E merkure, 07.05.2025, 08:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Skënder R. Hoxha: Misioni i tyrbes së Becit - jo vetëm shpirtëror e fetar

E shtune, 20.11.2010, 08:01 PM


EDHE DISA TË DHËNA RRETH TYRBES SË BECIT…

  

MISIONI I TYRBES SË BECIT - JO VETËM SHPIRTËROR E FETAR

  

Nga PROF. SKËNDER R. HOXHA

 

Edhe në ndonjë shkrim tonin të mëhershëm kemi bërë fjalë për Tyrben dhe Teqen e Becit, natyrisht, duke iu referuar të dhënave që janë ruajtur në traditë të becjanëve për këtë tempull të kulturës shpirtërore, për vjerësinë, legjendat, mrekullië e saj etj. Mirëpo, me interesimin tonë, kemi mbledhur edhe disa të dhëna plotësuese, shumicën e të cilave nuk i kemi njohur as publikuar më parë.

Këto të dhëna që po i  paraqesim në vijim, janë nga Sheh Hyseni (Hysen Myrtezai i Becit), i cili, aktualisht, është postmbajtës në Tyrbe të Becit:

“Në fshatin Bec të Dushkajës, komuna e Gjakovës, gjendet Tyrbja e Seid Babës Dedje.

Fjala Seid do të thotë: pasardhës i familjes profetike, apo pasardhës i imamëve të vërtetë – Imam Hysenit. Fjala Dedje do të thotë sufi i përsosur me dituri të metafizikës së fesë islame – filozof dhe Sheh mbi shehlerët.

Nga shënimet e marra në gurin e varrit (Kuburit), veproi, predikoi (Seid Baba Dedje – plotësim yni – SRH) nga viti 1290, do të thotë në fillim të shekullit XIII të kalendarit të krishterë.

Seid Baba është nga Harasoni i Irakut, ku nga ky qytet dolën shumë sufi që u morën me predikimin e islamit demokratik që bazohej në metafizikën si bazë e studimit shpirtëror. Ishte nxënës i Mihdin Arabiut, Rumit, Mevlenasë, Haxhi Bektash Veliut, që vepruan me studimet fetare prej vitit 1126 dhe nxënësit e tyre e shpërndanë sufizmin në Afrikë, Azi, Indonezi, Indi dhe Kinë, ndërsa në Perëndim, prej Gadishullit Ballkanik, Turqi, Bullgari, deri në Spanjë dhe Portugali.

 

Ardhja e Seid Babës në Rrumeli - Ballkan

 

/Pasi mori përgjegjësinë shpirtërore të vepronte dhe ta edukonte këtë popull në themele të shëndosha fetare./

 

Ardhja e Seid Babës në Bec

 

Sipas shumë të dhënave të sakta ku argumentohen me të dhëna kulturore dhe arkeologjike.

Në fshat gjenden shumë të ashtuquajtura “Ulica”, të cilat janë të mbuluara përplot varreza të cilat janë shumë të vjetra.

Bazuar edhe në disa gjëra të vjetra, sidomos vlen për ta përmendur gjetjen e shumë gypave të ujësjellësit mu në mes të fshatit, të cilat janë nga argjili, ku tregojnë se ka qenë rrjeti i ujësjellësit të dikurshëm. Sipas të dhënave, edhe lagjja Dinapojë dikur ka qenë qytezë e vogël (?).

Me ardhjen e Seid Babës si njeri i shenjtëruar (evlia), bëri kthesa të mëdha në disa fusha të jetës: të edukimit fetar, shkencor, mjekësor, bujqësor dhe mistik. Pra, veprimtaria e këtij zotëriu, para 720 vjetësh e gjer më sot, brez pas brezi është respektuar nga të dyja fetë.

 

Gjykatës pa gjykatë e prokuror

 

Bazuar në mrekullitë e Tyrbes të cilat u përcollën brez pas brezi, bënë që shumë ngatërresa të natyrave të ndryshme, deri tek vrasjet, të pajtohen nëpërmes të hirësisë së Seid Babës. Këto pajtime bëheshin me 3, 6, 12 ose 24 të quajtur “pleq” që e dëgjojshin betimin dhe pastaj shtruhej dora e pajtimit dhe mbetej që Perëendia ta gjykojë fajtorin dhe vërtet nëse ka qenë ndonjëra palë fajtor, është ndëshku nga vetë Perëndia. Pra, shumë shpejt ndërpriteshin çdo ngatërresë, deri edhe vrasjet, ku edhe sot e asaj dite shumë gjëra pajtohen  pa shkuar nëpër gjykata. Kjo ishte halë në sy për shovenistat serbë.

 

Roli i Teqes së Tyrbes gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas çlirimit

 

Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, serbomalazezët lëshuan Kosovën, ku ushtria dhe xhandarmëria serbe vranë, masakruan, plaçkitën dhe kallën shtëpi. Vetëm në fshatin Bec kanë vra dhe masakrue 22 njerëz: gra, fëmijë, pleq dhe të rinj, sikurse në gjithë Kosovën. Teqja u mbush plot e përplot pleq, gra, fëmijë që kishin ikur nga masakrat çetnike.

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, prapë u rikthyen çetnikët serbë nën maskën e sllavo-komunizmit dhe nën demagogjinë e dogmës “Vëllaznim – Bashkim”. Forcat e shpartalluara të Ballit Kombëtar nuk u kishte mbetur vetëm në mënyrë ilegale të lëshojnë Kosovën dhe të migrojnë në Greqi, Turqi, Evropë dhe Amerikë. Shumë shtëpi bujare nga fshati Bec u përjashtuan si armiq të popullit, siç ishin: Qelshabant, Dervishbajrusht, Muszenelt, Rrusttaft etj.

