Kulturë
Mikel Gojani: Përkujtimore
E premte, 19.11.2010, 10:57 PM
Mikel Gojani
PËRKUSHTIMORE
( (S’)u fike Meteor)
- Din Mehmetit –
Mugu mespërmes e reshti dritën
Dallgët çanë thellësinë e detit
Imazh i mugët
Ra nën qiellin e kaltër
Deri sa mbërriti në qiell
Meteori bëri rrugëtimin
Me dekadat e rënda
Bashkë me ëndrrat fluide
Koha shprush plagët
Shpalos historinë
E Vargjeve të Pëlcitura
Bacalok i kohërave
Nuk iu dhe torturave
Të viteve zezonë
Jetën ia kushtove
Hartës së Grisur të Atdheut
Ajo hartë edhe sot e grisur
Jeton me fjalët
E dashurisë së thënë
Ah, moj ditë e enjte
Ti ditë e zezë-
Ç’e ke atë kambanë
Shumë të mërzitshme
Më krismën trishtuese
Kumtove një jetë-vdekje
M’i shtove rrudhat e ballit
Dhe fytyrën ma bëre të jeshilët
Sepse-
Atë natë nuk desha
Ta dëgjoj melodinë
Lamtumirë Meteor!
Lamtumirë Bacalok!
Lindjen, dashurinë vdekjen...
I bashkove
Si në Baladat Mitike!
Ti –
S’ke ikur Meteor
S’ke ikur Bacalok
Ke mbetur
I pafikur
E enjte, 11 nëntor 2010
(Portret diellor)
- Nënë Terezës-
Nga një largësi Tejoqeanike
Mbi eklipsin diellor
Ecën kumti që dikton heshtje
Një heshtje e rëndë varr
Në sarkofagun e qelqtë
U mbështet me Fluturat e Bardha
Me të bashkëvuajturit
Që (s‘) i kanë humbur shpresat
Për të puthur Portretin Diellor
Në përkulje me Ballin e Bukurisë
Përqafojnë Tokën
Loti i ngrirë akull
Qëndron e varur në kujtesë
Ajo e lodhur mbëlton një çikëz shpresë
Si t’i besojmë kumtit të nëndheshëm
Maja e buzëqeshjeve është këputur si lulevesë
Kambanat në të katër anët këndojnë aleluje
Paralajmërojnë momentin përshpirtëror
Që la peng për Engjëllin
Tokën e etur për dritë e diell
U bë banues në Qiellin e Tejdukshëm
5 shtator 2010
(Një gëzim i heshtur)
- Sime mbesë, Kleasë-
Klea e gjyshit -
Në këtë botë
Më ke gjetur të molisur
Nga kapitjet e shumëkohshme
Më erdhe në prehër
Me një frymëzim i thellë
Me një gëzim të heshtur;
Portret në vargëzim
Diell në përqafim
Ti moj mbesë e dashur
Moj dritëz e lartësive qiellore;
Linde në vargun e penës
Që nuk vjell në gufime
Nuk e di -
Nëse ke lindur pa stinë,
Sepse akoma
Erëra të forta
Po fryjnë kah Veriu
Kah Jugu në Veri
Këto erëra uragan i tmerrshëm
Nuk të lënë
Mbi Kaptellin e Drunjtë
Kokën ta ngrehesh lart
Moj ylberëz e gëzimit
Burim imi i frymëzimit
Erdhe në këtë botë
Akoma pa dalë
Stina e Blerimit
Mbretëria jonë
Akoma pa u ngritë në këmbë
Mos u beso
Djajve të kuq
Që bëjnë zhurmë e thirren në agminë
Hiena e përgjakur
Nën guallin e kësaj toke
Strukur mbështjellë qëndron
Në nostalgjinë e shekujve
Ta them të vërtetën
Sikur të kishe lindur në Atdhe
Kishim konsideruar
Gabimisht ke ardhur në këtë botë
Edhe nga atje e di
Shpirti të frymon dashuri
13 nëntor 2010