Kulturë
Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe - S
E shtune, 20.11.2010, 08:27 PM
Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe
Nga Bajram Qerimi
s
SA
E SA... fr.ndf.- diçka më tepër, edhe pak mbi atë sasi (pas një numërori). (FGJSSH f. 1726). S. shih sin: e ca
PËR SA ... lidhur me atë që... (FGJSSH f. 1726)
*SA EDHE fr.lidh.- Filloi edhe të lëshojë bark, si të kishte lerë në vit të bollëkut.Aq u trash e u mëqejfua sa edhe të nuhaturit i anonte tashmë kah gjurmët e njerëzve. (TJ te:JR NR.6/67 f.1168). Negociatat kanë filluar me trajtimin e çështjes së kompetencave të policisë dhe strukturës së saj, që ishte çështje po ashtu kontestuese sa edhe çështja e përdorimit të gjuhës shqipe. (NMËR te: KD, 4 gusht 2001 f. 2).
*SA MË PARË fr.ndf.- sa më shpejt.- Porta e Lartë, e vënë në dijeni për aktivitetin antiturk të krerëve opozitarë shqiptarë, vendosi t’ i zhdukë sa më parë ata. (MEKO-T f. 46). S. shih sin : një ditë e më parë
*SA QË fr.lidh.- Kënga është kopjuar aq mjeshtërisht, sa që këngëtares sonë do t’ ia kishte zili edhe vetë këngëtari grek! (IMU te: ERE, 7 qershor 2003 f. 11). Tani zemra i qe tkurrur aq shumë, sa që nuk mund të ndjente dot asgjë. (BILXHA- KR f. 47). Ai i kishte mbërthyer një vështrim të egërsuar Lekës dhe aq shumë e urrente tani, sa që do ta tërbonte njëlloj si përgjigjja negative, ashtu edhe përgjigjja pozitive që mund të jepte tjetri. (BILXHA-KR f. 103). Dhuna që e detyron shpërnguljen e shqiptarëve është aq e madhe sa që në realitetin artistik të romanit janë gjetur qindra detaje për ta provokuar këtë shije. (DHUHAM te: KD, 20 dhjetor 2003 f. 31). Njëfarë Daxneri...i kishte aq për zemër institu-cionet që vendosin themelet e mëvetësisë dhe të identitetit të Kosovës, sa që, po të qe e mundur, do t’ i zhbindte me rrënjë. (MEKRA te: KD, 14 qershor 2003 f. 25). Mbreti i kishte dhënë aq pushtet e dorë të lirë, sa që prokurori i mbretit vetëm një çast të kishte menduar të merrte fronin, mund ta kishte bërë këtë me lehtësinë më të madhe. (VAFI-K f. 95).
SA S’ fr.ndf.- gati sa, pothuaj, desh, mend. (FGJSSH f. 1725).
*SA E SA fr.ndf.-shumë, në numër të madh e të përsëritur shumë herë. (FGJSSH f. 1726).- Sa e sa herë e kemi dëgjuar atë këngë në radio e sa e sa herë e kemi parë këngëtaren e respektuar të muzikës popullore në televizor. (AMU te: ERE, 7 qershor 2003 f. 11). Kjo është një përpjekje për të thënë diçka aty ku është thënë prej sa e sa kohësh gjithçka, për të zbuluar diçka aty ku çdo gjë është zbuluar prej sa e sa kohësh. (BLELAT te: KD, 7 shkurt 2004 f. 29). Ne kemi reaguar sa e sa herë nëpërmjet shtypit dhe formave tjera për çështjet jetike të popullit tonë. (QRE te: ERE, 8 prill 2002 f. 9). Sa e sa njerëz kisha operuar deri tash me sukses, e për Lisin nuk gjeta derman. (S.H.-EL f. 181). Dhe sa e sa herë i vetmuar, në pikë të natës kam humbur fillin e arsyes. (IPRO te: KD, 23 prill 2005 f. 31). S.shih sin : ca e ca
*SA TE…E SA TE fr.ndf.- Asaj as që i interesonte ai djalë, që dukej e zhdukej sa te tribuna e sa te sheshi dhe e shikonte atë. (EK-NJLV f. 32).
SABAH-U
MOS TË ÇELTË SABAHU! fr.fol.,mallk.- vdeksh! (PETZE-FSHFRR f. 44). S. shih sin: të vënça në arkë!
DEL SI SABAHU I BARDHË dikush fr.fol.,ftill.,krah.- del me nder, del me sukses dikush. (PETZE-FSHFRR f. 16). S.shih sin:
NË SABAH TË DRITËS fr.ndf. ,meton.- herët, herët në mëngjes pa aguar, pa gdhirë mirë. (BQ-DSH). S. shih sin: me ag
SAÇ-I
BËHET SAÇ PËR LAKRORË TË BO-TËS dikush fr.fol.,iron.-bëhet vegël e të tjerëve dikush, vihet në shërbim të të tjerëve dikush. (NMUS-SHPK f. 269). S. shih sin: bëhet bisht sëpate dikush
IA BIE SAÇIN MBI (PËRMBI) KRYE dikujt dikush fr.fol.,id.-e zë keq, e zë shumë ngushtë dikë dikush, e shtrëngon keq dikë dikush, e detyron, e shtrëngon, e ngushton shumë, pa masë dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e fut në bigë dikë dikush
ËSHTË SAÇ PA PRUSH dikush fr. fol.,iron- 1. është i padobishëm dikush, nuk jep, nuk sjell, nuk nxjerr fryte dikush, është i padob-shëm dhe pa vlerë dikush, është i pavlefshëm, i pavlerë, shterp dikush. (FGJSSH f. 1726).S. shih sin: është si bleta në majë të lisit dikush. 2. nuk të mbaron punë dikush, megjithëse ka mundësi. (FGJSSH f. 1726). S. shih sin: është si diell arbaini dikush
E HARRON SAÇIN MBI LAKROR dikush fr.fol., iron.- është harraq e hutaq i madh dikush, i harron shumë shpejt gjërat dikush, ka kujtesë shumë të dobët dikush. (NMUS-NJFK f. 213, NMUS-SHPK f. 269). S. shih sin : harron si arusha strofkën (shtrofkën) dikush
IA HEQ SAÇIN dikujt dikush fr.fol., meton.- e shpëton, e çliron dikush dikë nga një e keqe, nga një hall, nga një shqetësim i madh, nga një vështirësi, nga një krizë (ekonomike), e ndihmon dikush dikë kur është në ditë të keqe, në nevojë, në hall, në ngushti, në gjendje të vështirë, kritike, e ndihmon dikush dikë të dalë nga një gjendje e vështirë, kritike. (FGJSSH f. 1726). S. shih sin : e nxjerr në anë dikë dikush
MA JEP SAÇIN, TA JAP FULTEREN fr.proverb.- të mirën që ma bën ta kthej me të mirë, po më bëre mirë të bëj mirë. (FGJSSH f. 515).
IA LARGON SAÇIN dikujt dikush fr.fol., meton.- e shpëton dikush dikë nga një e keqe, nga një hall, nga një vështirësi, nga një krizë (ekonomike), e ndihmon dikush dikë kur është në ditë të keqe, në nevojë, në hall, në ngushti, në gjendje të vështirë, kritike, e ndihmon dikush dikë të dalë nga një gjendje e vështirë, kritike. (BQ-DSH). S. shih sin : e nxjerr në anë dikë dikush
*PËRVËLON SI SAÇ fr.fol.,krah.- përvëlon shumë, së tepërmi.- Po dielli i mesditës është i ngrohtë shumë , në fushat e hapëta ai të përvëlon si saç dhe tokën menjëherë e pjek. (ZSA-VL-3 f. 211-2).
SI SAÇI KULAÇI fr. proverb., ndf., krah.- përshatur, përputhur me rrethanat, kushtet, mundësitë,në përputhje, në përshtatje me rrethanat, kushtet, mundësitë. (BQ-DSH).S. shih sin: si ara fara
SIKUR ËSHTË VËNË SAÇI diku fr.fol., meton.- bën (është) shumë nxehtë diku. (NMUS-SHPK f. 269). S. shih sin : po bie dielli përdhe
I (IA) VË SAÇIN dikush fr.fol.,met.-1. diçkaje (një pune etj.)e mbaron, e përfundon, e përmbaron krejt diçka (një punë etj.) dikush. (PETZE-TRO-I f. 200). S. shih sin : e nxjerr mb’ anë diçka (një punë etj.) dikush. 2. (dikujt) e vë në një gjendje shumë të vështirë dikë dikush, e ngushton shumë dikë dikush. (FGJSSH f. 1726, 2154). S. shih sin : e fut në bigë dikë dikush
VË SAÇIN, PA KËRKON MIELLIN dikush fr.fol.,iron.- nuk i bën punët në kohën e duhur dikush, nuk i bën punët me radhë a sipas radhës dikush. (NMUS-SHPK f. 269). S. shih sin : i shkund dardhat pa u pjekur dikush
SADAKA-JA
SA PËR SADAKA fr.ndf.- sa për të thënë që e ka ndihmuar dikë, shumë pak. (SUAH-SHPPG f. 92).S. shih sin: sa për t' ia bërë adetin
SADO
*SADO HERË fr.lidh.- Sado herë më ka rënë dëshira gjëkafshë për të shkruar…(PJBOG te: gr.aut.ALSH f.24).
*SADO QË fr.lidh.- ndonëse, megjithëse.-Sado që ishin më të pakët, dërrmën i jepnin Turqisë. (N-3 f. 315). Kur filloi lufta, Tefoja ishte plak, po sado që i zihej fryma, kur bënte bam, ai qe i pari që vente me njësinë guerrile.(ZSA te:gr.aut. ALSH f.289). Sado që për shkak të rrethanave të ndryshme, në sytë e botës kemi marrë atribute nacionaliste, po shikuat mirë, do të vëreni se kjo që na ndodh neve nuk u ndodh as atyre që, në dukje të parë, nuk çajnë kokën për emblema e simbole. (MEKRA te: KD, 11 tetor 2003 f. 25). Kujtimet, sado të dashura që mund të jenë, nuk mjaftojnë për të kthyer dikë në jetë. (MEKRA te: KD, 1 nëntor 2003 f. 25).Guc Dubra-va, sado që i kishte bërë bisht takimit sy më sy pas kthimit të Lul Kalulit, tash sikur s’ kishte nga t’ ia mbante. (MI-SHT f. 251). Para dhunuesit ngreje kokën dhe ballëhapur qëndro/ sado që këso here mund të bëjnë copë e thërrmijë. (JC-DGJ f. 57). Sado që të duash të vijë njeri/ s’ të shkel kush në derë. (MSU te : R, 5.VII. 1986 f. 13). Zatën, Selimi, sado që i ri, u binte për fije punëve, dinte se ç’ jipte e ç’ mirrte dhe, me gjasë, do ta kishte dorën e mbarë. (ASH-SE f. 66). Mos këtij nuk i pëlqen të punojë në dhe të huaj, sado që i kanë bërë nder. (VBA te : gr.aut. HLSH f. 530). S. shih sin : edhe pse
SAHAN-I shm. SAHANË-T
I KA SAHANËT PA KAPAK dikush fr.fol.,id.- flet hapur, haptazi, botërisht, pa fshehur gjë, çiltërisht dikush. (FGJSSH f. 782, 1727). S. shih sin : flet pa bishta dikush
I LËPIN SAHANËT e dikujt dikush fr. fol.,iron.-i shërben verbërisht e me përulësi dikujt dikush, rron me lëmoshën e dikujt dikush dhe bën çfarë të kërkojë ai. (FGJSSH f. 984, 1727). S. shih sin : i lëpin çanakët e dikujt dikush
SAHAT-I
ARDHTË SAHATI I BARDHË! fr.fol.,ur.- ardhtë çasti i lumtur, çasti i gëzuar! (FGJSSH f. 1727).
I BËHET SAHATI MOT dikujt fr.fol.,meton.-i duket sikur nuk po shkon koha dikujt, mezi pret dikush, lodhet e mërzitet duke pritur dikush. (FGJSSH f. 1727).
Ç’ BËN SAHATI, S’ E BËN MOTMO-TI fr.proverb.- ndonjë voli a rrethanë e volitshme për të përfituar ndodh shumë rrallë. (BQ-DSH). S. shih sin : ç’ është një ditë s’ është përditë
I BIE SAHATI GJITHJË (DYMBËDHJETË (SHTATË, TETË) dikujt fr.fol.,iron.-nuk mërzitet, nuk shqetësohet, nuk bëhet merak për asgjë ,fare dikush. (ART f. 213, FGJSSH f.1307,1727, 1921). S. shih sin: i bie ora gjithnjë dymbëdhjetë (shtatë, tetë) dikujt
Ç’ E BIE SAHATI, S’ E BIE GJITHË VITI fr.proverb.- ndonjë voli a rrethanë e volitshme për të përfituar ndodh shumë rrallë. (BQ-DSH). S. shih sin : ç’ është një ditë s’ është përditë
Ç’ SJELL SAHATI, NUK SJELL MOTI fr.proverb.-në një çast mund të ndodhë diçka shumë e rëndë ; e keqja mund të bëhet në çast. (FGJSSH f. 1727).
E DI SA ËSHTË SAHATI dikush fr.fol.,ftill- e di dikush se në çfarë gjendje, situate, pozite gjendet (MIGOJ-F-II f. 17). S. e di sa është ora dikush
IA GJEN SAHATIN MË TË LIG dikujt dikush fr.fol.,iron.-ia gjen çastin, rastin dikujt dikush kur është në një situatë a gjendje më të vështirë , ia gjen rastin, çastin dikujt dikush kur është shumë ngushtë a më së ngushti, kur s’ ka nga t’ ia mbajë (për t’ i bërë ndonjë të keqe). (BQ-DSH). S. shih sin: ia gjen anën dikujt dikush
E GJEN SAHATI I LIG (SAHATI I ZI) dikë fr.fol.,ftill.-i ndodh, fatkeqësia, e keqja, belaja etj. dikujt, ogradiset dikush, e gjen, e zë fatkeqësia, e keqja, e liga, e zeza dikë. (BQ-DSH). S. shih sin: e gjen allagjakun dikush
MBETET SAHATI fr.fol.,ftill.- ndalet e nuk punon ora. (FGJSSH f. 1727).
NJË SAHAT E MË PARË fr.fol., meton.- sa më shpejt, sa më parë, në një kohë sa më të afërt, sa të jetë e mundur më shpejt, menjëherë. (FGJSSH f. 1307, 1727, NMUS-SHPK f. 269). S. shih sin : një ditë e më parë
PUNON SI SAHAT diçka fr.fol.,ftill., krah.-punon shumë mirë diçka, punon në mënyrë të përpiktë diçka. (FGJSSH f. 1727).
SAHAT I LIG fr.em.,met.- fatkeqësi a e keqe e madhe, ditë fatkeqe, ditë e fatkeqësisë, ditë e mynxyrës, fatkeqësi, tragjikë, mynxyrë. (FGJSSH f. 995). S. shih sin : ditë e kobit
SAHAT I ZI fr.em.,met.- fatkeqësi a e keqe e madhe, ditë fatkeqe, ditë e fatkeqësisë, ditë e mynxyrës, fatkeqësi, tragjikë, mynxyrë. (FGJSSH f. 995). S. shih sin : ditë e kobit
E SHEH SA ËSHTË SAHATI dikush fr.fol.,met.- sheh si qëndrojnë, si rrjedhin, si zhvillohen punët, ngjarjet etj. dikush, e merr vesh, e kupton si qëndron puna dikush . (FGJSSH f. 1727, 1883). S. shih sin: sheh nga fryn era dikush
*VJEN SAHATI fr.fol.,ftill.- fr.fol.,ftill.- vjen çasti, vjen mundësia, volia.- Epo do të fejohem edhe unë moj nënë, po kur të vijë sahati. (ZSA-VL-3 f. 209). S. shih sin : vjen ora
I VJEN SAHATI I LIG dikujt fr.fol.,id.- i ndodh fatkeqësi a e keqe e madhe, mynxyrë dikujt. (FGJSSH f. 1727). S. shih sin : i vjen allagjaku dikujt
I VJEN SAHATI I ZI dikujt fr.fol.,id.- i ndodh fatkeqësi a e keqe e madhe, mynxyrë dikujt. (FGJSSH f. 1727). S. shih sin : i vjen allagjaku dikujt
SAHIT-I
E HA (RRON) SI SAHIT KUQI dikush fr.fol.,iron.- rron me djersën, mundin, punën e të tjerëve dikush, rron, jeton si parazit dikush. (BQ-DSH).S.shih sin : thyen arra e merret me përralla dikush
SAJA-T (TË)
HYN NË TË SAJAT (gruaja shtatzënë) fr.fol.,id.-është gati për të lindur( gruaja shtatzënë), është afër lindjes (gruaja shtatzënë), është në ditët kur pritet të lindë (gruaja shtatzënë), është afër lindjes (gruaja shtatzënë). (AXH-L f. 153 ). S. shih sin: është me barkun te goja (gruaja shtatzënë)
SAJDI-A
I BËN SAJDI dikujt a diçkaje dikush fr.fol., fj.- e nderon.dikë a diçka dikush, e sajdis dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1728). S. shih sin : i bën nder dikujt a diçkaje dikush
SAJE
*NË SAJE (TË) dikujt a diçkaje fr. parafj.-.falë dikujt a diçkaje, nëpërmjet dikujt a diçkaje , përmes dikujt a diçkaje, me ndihmën e dikujt a diçkaje, si pasojë e dikujt a diçkaje. (FGJSSH f. 447, 1728).- Në saje tënde, o nënë… dola në dritë si krijesë për të shikuar bukuritë e kësaj natyre madhështore. (JASA te : B, 14.II. 1998 f. 14). Sigurisht ai nuk do të tregojë se shefin e degës e ka pasur komandant batalioni, se ai e njeh mirë, ia di huqet dhe se vetëm në saje të tij ia kthyen armën. (FKO-SH f.87). Në saje të shkathtësive fantastike, dinakërive dhe dredhive e prirjeve të tjera të pashoqe, Dino arrin që... të kthehet në Marsel. (BS te: KD, 31 janar 2004 f. 31). S. shih sin: me anë të dikujt a diçkaje, me anën e dikujt a diçkaje
SAJGI-A
I BËN SAJGI dikujt a diçkaje dikush fr.fol., fj.- e nderon.dikë a diçka dikush, e sajdis dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1728). S. shih sin : i bën nder dikujt a diçkaje dikush
SAJP
I DEL SAJP diçkaje dikush fr.fol.,id.- e mbron diçka dikushi. (BQ-DSH). S. shih sin: i del zot diçkaje dikush
SAK-U
BËHET SAK i dikujt dikush fr.fol., iron.- bëhet vegël e dikujt dikush, vëhet në shërbim të dikujt dikush. (NMUS-SHPK f. 270). S. shih sin: bënet bisht sëpate dikush
SAKAT
U BËFSH SAKAT! fr.fol., mallk.- u gjymtofsh! u sakatofsh! . (BQ-DSH). S. shih sin : t’ u thaftë dora !
SAKIC/Ë-A
HYN SI SAKICA PA BISHT diku a në diçka dikush fr. fol., iron.- ndërhyn, përzihet pa vend në një punë a bisedë dikush, futet dikush atje ku nuk i takon .(AVSU-SHPMGJ f.94, SUAH-SHPPG f. 92). S. shih sin : bëhet biber diku a në diçka dikush
S’ KAPET SAKICA PA BISHT fr.proverb.,iron.- është (punë) e kotë, e pamundur diçka, është e pamundshme të bëhet diçka, është diçka e pamundur (të bëhet). (SUAH-SHPPG f. 92). S. shih sin : nuk lëvrohet në arbain
KU HYN SAKICA, S’ KA VEND PYKA fr.proverb.-ku mbaron, kryhet puna , s’ ka nevojë për ndihmë. (SUAH-SHPPG f. 92).
E MPREH SAKICËN dikush fr.fol., met.- përgatitet dikush për një punë që kërkon kohë e mund për t’ u kryer, përgatitet për një sulm a për një goditje kundër dikujt dikush. (VAME-SHPK f. 101). S. shih sin : i mpreh armët dikush
PRET SI SAKICA PA BISHT dikush fr.fol.,iron.-është levarash, lojc, i luhatshëm, i pavendosur, i paqëndrueshëm tej mase dikush, ndryshon shumë shpesh mendim, qëndrim dikush, nuk e mban fare fjalën dikush, është me sjellje, veprime, qëndrime shumë levarashe dikush. (SUAH-SHPPG f. 92). S. shih sin : është prej bublit dikush
S’ I PRET SAKICA (DY HERË) NË NJË VEND dikujt fr.fol.,iron.-është levarash, lojc, i luhatshëm, i pavendosur, i paqëndrueshëm tej mase dikush, ndryshon shumë shpesh mendim, qëndrim dikush, nuk e mban fare fjalën dikush, është me sjellje, veprime, qëndrime shumë levarashe dikush. (SUAH-SHPPG f. 92). S. shih sin : është prej bublit dikush
I RRI ME SAKICË MBI KRYE dikujt dikush fr.fol.,meton.- e kërcënon me vrasje dikë dikush, e kërcënon se do ta vrasë dikë dikush. (SUAH-SHPPG f. 92). S. shih sin: i rri me lopatë kokës dikujt dikush
SAKICA SAKICËS IA BËN BISHTIN fr.proverb.- i dilet mbanë, i dilet në krye një pune, një detyre etj. vetëm me ndihmë huazore, të ndërsjellë. (SUAH-SHPPG f. 92). S. shih sin : e nxjerr cfina cfinën
SAKRIFIC/Ë-A
BËN SAKRIFICË (SAKRIFICA) dikush fr.fol.,fj.- flijon, sakrifikon dikush. S. shih sin: bën fli dikush
SAKTËSI-A
ME SAKTËSI fr.ndf.,fj.- saktësisht, përpikërisht. (FGJSSH f. 1729-30). S. shih sin : me përpikëri
SALC/Ë-A
SALCË KOSI fr.em.,fj.- kos i kulluar në napë. (FGJSSH f. 1730).
SALEP-I
E HA SALEP dikush fr.fol.,iron.- gënje-het, mashtrohet lehtë dikush. (VAME-SHPK f. 101). S. shih sin: i merr badrat për presh dikush
IA KRIP SALEPIN dikujt dikush fr.fol., iron.- i shkakton dëm të madh dikujt dikush, e dëmton keq dikë dikush, e bën të pësojë keq dikë dikush. (TASE f. 81). S. shih sin: e djeg në bisht dikë dikush
SALEP I BARDHË fr.em.,fj.,bot.- salep me lule të bardha. (HXH-T f. 121).
SALEP I EGËR fr.em.,fj.,bot.- salep me lule të kuqe e me rrënjë të shumta në zhardhokun nëntokësor. (HXH-T f. 121).
SALLAT/Ë-A
E BËN SALLATË diçka (një punë, një çështje a një situate etj.) dikush fr.fol.,iron.- e ngatërron, e ndërlikon, e përzien, e pështjellon, e çrregullon, e tollovit keq diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush, e katranos diçka dikush. (FGJSSH f. 1731). S.shih sin:e bën bërllok diçka (një punë, një çështje a një situate etj.) dikush
IA BËN SALLATË diçka (trupin etj.) dikujt dikush-fr.fol.,id.-ia dëmton, ia prish keq, rëndë dikujt dikush diçka (trupin etj.), ia shkatërron, ia dërrmon, ia shkallmon diçka (trupin etj.) dikujt dikush. (FGJSSH f. 1731).S.shih sin: ia bën copë diçka (trupin etj.) dikujt dikush
GRI SALLATË ! fr.fol.,iron.-llomotit sa të duash se nuk të dëgjon njeri. (JTH-FFGJSH f. 187). S. shih sin :bjeri daulles !
GRIN SALLATË dikush fr.fol.,iron.- flet, llap kot më kot, pa lidhje dikush. (FGJSSH f. 574, 941, 1731). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush
SALLATË DETI bot.- lloj alge me gjethe të blerta e të valëzuara që rritet në det. (FGJSSH f. 1731).
SALLATË JESHILE fr.em.,fj.- sallatë vetëm me gjethe të gjelbra e me qepë të njoma. (FGJSSH f. 1731).
SALLATË LAKËR fr.em.,fj.- lloj sallate e mbledhur kokë si lakër. (FGJSSH f. 1731).
SALLATË RUSE fr.em.,fj.- patate, karota e fasule të ziera, të cilave u hidhet sipër salcë e bardhë me vezë. (FGJSSH f. 1731).
SALLË
BËHET SALLË (një vend etj.) fr.fol.,ftill.- zbrazet krejt, fare (një vend etj.), tangallohet, tangalliset, boshatiset, sallohet (një vend). (BQ-DSH). S. shih sin : bëhet bosh një vend etj.)
E LË SALLË (një vend etj.) dikush fr.fol.,fj.-e zbraz fare, krejt diçka (një vend etj.) dikush, e lë pa gjë ose pa njeri brenda, heq ç' ka brenda, e tangallon, e tangallis, e sallon, e boshatis diçka (një vend etj.) dikush. (JNU-FPM f. 216). S. shih sin: e lë bosh diçka (një vend) dikush
I (E) LËNË SALLË fr. mb., ftill.-i (e) zbrazur fare, krejt (një vend etj.), i (e) lënë pa gjë, pa njeri (brenda) një vend, i (e) tangalluar, i (e) tangallisur, i (e) boshatisur. (JNU-FPN f. 216). S. shih sin: i (e) lënë bosh
MBETET SALLË (një vend etj.) fr.fol.,fj.- mbetet pa gjë ose pa njeri brenda, zbrazett fare, krejt (një vend etj.), tangallohet, tangalliset, sallohet, boshatiswt (një vend etj.). (JNU-FPM f. 216).S. shih sin: mbetet bosh (një vend etj. )
I (E) MBETUR SALLË fr.mb.,ftill.- i (e) zbrazur fare, krejt,(i mbetur) pa gjë a pa njeri brenda, i(e) tangalluar, i (e) tangallisur, i (e) boshatisur. (BQ-DSH). S. shih sin: i (e) lënë bosh
SALL/Ë-A
*SALLË E LEXIMIT fr.em.,fj.-e ndarë, sallë e bibliotekës ku lexohet.-Ata e kishin kënduar këtë këngë edhe herë të tjera, po në shoqëri , kur Tonçi i organizonte mbrëmjeve , në sallën e leximit ,si kor. (ZSA-VL-3f. 138).
SALLTANET-I
SALLTANETIN NË QIELL E BY-THËN KURRKUND fr.proverb.,iron.,elipt.- e mban veten lart pa qenë askushi, kurrkushi dikush, është i pavlerë, askushi, kurrkushi e mendjemadh, mburracak. (BQ-DSH). S. shih sin : breshri e rrah e hunda me majë
SAMAR-I
AQ I MBAN SAMARI dikujt fr.fol., baraz. - aq fuqi, aftësi, mundësi ka dikush, nuk ka mundësi, aftësi a fuqi për të bërë më shumë a më tepër dikush. (NMUS-SHPK f. 270). S. shih sin: gjer aty e ka çapin dikush
TË ARDHTË E MBRAMJA ME SA-MAR! fr.fol.,mallk.- u turpërofsh në pleqëri! (SUAH-SHPPG f. 89).
IA BËN SAMARIN COPË dikujt dikush fr.fol.,iron.- 1. e rrah paq dikë dikush, e rrah fort, shumë, pa masë dikë dikush, e shqep, e zhdëp, e zbrun, e sqaq, e shemb, e shkal dikë dikush. S. shih sin: e bën adalet dikë dikush.2. e qorton, e kritikon rëndë, ashpër dikë dikush. (ART-I f. 191, FGJSSH f. 1731). S. shih sin: e bën bërdoz dikë dikush. 3. e mund, e thyen keqas dikë dikush. (FGJSSH f. 1731). S. shih sin: e bën bërhaj dikë dikush
IA BËN SAMARIN DEGË-DEGË dikujt dikush fr.fol.,id.-1. e ndëshkon, e dënon, rëndë,rreptë dikë dikush (për një faj,një dëm a një të keqe), ia jep dënimin e merituar dikujt dikush. S. shih sin : ia ndreq bërroren dikujt dikush. 2. e qorton, e kritikon rëndë, ashpër dikë dikush. (NMUS-NJFK f. 213-14, NMUS-SHPK f. 270).S. shih sin: e bën bërdoz dikë dikush
(E) BLEN SAMARIN PA (E) BLERË KALIN dikush fr.fol.,iron.- punon, vepron pa plan, pa rend, pa rregull dikush,punon së prapthi dikush. (PETZE-TRO-I f. 200). S.shih sin: i shkund dardhat pa u pjekur dikush
E DI KU E VRET SAMARI dikë dikush fr.fol.,ftill.- 1. e di ku synon dikë dikush, e di ku e ka qëllimin, hallin dikë dikush, e di çka synon dikë dikush, e di çka e mundon a çka e shetëson më shumë dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e di ku i rrah çekiçi dikujt dikush.2. e di ku i çalon puna dikujt dikush, e di ku e ka një pikë të dobët dikush,e di se pse nuk i vete puna mirë dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e di se ku e vret barra dikë dikush
E KA HEDHUR SAMARIN dikush fr. fol.,iron.- ka vdekur dikush, ka vdekur prej kohësh, shumë kohë, moti dikush, ka kohë që ka vdekur dikush, prej kohësh nuk është më në jetë dikush, është në varr prej kohësh dikush. (BETA-SITA-TIR f. 234). S. shih sin: nuk është më në botë dikush ; i ka dalë bari në faqe (në fytyrë) dikujt
E KA MARRË SAMARIN PËR BARK dikush fr.fol.,iron.- është duke vdekur dikush, po vdes dikush. (BETA-SITA-TIR f. 234). S. shih sin : është në agoni dikush
IA KËPUT PALLDËMET SAMARIT dikush fr.fol.,id.-shpëton nga shtypja e nga shfrytëzimi dikush. (BQ-DSH).
IA KTHEN SAMARIN NGA ANA TJETËR dikujt dikush fr.fol.,id.- 1. e detyron dikë dikush të sillet a të veprojë si duhet a në një mënyrë të caktuar, e mban në gjendje të detyruar, të shtrënguar, të frenuar dikë dikush, e mban, e vë nën kontroll të rreptë dikë dikush, nuk e lë të bëjë a të veprojë si të dojë dikë dikush, ia mbledh mirë dikujt dikush. S. shih sin : ia shtrëngon burgjitë dikujt dikush .2. ia thotë hapur, prerë, shkoqur diçka dikujt dikush, ia thotë me vendosmërinë më të madhe, ia thotë shkurt e pa mëdyshje dikujt diçka dikush . (PETBA-GR f. 112). S.shih sin: nuk ia lë për ahret dikujt dikush diçka
IA LË SAMARIN NËN BARK dikujt dikush fr.fol.,iron.-e lë të vuajë e të mundohet vetëm dikë dikush, nuk e ndihmon në vështirësi dikë dikush, nuk ia lehtëson vuajtjet dikujt dikush. (FGJSSH f. 1731). S. shih sin : e lë në ahe dikë dikush
IA LËSHON SAMARIN NËN BARK (NËN KËMBË) dikujt dikush fr.fol., id.- i nxjerr, i shkakton pengesa të mëdha dikujt dikush, i nxjerr, i krijon kokëçarje e e vështirësi të mëdha dikujt dikush. (FGJSSH f. 1731). S. shih sin : ia hap kokën dikujt dikush
NUK MBAN MË SAMARI I MUSH-KËS fr.fol., meton.- nuk durohet më diçka, kalohet çdo kufi i pranueshëm i diçkaje, nuk mban më diçka. (NMUS-SHPK f. 270).S.shih sin : mbushet kupa me diçka
I MBETET SAMARI NË (NËN) BARK dikujt fol.,id.- e gjen të keqen, fatkeqësinë dikush, e pëson keq dikush, i ndodh fatkeqësia, e keqja, belaja etj. dikujt, ogradiset dikush, e gjen, e zë fatkeqësia, e keqja, e liga, e zeza dikë, i bie një telash, një hall i madh dikujt. (FGJSSH f. 1731, 2112, JTH-FFGJSH f. 110).S.shih sin : e gjen allagjakun dikush
IA MBLEDH SAMARIN dikujt dikush fr.fol.,met.- e vë në udhë të drejtë dikë dikush, e sjell në rrugë të mbarë dikë dikush, e urton, e urtëson dikush dikë, e shtron, e bën që të jetë i qetë dhe i shtruar në sjellje dikë dikush. (NMUS-NJFK f. 209). S.shih sin : e bie në arsim dikë dikush
*IA NDREQ SAMARIN dikujt dikush fr.fol.,id.-1. e rrah paq, mirë dikë dikush, e zhdëp, e shkal, e sqaq dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dike dikush. (PAVHA-SHPE f. 120).- E ka fajin ajo bushtër, që e ndjell, pa ia ndreq samarin unë. Ptu, jazëk i qoftë! Ama ajo e do një dru të shëndoshë. (SOAN-TZ f. 147). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush. 2. nuk lë gjë pa i bërë dikujt dikush, i bën gjithçka që ka në dorë a që mund t’ i bëjë dikujt dikush, nuk i lë gjë të keqe pa bërë dikujt dikush, ia bën, ia punon çdo gjë të keqe dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : i (ia) punon dakën dikujt dikush .3. e vë në udhë të drejtë dikë dikush, e sjell në rrugë të mbarë dikë dikush, e urton, e urtëson dikush dikë, e shtron, e bën që të jetë i qetë dhe i shtruar në sjellje dikë dikush. (NMUS-NJFK f. 209). S.shih sin : e bie në arsim dikë dikush. 4. e ndëshkon si duhet dikë dikush, ia jep atë që e meriton dikujt dikush, e ndëshkon, e dënon, rëndë,rreptë dikë dikush (për një faj,një dëm a një të keqe), ia jep dënimin e merituar dikujt dikush. (PAVHA-SHPE f. 120, NMUS-NJFK f. 213, FGJSSH f. 1221, 1731, 1903, 2080).-Po, po… kulak ! dhe do t’ u them atyre të Partisë që të na ndreqin samarin. (ZSA-VL-3 f.76). S. shih sin : ia ndreq bërroren dikujt dikush
NJË SAMAR DRU fr.ndf.,fj.- një barrë dru. (FGJSSH f. 1731).
PËR SAMARIN NGORDH GOMARIN dikush fr.fol.,iron.- për një gjë të vogël prish a dëmton një gjë të madhe a një gjë a punë të tërë dikush. (JBALL-KOR f. 201). S. shih sin : prish bucela e bën kënaçe dikush
PUNON SIKUR E QEP SAMARIN dikush fr.fol.,iron.- punon pa kujdes, shkel e shko dikush. (NMUS-SHPK f. 270).
IA QET SAMARIN NËN BARK dikujt dikush fr.fol.,meton.- e vë në gjendje, në pozitë shumë të vështirë dikë dikush, e vë në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje dikë dikush, e zë sdhumë keq, shumë ngushtë dikë dikush, ia mbledh shumë keq dikujt dikush, e detyron, e shtrëngon dike dikush të veprojë ashtu si i thuhet, si i urdhërohet pa i lënë kurrfarë mundësie, zgjidhje, rrugëdalje, shtegdalje tjetër. (HB-IV f. ). S.shih sin: e fut në bigë dikë dikush
IA RREGULLON SAMARIN dikujt dikush fr.fol. 1. id.- e rrah paq dikë dikush, e rrah fort, shumë, pa masë dikë dikush, e shqep, e zhdëp, e zbrun, e sqaq, e shemb, e shkal, e lënur dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush. (SKDO f. 301). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush.2a.- e rrah, e ndëshkon, e dënon rëndë dikë dikush për një faj ose kur nuk bindet, ia jep dënimin e merituar dikujt dikush.2b. i(ia) jep përgjigjen e merituar dikujt dikush, nuk e lë të veprojë sipas trilleve vetanake dikë dikush, ia tregon dikujt dikush si duhet të sillet, ia jep atë që e meriton dikujt dikush. (FGJSSH f 1221, 1731, 1903, 2080).S. shih sin : ia ndreq bërroren dikujt dikush
*IA THYEN SAMARIN dikujt dikush fr.fol.,id.- e ndëshkon si duhet dikë dikush, ia jep atë që e meriton dikujt dikush, e ndëshkon, e dënon, rëndë,rreptë dikë dikush (për një faj,një dëm a një të keqe), ia jep dënimin e merituar dikujt dikush.- Po ai baba Stalini me ushtrinë e kuqe do t’ ua thyejë samarin . (ZSA-VL-3 f. 360). ). S. shih sin : ia ndreq bërroren dikujt dikush
*IA UJDIS SAMARIN dikujt dikush fr.fol.,iron.- e ndëshkon si duhet dikë dikush, ia jep atë që e meriton dikujt dikush, e ndëshkon, e dënon, rëndë,rreptë dikë dikush (për një faj,një dëm a një të keqe), ia jep dënimin e merituar dikujt dikush. (FGJSSH f. 1221, 1731, 1903, 2080).-Unë kam qenë gabim. Ma lini mua Korre Sykën, pa ia ujdis unë samarin. Mirë më thoshte dhe gruaja. (ZSA-VL-3 f. 188). S. shih sin : ia ndreq bërroren dikujt dikush
I VARET SAMARI NË (NËN) BARK dikujt fol.,id.- e gjen të keqen, fatkeqësinë dikush, e pëson keq dikush, i ndodh, fatkeqësia, e keqja, belaja etj. dikujt, ogradiset dikush, e gjen, e zë fatkeqësia, e keqja, e liga, e zeza dikë, i bie një telash, një hall i madh dikujt. (FGJSSH f. 1731, 2112, JTH-FFGJSH f. 110).S.shih sin : e gjen allagjakun dikush
IA VË SAMARIN dikujt dikush fr.fol., iron.- e ngarkon me një punë dikë dikush. (SUAH-SHPPG f. 92). S. shih sin : ia bën anagari diçka dikujt dikush
I VJEN FUNDI ME SAMAR dikujt fr.fol.,meton.- e përfundon jetën keq, me vuajtje e mundime dikush. (FGJSSH f. 1731).
NUK E KA VRARË SAMARI dikë fr.fol.,iron.- nuk e ka pësuar ndonjëherë dikush, nuk ka hequr keq, nuk ka vuajtur ndonjëherë dikush. (FGJSSH f. 2183). S. shih sin : nuk ka rënë nga çatia dikush
E VRET SAMARI dikë fr.fol.,iron.- e shqetëson diçka dikë (që ia ka thënë dikush), e djeg fjala që e ka dëgjuar dikush prej dikujt . (FGJSSH f. 1731, 2183). S. shih sin : e ha në bark diçka dikë
NUK E KA ZËNË SAMARI dikë fr.fol., iron.- nuk ka vuajtur në jetë dikush, nuk e ka pësuar ndonjëherë dikush. (NMUS-SHPK f. 270). S. shih sin : nuk ka rënë nga çatia dikush
SAPA
MERR SAPA dikush fr.fol.,id.- merr ters dikush, e merr të mbrapshtën dikush, mbrapshtohet dikush, i jepet e mbrapshta dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin : merr çek dikush
SAPLLAK-U
BËHET SI SAPLLAK ME GJIZË dikush fr.fol.id.- trashet, ngjallet,shëndoshet shumë dikush, dhjamoset, majet dikush. (NMUS-SHPK f. 270). S. shih sin : i bëhet barku palë-palë dikujt ; bëhet si bucë dikush
SAPUN-I
ËSHTË SAPUN (bagëtia) fr.fol.,ftill.- është e majme, e majur, e dhjamur, e trashë (bagëtia). (FGJSSH f. 1733). S. shih sin : është brumë (bagëtia)
E HA SAPUNIN PËR DJATHË dikush fr.fol.,iron.- mashtrohet, gënjehet (lehtë) dikush, e merr një gjë për tjetër dikush. ( FGJSSH f. 348, 637, 1733). S. shih sin : i merr badrat për presh dikush
*E HA SAPUNIN PËR SAMUN dikush fr.fol.,iron.- mashtrohet, gënjehet (lehtë) dikush, e merr një gjë për tjetër dikush.- Por, e hëngri për të tjerët. I ra shorti të hante sapunin për samun ! Ani, se mbledh mend në pleqëri. (HKA-OM f. 187). S. shih sin : i merr badrat për presh dikush
NUK E HA SAPUNIN PËR SAMUN dikush fr. fol.,id.,proverb.-nuk mashtrohet, nuk gënjehet dot dikush, nuk ia hedh dot dikush dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk e ha bajgën për samun dikush
JANË SI SAPUNI ME SHPARCËN në mes vete fr.fol.,ftill.- janë të pandarë, intimë, rrinë gjithnjë bashkë. (FGJSSH f. 1889).S.shih sin : janë bark e shpinë në mes vete
E MERR SAPUNIN PËR DJATHË dikush fr.fol.,iron.- mashtrohet, gënjehet (lehtë) dikush, e merr një gjë për diçka tjetër dikush.
(FGJSSH f. 348, 637, 1733, 1817). S. shih sin : i merr badrat për presh dikush
RRËSHQET SI SAPUN diçka fr.fol., ftill.,krah.- rrëshqet shpejt diçka. (FGJSSH f. 1733).
SAPUN BRESHKE fr.em.,fj.,bot.- shkumëz. (JNU-FPM f. 217). S. lule sapuni
SAPUN I EGËR fr.em., bot.- bimë bari-shtore njëvjeçareme kërcell të hollë e të gjatë, e cila kur shtypet e fërkohet me ujë, lëshon shkumë si sapun. (ASU-VGJKMGJ f. 254-5).
SAPUN MBI GUNË fr.em.,iron.-diçka që bëhet sa për sy e faqe, diçka që bëhet formalisht. (FGJSSH f. 588, 1733).
SAPUN PA SHKUMË fr.em.,iron.- diçka e padobishme, e pavlerë, e parëndësishme, e kotë. (FGJSSH f. 1875). S. shih sin : brashnjë e hedhur
E SHET SAPUNIN PËR DJATHË dikush fr.fol.,iron.- mashtron dikush. (FGJSSH f. 1733, 1829). S. shih sin : shet dushk për gogla dikush
TA SHET SAPUNIN PËR DJATHË dikush fr.fol.,iron.-të mashtron, të gënjen keq dikush, të mashtron, ta hedh lehtë dikush, ta hedh, të mashtron kur të dojë dikush, të mashtron sy ndër sy dikush, është mashtrues, dredharak, dinak i madh dikush. (FGJSSH f. 348). S. shih sin: ta bën të bardhën të zezë dikush
SARAHUMBËTHI
FLET SARAHUMBËTHI dikush fr.fol .,ftill.,iron.- flet pa u menduar, si t’ i vijë për mbarë dikush, flet kot më kot, pa vend, kuturu dikush. (JNU-FPM f. 217). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush
SARDEL/E-JA shm.SARDELE-T
*BËHEN SARDELE fr.fol.,met.-ngjishen shumë, ngjishen shtrënguar njëri pas tjetrit (në pak vend). (FGJSSH f. 1734).Do të vete që tani brenda? Uh, të rëntë pika…E nesër, kur të ndërrojë puna, unë të jem bërë sardele. E pe ku shkoi Titka i Seve? (ZSA-VL-3 f. 102). S. shih sin: rrasen cip mbi (më) cip
SARGUA
SARGUA I ZI fr.em.,id.,zool.L. Diplodus cervinus cervinus.- peshk i fundeve baltore-ranore , që jeton në thellësitë 25- 300 m.jeton në tufa , ushqehet me gjithçka.Trupi i tij është eliptik, i lartë dhe i shtypur anash , në ngjyrë të hirtë , të argjendtë me reflekse të arta.Ka 5 breza tërthorë të gjerë e të zinj.Është peshk i rrallë, zeshkan/e-ia. (NRA-EPP f. 172).
SASI-A
ME SASI fr.ndf.,fj.- me shumicë. (FGJSSH f. 1735). S. shih sin: me bollëk
NË SASI fr.ndf.,fj.- me shumicë. (FGJSSH f. 1735). S. shih sin: me bollëk
NË SASI TË MADHE fr.ndf.,meton.- me të madhe, gjerësisht, në masë të madhe , në masë më të madhe. (FGJSSH f. 1793). S. shih sin : në ballë të gjerë
SATËR-I shm. SATËRE-T
E SHKON NË SATËR dikë dikush fr. fol., meton.- e mbyt, e vret, e likuidon, e privon nga jeta dikë dikush. (FGJSSH f. 1735). S. shih sin : ia shqyen barkun dikujt dikush
E VË NË SATËR dikë dikush fr. fol., meton.- e mbyt, e vret, e likuidon, e privon nga jeta dikë dikush. (FGJSSH f. 1735). S. shih sin : ia shqyen barkun dikujt dikush
SAULL-I
BËN SI SAULL dikush fr.fol.,krah.- bëhet si i tërbuar dikush, tërbohet, xhindoset dikush. (NMUS-SHPK f. 270).
SAZE-T
I PAGUAN SAZET PËR DJALË TË VETËM dikush fr.fol.,iron.- i kushton shumë shtrenjtë diçka dikujt, e paguan shumë shtrenjtë diçka dikush. (IBME-OP f. 156). S. shih sin: një cjap, një këngë; i vete sa bishti koka dikujt diçka
SE
SE MOS…përdoret për t’ e dhënë shpreh-jes një ngjyrim dyshimi, mospranimi ose përbuzjeje, ironie. (FGJSSH f. 1736, 1737).
SEBEP-I
E KA SEBEP dikë dikush fr.fol.,ftill.- e ka farefis, të afërm dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e ka gjak e gjëri dikë dikush
RROFTË SEBEPI fr.fol.,iron.- përdoret kur dikush shfrytëzon një shkak, një rast a një rre-thanë çfarëdo për të bërë diçka ose pr të nxjerrë ndonjë përfitim. (FGJSSH f. 1711).
SEBET-I
E KA SEBET dikë dikush fr..fol.,ftill.- e ka farefis, të afërm dikë dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 255). S. shih sin: e ka gjak e gjëri dikë dikush
SED/ËR-RA
HA SEDËR me dikë dikush fr.fol.,id.- përpiqet t’ ia kalojë dikujt dikush në diçka (në një punë etj.). (FGJSSH f. 638, 1737, 2154). S. shih sin: ha inat me dikë dikush
E LËNDON NË SEDËR dikë dikush fr. fol.-e fyen, e ofendon, e moçon dikë dikush. (FGJSSH f. 1737). S. shih sin : e prek në bisht dikë dikush
*E PREK NË SEDËR dikë dikush fr. fol.-e fyen, e ofendon, e moçon dikë dikush. (FGJSSH f. 1737, RAHY f.13, JBALL-R f. 201, SKDO f. 435).- Po të guxonte kush ta kritikonte, ta kundërshtronte ose ta prekte në sedër sadopak, ishte një punë e padrejtë për të. (JKAS te: SF nr. 3-4/ 1999 f. 9). S. shih sin : e prek në bisht dikë dikush
*E PREK SEDRËN e dikujt dikush fr.fil.,id.- e fyen, e ofendon, e moçon dikë dikush Me kulte dhe mite kombëtare poeti ynë synon synon… të elektrizojë vetëdijen dhe ndjenjën e bashkëkombësve të përçarë, të prekë sedrën e tyre të tjetërsuar… (BQ-PNF f. 98). S. shih sin : e prek në bisht dikë dikush
I PREKUR NË SEDËR dikush fr. mb.-i fyer, i ofenduar, i moçuar dikush. (RAHY f. 13). S.shih sin:i prekur në erz
*TË PREKURIT NË SEDËR fr.em.,id.- fyerje, ofendim, moçim.-Ndonjëri nga të prekurit në sedër dhe në interesa krejt të kësobotshme, me reagime të njëpasnjëshme në gazetë, nuk ngurroi të më shpjegonte rëndësinë e madhe të Lidhjes së Prizrenit për historinë e popullit shqiptar, pa harruar të më atribuojnë trillime dhe shpifje nga më të ulëtat. (MEKRA te: KD, 4 tetor 2003 f. 25).
E RUAN SEDRËN dikush fr.fol.,ftill.- ruhet dikush para të tjerëve të mos i dalë boja, ru-het dikush që të mos komprometohet, të mos tur-përohet, të mos shpërnderohet. (BQ-DSH). S. shih sin: e ruan faqen dikush
VË SEDËR me dikë dikush fr.fol.,id.- përpiqet t’ ia kalojë dikujt dikush në diçka (në një punë etj.). (FGJSSH f. 638, 1737, 2154). S. shih sin: ha inat me dikë dikush
VË SEDËR dikush për diçka fr.fol., id.-i vë të gjitha forcat për ta bërë diçka sa më mirë dikush. (FGJSSH f. 1737). S. shih sin: ngul cak dikush për diçka
SEDIJ/E-A
E BËN NË SEDIJE dikë a diçka dikush fr.fol.,iron.-nuk e çmon, nuk e përfill, nuk e merr parasysh, e shpërfill, e përbuz dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1737). S.shih sin: nuk e zë për fill dikë a diçka dikush
SEFA-JA
*E BËN FIJEN E SEFASË dikush fr.fol., id.- kalon çaste të bukura të jetës dikush, jeton mirë e shkujdesur dikush, rron, jeton pa halle, pa e çarë kokën për asgjë dikush, nuk e prish gjakun kurrë për asgjë dikush, kënaqet, zbavitet në jetë dikush.-Kishim për vete e për të tjerë, po s’ dinim të bënim fijen e sefasë. (ZR-TE f. 60). S. shih sin : bën pallë dikush
*E BËN KOKRRËN E SEFASË dikush fr.fol., id.- kalon çaste të bukura të jetës dikush, jeton mirë e shkujdesur dikush, rron, jeton pa halle, pa e çarë kokën për asgjë dikush, nuk e prish gjakun kurrë për asgjë dikush, kënaqet, zbavitet në jetë dikush.- I mençuri i çon të tjerët atje e vetë e bën kokrrën e sefasë. (RQ-V f. 217). Në kohën kur ky që kështu shkruan, ka bërë kokrrën e sefasë këtu e jashtë. (IKA te : B, 9 nëntor 1995 f. 7). S. shih sin : bën pallë dikush
* E BËN PIKËN E SEFASË dikush fr.fol.,id.-kalon çaste të bukura të jetës, jeton mirë e shkujdesur dikush, jeton pa halle dikush, rron, jeton pa e çarë kokën për asgjë dikush, kënaqet, zbavitet në jetë dikush.-e bënin pikën e sefasë : bujrum andej, pekej këndej…(MR-L f. 127). S. shih sin : bën pallë dikush
*BËN SEFA dikush fr.fol.,id.-kalon çaste të bukura të jetës, jeton mirë e shkujdesur dikush, jeton pa halle dikush, rron, jeton pa e çarë kokën për asgjë dikush, kënaqet, zbavitet në jetë dikush.-Brodhe, fjete bëre koqen e pallës.-Duan kështu të fitojnë dhe të bëjnë sefa, kurse për shpërbërjen e ndjenjës së fuqishme kombëtare të mbi gjysmë milioni njerëzish tanë atje nuk mërziten fare. (SYAL te : B, 26 korrik 1997 f.5). Duhet të bëj edhe një çikë sefa… (RK-SH f. 166). S. shih sin : bën pallë dikush
SEFAJA E KA XHEFANË E XHEFAJA SEFANË fr.proverb.- çdo gjë është shkak pasojë (rrjedhojë) e diçkaje në mënyrë huazore. (GAME-FUP f. 18).
SEFT/E-JA
E BËN SEFTE dikush fr.fol.,ftill.- 1. (diçka) e nis, e fillon diçka dikush. 2. e përdor, e provon, e shijon për herë të parë diçka dikush. 3. diçka (një pemë etj.) e ha, e provon (një pemë etj.) për herë të parë dikush. (FGJSSH f. 1737). S. e bën me shëndet diçka (një pemë etj.) dikush
KA BËRË SEFTE (një pemë) ka bërë fryte, ka lidhur fryte për herë të parë (një pemë). (FGJSSH f. 1737).
SEHIR-I
*BËN SEHIR dikush fr.fol.-1.id. këqyr, sheh, vështron për kureshtje ose për t’ u zbavitur dikush, këqyr, shikon, vështron dikush sa për të kaluar kohën, pa bërë asnjë punë.- I biri i botës të ka hyrë në ujë gjer në brez, i bie bretku tërë ditën e ditës, kurse ti bën sehir! (FGJ-K f. 162). E dija se breznicasit, tërnocasit… nuk do të bëjnë sehir, as nuk do të qëndrojnë duarkryq, por do t’ i përgjigjen kushtrimit të atdheut që po rrezikohej. (BH-LB f. 39). Fëmijët e vegjël të lagjes »Kume » me « yha » u grumbulluan sipër hendekut dhe po bënin sehir. (ZSA-VL-3 f. 195). Tenoja dhe gratë shqyheshin së qeshuri. Qenë ngritur në këmbë dhe po bënin sehir Sullën që vinte rrotull si i marrë. (ZSA-VL-3 f. 12) S. shih sin: këqyr si haru dikush.2. iron. rri pa punë dikush, nuk bën asgjë dikush, nuk zë punë me dorë dikush, rri kot dikush, nuk punon dikush, rri pa bërë gjë dikush, rri pasiv dikush. (FGJSSH f. 361, FGJSSH f. 1075, 1737). S. shih sin: rri si aga dikush. 3. habitet shumë dikush. (FGJSSH f. 1737). S. shih sin: bën çmeri dikush. 4. nuk merr pjesë dikush diku, nuk ndërhyn dikush diku, qëndron me indiferencë, me rezervë, me sehir dikush, nuk ndihmon dikush në një punë a në një fatkeqësi, rri duarlidhur dikush kur duhet bërë diçka . (FGJSSH f. 1737-8). S. shih sin: qëndron anash dikush (edhe moh.)
*(E) BËN SEHIR dikë a diçka dikush fr.fol.,id.- e këqyr, e sheh, e vështron me kureshtje ose për t’ u zbavitur dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1737). - Lul Kaluli gjatë tërë kohës bëri sehir cucën e Guc Dubravës, Hajrien, të fejuarën e vet që në djep. (MI-SHT f. 117). .Agjenti i grumbullimit iu qas afër Minos dhe i bënte sehir duart, që i lëvizte si makinë. (ZSA-VL-3 f. 39). Ktheu një herë kryet nga Minoja.Iu qas afër dhe e bënte sehir. (ZSA-VL-3 f. 67). Si punonin ato, të rrije e t’ i bëje sehir. (ZSA-VL-3 f. 204).
*BËRJE SEHIR fr.em.,id.- këqyrje, vështrim me (për) kureshtje.- Duhet lënë mënjanë ndarjet e përçarjet, shtyrjet me bërryla dhe bërja sehir se kush po bën më shumë gabime në këtë fazë kalimtare të ndërtimit të pushtetit. (NBU te: KD, 28.07. 1999 f. 9).
*MBAN SEHIR dikush fr.fol.,iron.- nuk merr pjesë dikush diku, nuk ndërhyn dikush diku, qëndron me indiferencë, me rezervë, me sehir dikush, nuk ndihmon dikush në një punë a në një fatkeqësi, rri duarlidhur dikush kur duhet bërë diçka . (FGJSSH f. 1075, 1737-8). -Ne do të kishim rast të mbanim sehir e të merrnim anë e pastaj s’ dihet se si do të kishim rast të shfrynim mendimin tonë. (SOAN-TZ f. 267). S. shih sin: qëndron anash dikush
PËR SEHIR fr.ndf.- 1.id. për t’ u çuditur, për t’ u habitur.S.shih sin: për bind. 2. iron. sa për të kaluar kohën, pa bërë asnjë punë. (FGJSSH f. 1737).S.shih sin: me duar lidhur, me duar të lidhura
RRI PËR SEHIR dikush fr.fol.,ftill.- 1. nuk merr pjesë dikush diku, nuk ndërhyn dikush diku, qëndron me indiferencë, me rezervë, me sehir dikush.S. shih sin: qëndron anash dikush. 2. nuk bën asnjë përpjekje dikush për të ndihmuar dikë që ka nevojë, nuk ndërmerr asgjë për të bërë, punuar diçka dikush, rri e pret dikush, nuk vepron dikush, qëndron, rri, pret në mënyrë pasive dikush. (FGJSSH f. 1737). S. shih sin : rri anash dikush
U SHTIE SEHIR SYVE dikush fr.fol., meton.- të hipnotizon dikush, të merr mendtë kur të vështron dikush. (IBME-OP f. 157).
SEHIRE-T
IA QET SEHIRET dikujt dikush fr.fol., id.- ia merr mendtë me fjalë e me gjeste të ndry-shme dikujt dikush, e hipnotizon dikë dikush. (BQ-DSH).
SEKRECION-I
SEKRECION I BRENDSHËM fr.em. ,fj., fiziol.- aftësi e disa gjëndrave të organizmit për ta kaluar drejtpërdrejt lëndën që prodhojnë. (ART-II f. 203).
SEKRET-I
NË SEKRETIN MË TË MADH fr.ndf.- në fshehtësi të madhe. (FGJSSH f. 1738).
SEKS-I
*BËN SEKS dikush fr.fol.,fj.- bashkohet seksualisht me dikë dikush.-„Sun“ tash me këtë shpërblim dëshiron t’ i shtyjë ata të bëjnë seks. (p.a. te: ERE, 24 maj 2003 f. 18). Ngujuar në kullë/ Me një rrospi/Bënte seks/I dëshpëruar thellë/ Nga historia/ Që s’ do ta kap/ Kënga as çiftelia. (LUTA te: KD , 10 mars 2007 f. 31).
SELAM-I
BËRI SELAM DAJËS fr.fol.,iron.- mbaroi kjo punë, e pati kjo punë, mos prit gjë (të mirë) nga kjo punë. (QM-FSHRGP f. 55). S.ngordhi kali; u pjekshim në Parruc; u pjekshim te shtambat
SELAMET-I
DEL NË SELAMET dikush fr.fol..id.-del, shpëton nga gjendja e vështirë, e keqe, e rëndë (ekonomike) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: del mb’ anë dikush
*E NXJERR (E QET) NË SELAMET dikush fr.fol., fj.-1. (dikë) e shpëton dikush dikë nga një e keqe, nga një hall, nga një vështirësi, nga një krizë (ekonomike), e ndihmon dikush dikë kur është në ditë të keqe, në nevojë, në hall, në ngushti, në gjendje të vështirë, kritike, e ndihmon dikush dikë të dalë nga një gjendje kritike.- Çupa e çuna, pa këqyrur fe/ të zënë dije e marifet/ për të qitur kombin në selamet. (GJF-GPT f. 137). S. shih sin : e nxjerr në anë dikë dikush. 2. (një të ri) e aftëson për jetë (një të ri) dikush, ia krijon mundësitë për jetesë (një të riu) dikush , ia siguron kushtet për jetesë (një të riu) dikush, ia siguron jetën (një të riu) dikush, e ndihmon (një të ri) dikush për të jetuar i pavarur, e bën të jetojë mirë (një të ri) dikush . S. shih sin : e qet në bukë të vet (një të ri) dikush.3. (dikë) e ndihmon shumë dikë dikush të dalë nga një gjendje e vështirë ekonomike, e mëkëmb ekonomikisht dikë dikush, i bën shërbim të madh ekonomik dikujt dikush, i siguron ndihmë, mbë-shtetje ekonomike dikujt dikush, i siguron pasuri dikujt dikush, e mëkëmb, e stabilizon ekono-mikisht dikë dikush. ( BQ-DSH). S. shih sin: e bën çirak dikë dikush.
SELI-A
SELIA E SHENJTË fr. em., fe.- selia e papës. (FGJSSH f. 1826).
SELIM-I
ËSHTË PUNË PËR SELIMIN fr.fol. ,iron.-1. është punë, hall, brengë vetanake e dikujt si e bën a e zgjidh diçka, s’ duhet përzier në punët vetanake të dikujt, çdokush është i pavarur në punët vetanake. .S.shih sin: është punë për Demën .2. fr.proverb.,aleg.- secili i di vetë më së miri punët a hallet vetanake (nga përvoja), gjithkush e di, e njeh më së miri, fare mirë punën, gjendjen e vet vetanake, çdo njeri i di më mirë vetë punët a hallet e veta. ( BQ-DSH). S. shih sin: bleta di si bëhet mjaltë (mjalti)
SELVI-A
*E GJATË SI SELVI fr.mb.,krah.- Lavda... e gjatë si selvi...e zgjedhte vendin si thëllëza. (ZSA-VL-3 f. 127).
E KA SI SELVI (trupin një femër) fr.fol., ftill.-e ka të hedhur, të drejtë dhe të hijshëm (trupin një femër). (FGJSSH f. 1740).
SI SELVIA fr.mb.,krah.- i (e) hedhur, i (e) drejtë dhe i (e) gjatë. (AXH-XLV f. 144).
SEMT-I
NUK IA MERR SEMTIN dikujt dikush fr.fol.,id.- nuk e çmon, nuk e përfill, nuk e nderon, nuk e pyet, nuk e llogarit fare dikë dikush, nuk i jep rëndësi fare dikujt dikush, e trajton dikë dikush sikur nuk ka asnjë vlerë, nuk e merr parasysh, e shpërfill, e përbuz dikë a diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin:nuk ia merr ardin dikujt a diçkaje dikush
I VJEN NË SEMT diçka dikush fr.fol., id.- i pëlqen, i përshtatet dikujt diçka, i vjen mirë dikujt diçka, ia kënda dikujt diçka, i ëndet dikujt diçka. (HB-FSHRRD-I f. 33). S. shih sin: i vjen elver dikujt diçka
SEND-I shm.SENDE-T
E KANË LËNË SENDET dikë fr.fol., meton.- ka mbeteur pa gjë në shtëpi dikush, s’ ka me se të rrojë dikush, s’ ka gjë prej gjëje dikush. (FGJSSH f. 1741). S. shih sin: mbetet fyell dikush
E KANË LËSHUAR SENDET dikë fr. fol., meton.- ka mbeteur pa gjë në shtëpi dikush, s’ ka me se të rrojë dikush, s’ ka gjë prej gjëje dikush. (FGJSSH f. 1741). S. shih sin: mbetet fyell dikush
TA MERR SENDIN NËN KËMBË dikush fr.fol.,iron.- është vjedhës i pashoq dikush, vjedh ç' të gjejë përpara dikush, merr, rrëmben ç' i bie ndoresh dikush, nuk lë gjë pa bërë , pa vjedhur, pa marrë, pa rrëmbyer dikush diku. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk lë dy bashkë dikush
SEND NË FYTYRË TË TOKËS, SEND NË KËTË TOKË fr.ndf.,meton.-asgjësend, asgjë prej gjëje, asgjë-sendi, asgjë për të qenë. (AVSU-SHFMGJ-III f. 149). S. shih sin : asnjë majë cipali
SEND I LIG fr.em.,euf.- vampir. (IG-MLKN f. 40).
SENDE-T
SENDE TË HEDHURA fr.em.,fj.- hedhurina. (FGJSSH f. 662). S. shih sin : gjëra të hedhura
SEPREK-U shm.SEPREKË-T
ËSHTË NË SEPREK diçka fr.fol.,ftill.- mezi qëndron më këmbë diçka, mezi mbahet diçka, është gati për të rënë, për t’ u rrëzuar diçka. (ASU-VGJKMGJ f. 255). shih sin: është në buzë diçka ; është në cungal diçka
RRI NË SEPREK dikush fr.fol.,ftill.- rri i pasigurt dikush, rri gati për të rënë, t’ u rrëzuar dikush, rri për pak pa rënë, pa u rrëzuar dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 255). S. shih sin: rri në anë dikush
SERI
BËN SERI dikush fr.fol.,fj.- çmeritet, seritet, shastiset, çuditet, mahnitet, shpërmendet dikush, habitet ,befasohet shumë, pa masë dikush nga diçka e jashtëzakonshme, shastiset nga diçka e papritur, e jashtëzakonshme, shumë e bukur etj.) dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 255). S. shih sin: bën çmeri dikush
*I DUKET PËR SERI diçka dikujt fr.fol. ,ftill.- i duket e pabesueshme diçka dikujt.- Kjo punë po më duket fort për seri,-nisi ajo.- çka bie çasti, nuk bie moti! (SD-SHKT-II f. 68).
KËQYR SERI ( ME SY) dikush fr.fol., id.- 1. këqyr, sheh, vështron për kureshtje ose për t’ u zbavitur dikush, këqyr, shikon, vështron dikush sa për të kaluar kohën, pa bërë asnjë punë.-Ju çel dera të ligave, edhe tash këqyrni seri me sy. (BQ-DSH). S. shih sin : këqyr si haru dikush. 2. iron. nuk merr pjesë, nuk ndihmon për një punë a për një fatkeqësi dikush, rri duarlidhur, duarkryq dikush kur duhet bërë, ndërmarrë diçka S. shih sin : qëndron anash dikush
I VJEN SERI dikujt fr.fol.,fj.- çmeritet, seritet, shastiset, çuditet, mahnitet, shpërmendet dikush, habitet ,befasohet shumë, pa masë dikush nga diçka e jashtëzakonshme, shastiset nga diçka e papritur, e jashtëzakonshme, shumë e bukur etj.) dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 255). S. shih sin: bën çmeri dikush
SESI
S’ KA SESI fr.fol.,ftill.- s’ ka asnjë mundësi që të bëhet, s’ bëhet dot fare. (FGJSSH f. 774). S. shih sin : s’ ka si bëhet
SEVAP-I shm.SEVAPE-T
BËHET PËR SEVAP dikush fr.fol., meton.- varfërohet shumë, pa masë dikush, mbetet në gjendje të keqe (ekonomike) dikush, mbetet në gjendje të mjerueshme, të vajtueshme dikush. (FGJSSH f. 1745). S. shih sin : mbetet fyell dikush
SEVDA-JA
BIE NË SEVDA me(në) dikë dikush fr. fol.,fj.- zë e dashurohet me (në) dikë dikush, dashu-rohet me (në) dikë dikush. (FGJSSH f. 1745). S. shih sin : bie në dashuri me (në) dikë dikush
HEDH SEVDA në dikë dikush fr.fol.,fj.- zë e dashurohet me (në) dikë dikush, dashurohet me (në) dikë dikush. (FGJSSH f. 4745). S. shih sin : bie në dashuri me (në) dikë dikush
KA SEVDA për diçka dikush fr.fol.,fj.- e do, e dëshiron, e lakmon diçka (për ta pasur a për ta ngrënë) dikush, i pëlqen dhe e tërheq shumë diçka dikë (për ta pasur, për ta ngrënë a për t’ u marrë). (FGJSSH f. 1745). S. shih sin: e ka basret diçka dikush
IA KA SEVDANË dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,id.-e shikon me zili dikë a diçka dikush.
(FGJSSH f. 1745). (edhe moh.)
