Kulturë
Përparim Hysi: Në kujtim të "Carit" të Letërsisë Ruse
E shtune, 20.11.2010, 12:55 PM
Në kujtim të "Carit" të Letërsisë Ruse
Nga Përparim Hysi
Më 20 nëntor,mbushen plot 100 vjet që ka vdekur Konti Leon Tolstoi.Padyshim që ai është jo vetëm "Cari" i Letërsisë Ruse,por dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës.Kont
Tolstoi ka qenë jo vetëm shkrimtar i madh,por dhe një pesonalitet disaplanesh:në filizofi,në lëmin e edukatës dhe arsimit apo dhe për idetë e tij të veçanta që kanë marrë emrin si Tolstpizmi.Duke u nisur nga fkati që për mua,personalisht,është shkrimtari që dua më shumë,në kujtim të tij,po dërgoj disa poezi që kam shkruar prej vitesh për të.
1. Në Jasna Poljana
Tek varri i Tolstoit,në Jasna Poljana
Kam ardhur dhe bëra një rrugë të gjatë
Dhe Kontin e gjeta;me të dot s'u çmalla
Mëngjesi ma prishi ëndrrën;ç'mëkat!...
2. E "vranë" Tolstoin
Kont Tolstoin me shpirtin e bardhë
Tani,pas vdekjes, në Romë e "vranë"
Bollkonskin me Natashën nxorën porno në ekran *
Se kështu nxjerrin fitime veç ca sharlatanë.
Ia qethën mjekrrën të urtit si Profet
(Të nxjerrësh Andrean me Natashën porno?!!!!)
Jo.Ky s'është art,po tregëti e vërtetë
A hahet bakllavaja me kontorno?!...
*personazhe të "Lufta e paqa"
3.Kush e ka radhën?!
Po tani kush e ka radhën?
O burrani,hidhu që artin ta linçojmë
Mjafton që shikuesi të mbushë sallën
Për art,mos pyet:veç xhepat të ngrohim.
Paraja del në plan të parë
(gjejeni ku spektatori të ket oreks)
Atëherë,arti le të vejë në djall
Mbusheni skenën me orgji dhe sex
Jam i sigurt që dhe Karatajevin e urtë
Do ta shoh nudo tek plugon në arë *
Pastaj Karatajevës do t'i lëshohet si ujk
Dhe sex do bëjnë nudo siç duan ca bastardë.
*Platon Karatajevi-perosnazh ku "fshihet"autori me idetë e tij.
4. Dy pishat e zeza *
I shkuli dy pishat e zeza kur qe me shërbim
Andej nga Kaukazi a në Çeçeni
Dhe zunë ato,në Jasna Poljana të bëjnë gjelbërim
Por mjerisht,pas shumë vitesh,qenkan tharë tani.
U thanë dhe vëndi atje mbeti bosh
Fije nga këto lloj pishash s'ka në Rusi
Lexues,të lutem,dua t'më besosh
Se për çdo shkruaj,do duket si çudi.
Konti Tolstoi me duarët e tij i mbolli
Tani para ca vitesh ja që u thanë
Por dikush këto dy pisha zuri i"njomi"
Dhe ky,dikushi,qe shqiptari Selman.
Fluturoi nga Moska për në Tiranë
Dhe frymën e mbajti në Shkodër
Nga një masiv i shkuli dy fidanë
E dinte:qenë e njëjta mostër * *
I çoi ato në Jasna Poljanë
Dhe vëndi për rreth gjelbëroi
Këtë e bëri silivikuristi Selman
Dhuratë nga Shqipëria i çoi.
Dy pishat e zeza që Konti i mbolli
Që pas aq e aq vitesh u thanë
I"njomi" silvikuristi Selman Lameborshi
Dy pishat tona gjelbërojnë në JASNA POLJANË.
*Kam shkruar me të njëjtin titull një esse dhe është botuar në Website
të ndryshme.
** e të njëjtit llloj.
*** poezitë janë shkruar në vitet 2001-2002,me përjashtim"Dy pshat
ezeza" e shkruar enkas.
19 nëntor 2010
_____________________
Ah, kjo vjeshtë që po del!
(cikël me poezi )
Nga Përparim Hysi
1. E,ç'më duhet?!
As më duhet gjë prej gjëje
Asgjësend nuk ma mbush synë
Se me ty unë jam në mëndje
Se,pa ty,shkoj në vidhimë.
S'gjej rehat dhe zë rënkoj
Si diçka të më ket humbur
Vij vërdall dhe zë kërkoj
Po ku je,o syri i bukur?
Kjo është gjëja që më mbush
Edhe bëhem si i plotë
Syri yt mua më rrëmbush
Gjithçka tjetër duket kot...
2.Kur pashë buzën
Kur pashë buzën që më qeshte
Mua goja vesh më vesh
Sa s'më zunë "ethe vjeshte"
Se sinjalet i marrë vesh.
Zë i hedh në horoskop
Një nga një i deshifroj
Një sinjal diçka më thotë
Pak a shumë:të dashuroj.
THem kështu se është mëdyshje
Horoskopi "troç" më flet
E kështu pa si e qyshe
E puth buzën që më qesh.
3.Kur më fole ti
Kur më fole ti,i perëndove sytë
Turp kishe a si?Mbeta si i dytë
Të zura me duar që të"nxirja gjumin"
Por më ke përvëluar,mua,të paudhin.
Se më dogje zjarr(mënd u dogja fare)
Ç'pate ,syperënduar?Ç'pate,rrënjëdale?
Desha apo s'desha,i shkëmbyem"tepsitë"
Të harbon dhe vjeshta(ja tek janë"dëshmmitë?!"
4.Mos u ngopsh,o Përparim!
"...ti,vetullziu im,
Qasu,qasu ktu,pranë"
Popullore ukrainase.
Më tha mikja:- M'u qas pranë!
Ja,kështu,mua më urdhëroi
Mike,moj,që gjeçë belanë
Pse më bie në qafë,moj?!
Mikja-lule gjithë blerim
Unë po plak;pothuaj:ta shpallë!!!
Hidhe "vallen",Përparim!
Se na hiqesh si me "pallë?!"
Si me "pallë",ke dalë sheshit
Nami shkoi tek molla e kuqe
Tani hë,dilja "rrebeshit"
Se "rrebesh" është mikja me huqe.
E,që thoni,hyj në "valle"
"Do kërcej" me detyrim?!!!
Ah,ç'më bëre,moj rrënjdale
Mos u ngopsh,o Përparim!...
5.Ah,kjo vjeshtë që po del!
Ah,kjo vjeshtë që tash po del!
Seç më çon në mote shkuara
Ndër kujtime zhytur thellë
Zë harroj flokët e bardha.
Bëhem djalë e djalë vërtet
Si atë vjeshtë më të dalë
Kur qeshë me një syzezë
Sy të zesë,po qe pulëbardhë.
Si pulëbardhë,e larë në qumësht
Vetëtinte si dëborë
Djersët mua më shkonin çurg
Se më dogji si me horë.
Eh,seç vajti në atë vjeshtë
Atë vjeshtë në të dalë
Unë u dogja si me eshkë
Se pulëbardha më qe zjarr.
Tash,kur vjeshta,pothuaj ikën
Unë mbuluar me flokë të bardha
Vijnë kujtimet dhe më fshikën
Ta kem veç unë nga pulëbardha?!...
18 nëntor 2010