Në ato kohë të vështira, postmbajtës në Tyrbe të Becit ishte Baba Ismet, i cili kishte rënë në sy se po mbanin njerëz të Ballit Kombëtar. Për këtë, disa herë e kishin thirrur “UDB-ja” (Sekretariati i Punëve të Brendshme – sqarim yni) dhe marrë në pyetje. Ky organ i atëhershëm nuk kishte lejuar vizitorët të vinin në Tyrbe.” – rrëfen nëna e shehut dhe vazhdon: “Pjesëtarë të Ballit Kombëtar natën flenin në Teqe, kurse ditën e kalonin në arat me misër, praë Përronit, ku shpeshherë ua çojsha bukën atje”…

Më vonë Teqja u përdorte edhe si mësonjëtore (shkollë) përderisa është ndërtuar shkolla në fshat.

 

Represaljet sllavoçetnike dhe lufta e pabarabartë për çlirimin e Kosovës

 

Sikurse shumë teqe, kisha, xhami dhe klerikë, që ndihmuan lëvizjen, ashtu edhe Teqja e Tyrbes së Becit luajti rolin e vet.

Në këtë kohë postmbajtës ishte sheh Hyseni, njëherit edhe arsimtar që punonte në Shkollën Fillore të Becit.

Menjëherë pas largimit të minatorëve nga puna, në Gjakovë u formua shoqata bëmirëse “Nëna Terezë”, ku për regjionin e Dushkajës kryetar u zgjodhdon Marjani dhe nënkryetar sheh Hyseni. Atëbotë, populli yemergjerë mblodhi shumë të mira materiale dhe ato i dërgonin në Mitrovicë. Më vonë, ky popull shumë bujar, në aksionin “familja ndihmon familjen”, ndan copën e bukës me me familjet e minatorëve.

Ditët kalonin, represioni shtohej. Për këtë, don Marjani shkoi në një famulli tjetër, ndërsa shehu u maltretu disa herë nga UDB-ja  famëkeqe.

Më vonë lindi nevoja që të formohej një Shtab që të përcillen lëvizjet e makinerisë serboçetnike. Shehu, me propozimin e aktivistëve, prapë e lëshoi një objekt afër Teqes ku do të vendosej Shtabi.

Filluan granatimet dhe lëvizjet për çlirimin e vendit. Gjatë tërë kohës vinin gra, fëmijë e pleq për t’u strehuar në Teqe, sikurse edhe nëpër shumë familje të fshatit Bec. Krahas tyre vinin edhe shumë djem të UÇK-së, e ndër ta kishte edhe të plagosur. Vendtakimi me ta ishte në vendin e quajtur Lugu i Vorreve, pastaj strehoheshin në objektet e Teqes. Disa prej tyre shpesh janë përcjellë në mënyrë  ilegale nga vetë shehu, duke i ndihmuar një arsimtar - koleg, Mark Lasku nga Qerimi. Kurse. Për të hyrë në qytet, rrëfen shehu, “I orientosha të shkojnë te Qelshabant ose te Markallesht. Prej aty, ata i përcillnin në drejtime të sigurta”.

Në bodrumet e shtëpive të familjes Shehu kishte edhe medikamente mjekësore të cilat i solli dr. Iliri, djali i axhës së shehut, i cili kontribuoi bashkë me disa mjekë gjatë luftës. Pasi që u vërejt nga serboçetnikët se popullata dhe UÇK-ja e kishin një korridor për t’u furnizuar dhe për të kaluar prej një vendi në vendin tjetër, u fut ushtria serboçetnike duke i dëbuar Qelshabant dhe të gjitha familjet që ishin halë në sy të armikut. Nëpër shtëpi u futën militantë të ushtrisë serboçetnike. Pasi që kishin gjetur medikamentet mjekësore dhe disa shtretër, duke u larguar nga Beci, çetnikët kallën disa shtëpi të fshatit, Teqen dhe shtëpinë e nipit të shehut, Zekisë.

Pas luftës, për fat, kishte shpëtuar objekti i quajtur dyqani i shehut, ku prapë u bë Shtab i policisë së UÇK-së dhe rreth një vit e ndihmoi papullatën e Dushkajës dhe rehatinë qytetare që ishin nën komandën e Arsim Aliut. Vlen për t’u përmentur se po nga ky vend tuboheshin armë dhe medikamente mjekësore për t’u ndihmuar vëllezërve në Preshevë, Bujanoc, Maqedoni. Për çudi, edhe pse ishte djegur Teqja dhe objektet përreth, kurrë nuk u përmend e as e çau kush kokën për të, kurse për kishat sllavoshoveniste u bë nam i madh duke i rindëertuar.

Shehu e rindërtoi Teqen, ku ndihmuan 8 fshatarë. Zhavorrin e sollën 5 familje nga Kramoviku. Ndihmoi miku i shehut, Sadri Xheka, kurse pjesën më të madhe të rindërtimit e bëri shehu me familjen e tij. Kush ka ndihmuar është në historikun e Teqes dhe brez pas brezi  falënderohen për ndihmën e dhënë.”

(Të dhëna që sheh Hyseni ia dha autorit (dorëshkrim), më 21 gusht 2010.)



(Vota: 24 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx