Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Demi: Kosova ime

| E premte, 19.11.2010, 10:12 PM |


Poezi kushtuar Kosovës

 

Përparim Demi

 

Kosova ime

 

1

Ti Kosovë shumë e përgjakun,

trima burra e trime gratë,

hiqe vellon dhe shaminë,

të tregosh bukurinë.

 

2

Ti Kosovë shumë e lakmue,

Shum’ paske durue,

Hape zëmrën e lëndue,

Qesh e qan sot me u gëzue.

 

3

Ded1, Azem2, Cur3 e Buletin4,

Abdyl5, Hasan6, Rugov7 e Demaç8,

Flak’  pashuar Lirinë e lanë,

Amanet kët tokë na thanë.

4

Hallall e paç  ti moj lirinë,

Ta dëgjojnë anë e mbanë,

Nga një vatër do e kenë,

Gjith shqiptarët kudo që janë.

 

5

Rrugë drite  hapur para,

E me djem t’shkollu’,

Me urtësi dhe me sy çel,

Që bash Samiu9 na e desh.

 

6

Me punë e djersë me e pasnue,

E me dije tu e mësue,

Do e çojmë drejt begatisë,

Kët kështjellë të shqiptarisë.

 

7

Para shkofshi ju krenar,

Bij të shqipes fluturoni,

Tokën mëmë mos haroni,

Krah më krah atje ta mbroni.

 

8

Plagët tona që s’kanë shku,

Nga Preveza në Gjakov,

Nga Ulqini gjer në Shkup,

Do ca gjana lyp me i ndru.

 

9

Filati10 im po flet greqisht,

Gurët mbetën e emën s’kan,

Se do toka na i kan marr,

Gjyshët varet s’di ku i kan.

 

10

Evropë e plakur ndrove robat,

Tash po e don dhe Shqipërinë,

Në do paqe,  luftë mos mbill

Kur njëhere mos na e sill.

 

11

I prer në besë ky popull mbeti ,

I tha ndal Osmanllisë,

Ju dha zëmrën bes a bes,

Për do gjëra edhe vdes.

 

12

Hakun kurr s’ban tja hani,

Mos e prekni tek vatani,

Me plot halle përmbi kry,

Do luftoj e se ban dy.

________

1-Ded Gjon Luli,     2-Azem Galica,

3-Bajram Curi         4-Isa Buletini,

5-Abdyl Frashëri     6-Hasan Proshtina,

7-Ibrahim Rugova   8-Adem Demaçi

9-Sami Frashëri       10-Qytet i Çamërisë