej që më duan.

 

Ndaj i ftoj lexuesit për lëvdim a “sharje”

Të shkruajnë pa ndërroje, të lirë me guxim

Pa pyetur për hatërmbetje, rezerva e qarje.

Pa kritikë të rreptë  nuk ka përparim!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx