Kulturë
Përparim Demi: Kosova ime
E premte, 19.11.2010, 10:12 PM
Poezi kushtuar Kosovës
Përparim Demi
Kosova ime
1
Ti Kosovë shumë e përgjakun,
trima burra e trime gratë,
hiqe vellon dhe shaminë,
të tregosh bukurinë.
2
Ti Kosovë shumë e lakmue,
Shum’ paske durue,
Hape zëmrën e lëndue,
Qesh e qan sot me u gëzue.
3
Ded1, Azem2, Cur3 e Buletin4,
Abdyl5, Hasan6, Rugov7 e Demaç8,
Flak’ pashuar Lirinë e lanë,
Amanet kët tokë na thanë.
4
Hallall e paç ti moj lirinë,
Ta dëgjojnë anë e mbanë,
Nga një vatër do e kenë,
Gjith shqiptarët kudo që janë.
5
Rrugë drite hapur para,
E me djem t’shkollu’,
Me urtësi dhe me sy çel,
Që bash Samiu9 na e desh.
6
Me punë e djersë me e pasnue,
E me dije tu e mësue,
Do e çojmë drejt begatisë,
Kët kështjellë të shqiptarisë.
7
Para shkofshi ju krenar,
Bij të shqipes fluturoni,
Tokën mëmë mos haroni,
Krah më krah atje ta mbroni.
8
Plagët tona që s’kanë shku,
Nga Preveza në Gjakov,
Nga Ulqini gjer në Shkup,
Do ca gjana lyp me i ndru.
9
Filati10 im po flet greqisht,
Gurët mbetën e emën s’kan,
Se do toka na i kan marr,
Gjyshët varet s’di ku i kan.
10
Evropë e plakur ndrove robat,
Tash po e don dhe Shqipërinë,
Në do paqe, luftë mos mbill
Kur njëhere mos na e sill.
11
I prer në besë ky popull mbeti ,
I tha ndal Osmanllisë,
Ju dha zëmrën bes a bes,
Për do gjëra edhe vdes.
12
Hakun kurr s’ban tja hani,
Mos e prekni tek vatani,
Me plot halle përmbi kry,
Do luftoj e se ban dy.
________
1-Ded Gjon Luli, 2-Azem Galica,
3-Bajram Curi 4-Isa Buletini,
5-Abdyl Frashëri 6-Hasan Proshtina,
7-Ibrahim Rugova 8-Adem Demaçi
9-Sami Frashëri 10-Qytet i Çamërisë