| E premte, 19.11.2010, 08:15 PM |
 LUAN ÇIPI
LUAN ÇIPI
KËRKOJ MENDIM PËR SHKRIMET
Kujtimet  në letër hedh për Telemakun
Shkruaj për të tjerë me qejf  e pasion,
“Ti shkruan e shkruan,  po  kush të lexon?”
Kurrkush  nuk pipëtin,  asnjë reagim,
Ku janë specialistët në gjuhë e në shkrim?
Asnjë nuk përgjigjet, sikur nuk dëgjon.
Kanë  komentuar më parë ca miq të nderuar:
Nuro, Zylo, Martiko,  Pali,  Hysi e Vrioni
Që më kanë nxitur, e mësuar për të shkruar
Të më qortonte Gëzim Llojdia
Do ti pranoja me qejf, unë “i ziu”
Të shkruaja apo të heshtja, këtë le ta dija.
Sa shumë kënaqem kur më ndreq  Gazuli
Kur me Paul  Tedeskinin mendimet u ndërruan
Gjembaçi  e kërbaçi më duken prej tuli
Se thellë në shpirt e ndjej që më duan.
Ndaj i ftoj lexuesit për lëvdim a “sharje”
Të shkruajnë pa ndërroje, të lirë me guxim
Pa pyetur për hatërmbetje, rezerva e qarje.
Pa kritikë të rreptë  nuk ka përparim!