NUK IA KA (MË) SEVDANË diçkaje a dikujt dikush fr.fol., id.- nuk e do, nuk e pëlqen më diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 1745). S. shih sin: i del prej hujit diçka a dikush dikujt
PËR SEVDA fr.ndf.,mb.,id.- shumë mirë, fare bukur, shumë bukur, më së miri, shumë i mirë, shumë i bukur. (FGJSSH f. 1745). S. shih sin : për bukuri
SHTIE SEVDA me (në) dikë dikush fr. fol.,fj.- zë e dashurohet me (në) dikë dikush, dashurohet me (në) dikë dikush. (FGJSSH f. 4745). S. shih sin : bie në dashuri me (në) dikë dikush
ZË SEVDA me (në) dikë dikush fr. fol.,fj.- zë e dashurohet me (në) dikë dikush, dashurohet me (në) dikë dikush. (FGJSSH f. 4745). S. shih sin : bie në dashuri me (në) dikë dikush
E ZË SEVDAJA dikë fr..fol..,id..- zë e dashurohet dikush . (FGJSSH f. 1745). S. . shih sin: bie në dashuri me (në) dikë dikush
SËMUNDJ/E-A
I BËHET SËMUNDJE diçka dikujt, E BËN SËMUNDJE diçka dikush fr.fol.,id.- mësohet me diçka (në mënyrë të veçantë) dikush, nga e cila nuk heq dorë. (FGJSSH f. 1745). S. shih sin : i bëhet adet diçka dikujt, e bën adet diçka dikush
ËSHTË SËMUDJE E BUTË dikush fr.fol.,iron.- është tinëzar, tinëzak dikush, të dëmton pa u dukur e pa u ndier dikush, vepron në heshtje e të dëmton pa e kuptuar dikush. (NMUS-FSHPK f. 271). S. shih sin: është ethe e butë dikush
I HYN SËMUNDJA dikujt fr.fol.,fj.-sëmuret dikush, e bren sëmundja nga brenda dikë . ( FGJSSH f. 1983). S. shih sin : i hyn dhimta (në trup) dikujt
E KA SËMUNDJE diçka dikush fr.fol.,id.- është i mësuar (në mënyrë të veçantë) me diçka dikush, nga e cila nuk heq dorë. (FGJSSH f. 1745). S. shih sin : e ka adet diçka dikush
SËMUNDJE E DIELLIT fr.em.,mjek.- sëmundje e shkaktuar nga goditja prej rrezeve të diellit, e cila shfaqet me dhembje koke, marrje mendësh, tëvjella, frymëmarrje të vështirë etj., rënie, goditje e rrezeve të forta të diellit në kokë. (FGJSSH f. 1481). S. shih sin : pika e diellit
SËMUNDJE E DYLLIT fr.em.,bot.- sëmundje që u bie disa pemëve (kumbullës, qershisë etj.) dhe që i bën t’ u kullojë vende-vende rrëshirë nga trungu. (FGJSSH f. 392).
SËMUNDJE E FTOHTË fr.em.,fj., euf.,mjek.- tifo. (FGJSSH f. 513).
SËMUNDJA E HËNËS fr.em.,id., mjek.-sëmundja e tokës, epilepsia. (FGJSSH f. 674, 981, 1745). S. shih sin : ajo e fëmijëve
SËMUNDJA E LIGË fr.em.,id., mjek.-sëmundja e tokës, epilepsia. (FGJSSH f. 1745). S. shih sin : ajo e fëmijëve
SËMUNDJA E RREZES fr.fol.,ftill.- sëmundje që shkaktohet nga veprimi i rrezatimit mbi organizmin e gjallë. (FGJSSH f. 1690).
SËMUNDJE E RRITJES fr.em.,fj.- dobësi ose e metë kalimtare në fillim të zhvillimit të dikujt a të diçkaje. (FGJSSH f. 1745).
SËMUNDJA E SHEQERIT fr.em.,fj., mjek.- sëmundje e shkaktuar nga tepria e glukozës në gjak, diabet. (FGJSSH f. 1827).
SËMUNDJA E TOKËS fr.em.,id., mjek.- epilepsi, punëherë, ftigë. ( FGJSSH f. 674, 1745, 2005). S. shih sin:ajo e fëmijëve
SËMUJNDJA TË THYEN SHPATËN fr.proverb.- sëmundja të shter fuqitë, të plogështon e të ul gjallërinë. (NMUS-NJFK f. 214, NMUS-SHPK f. 271).
E ZË SËMUNDJA dikë fr.fol.,fj.-sëmuret dikush, e bren sëmundja nga brenda dikë .
( FGJSSH f. 1983). S. shih sin : i hyn dhimbta (në trup) dikujt
SËMURË (I)
BIE I SËMURË dikush fr.fol.,ftill.- sëmuret dikush, e bren sëmundja nga brenda dikë . (AXH-XXVII f. 182). S. shih sin : i hyn dhimta (në trup) dikujt
I JEPET SI TË SËMURIT PËR KOS dikujt fr.fol.,iron.- i hipën një dëshirë papritur a menjë-herë, vetvetiu dikujt për diçka, ia do qejfi dikujt të bëjë diçka,do medoemos të plotësojë dëshirën, qej-fin vetanak për diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : i bien dabidubat dikujt për diçka
SËNDUK-U shm.SËNDUKË-T
ËSHTË SËNDUK ME KYÇ dikush fr. fol.,meton.- është njeri i besuar, besnik dikush, nuk e nxjerr në shesh të fshehtën dikush, e ruan të fshehtën dikush. (NMUS-SHPK f. 271). S. shih sin : e mban shtatë pashë në dhe diçka dikush
SËPAT/Ë-A
I BIE ME SËPATË diçkaje dikush fr.fol., met.- e thotë prerë, me vendosmëri diçka dikush, i bie shkurt e në mënyrë të prerë dikush, nuk lë vend për diskutime e kundërshtime dikush. (FGJSSH f. 1746, ART f.212). S.shih sin : i bie ballas diçkaje dikush
BIE SI SËPATA PA BISHT dikush fr.fol.,krah.- bie (si) i vdekur përdhe dikush. (FGJSSH f. 1746). S. shih sin : bie capërdak përtokë dikush
I BIE SËPATA NË GURË dikujt fr.fol., iron.- i del një pengesë e paparashikuar dikujt dhe nuk është më në gjendje të kryejë një punë, ndesh në pengesë (në pengesa) dikush), ndesh, has në një pengesë të fortë dikush. (FGJSSH f. 589, 1746, EQSHI f. 4). S. shih sin: mbetet si beli në gurë dikush
I BIE SËPATA NË MJALTË dikujt fr. fol., met.- 1.bie në mes të të mirave dikush. (ART f.213, 1890). S. shih sin: bie si ariu në mjaltë dikush. 2. i vijnë, i shkojnë punët mbarë dikujt. (AXH-IX f. 173, 1153, FGJSSH f. 1746, 1890, 2065). S.shih sin : i bie luga në mjaltë dikujt
BIEN SËPATAT NË NJË VEND fr.fol., meton.- pajtohen mendimet e qëllimet. (FGJSSH f. 1746).
*I BIEN NJËQIND SËPATA E ASNJË ASHKËL NUK IA HEQIN dikujt fr.fol.,iron.- nuk dëgjon, nuk merr vesh, nuk kupton dikush çfarë, çka i thuhet, nuk i shtrohet arsyes dikush, nuk i gdhendet koka dikujt, vickëlon dikush, nuk i dëgjon të tjerët dikush, nuk lëshon fare pe për diçka dikush, qëndron me kokfortësi në mendimin e vet dikush.- Mua njëqind sëpata më ranë e asnjë ashkël nuk ma hoqën. Binte daullja në vesh të shuerdhët. (JA-G f. 8). S.shih sin: nuk ha arsye dikush
ËSHTË SËPATË ME DY PRESA (ME DY TEHE) dikush fr.fol., ftill.- është shumë i zoti e i shkathët dikush. (FGJSSH f. 1746, 1973). S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush
E FSHEH SËPATËN NËN GUNË dikush fr.fol.,,iron.- të godet, të sulmon fshehurazi, tinëz dikush, është i pabesë dikush. (FGJSSH f. 588, 1746). S. shih sin: e hedh gurin, e fsheh dorën dikush
HUMB SI SËPATA PA BISHT dikush a diçka fr.proverb.,iron.- humb krejt, fare dikush a diçka, humb e s' e gjen dot asgjëkundi dikë a diçka, nuk gjendet, nuk duket gjëkundi dikush a diçka. (AXH-XLI f. 177, FGJSSH f. 151, 697, 1746, 1862). S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka
JANË SIKUR I KA PRERË NJË SËPATË fr.fol.,ftill.,krah.-janë të barabartë, njësoj (për nga lartësia, madhësia, rritja), janë të një madhësie, lartësie. (NMUS-SHPK f. 271). S. shih sin : janë një boj, janë të një boji
I (IA) KËPUT CA SËPATA dikujt dikush fr.fol.,id.-e qorton rëndë dikë dikush, e kritikon ashpër dikë dikush . (p.a. te: SF nr. 4/ 73 f. 207). S. shih sin: e bën bërdoz dikë dikush
KUR SHKOI SËPATA, LE TË SHKO-JË DHE BISHTI fr.proverb.-kur është diçka (puna) pothuaj, gati e mbaruar, le të mbarohet krejt, fare, të mos lihet për pakëz pa u mbaruar, pa u përfunduar diçka (puna). (VALLA-FSHPE f. 114). S. kur shkoi lata, le të shkojë dhe sëpata
E MBAN SËPATËN NËN GUNË dikush fr.fol.,,iron.- të godet, të sulmon fshehurazi, tinëz dikush, është i pabesë dikush. (FGJSSH f. 588, 1746). S. shih sin: e hedh gurin, e fsheh dorën dikush
I MBETET LËKURA NË BISHT TË SËPATËS dikujt fr.fol.,meton.- nuk i ndahet sëpata nga duart dikujt, mbetet gjithnjë duke prerë dru dikush, mbetet tërë jetën druvar dikush. (FGJSSH f. 1746).
ME SËPATË TË MADHE fr.ndf.- me kërcënim a me dhunë, me forcë, duke u kërcënuar me përdorim të forcës, dhunës, gati për ta përdorur forcën, dhunën. (NMUS-SHPK f. 271). S. shih sin: me dorën në kobure
NJË SËPATË I KA PRERË fr. fol., meton.- janë njësoj, njëlloj, janë si njëri ashtu edhe tjetri, nuk kanë dallim në mes vete, nuk ndryshojnë në mes vete, janë të njëjtë, të ngjashëm. ( PAVHA-SHPE f. 120). .S. shih sin: janë një ajar
IA PRET ME SËPATË diçka dikujt dikush fr.fol.,ftill.-ia thotë, i përgjigjet aty për aty, haptas, botërisht e qartë dikujt dikush, ia thotë , i përgjigjet hapur e pa frikë, pa druajtje dikujt dikush, i përgjigjet hapur, prerë, shkoqur dikujt dikush. (FGJSSH f. 1746). S. shih sin: ia thotë copë diçka dikujt dikush
E PRET ME SËPATËN E DARDHA-RIT dikush fr.fol.,met.- flet në mënyrë të prerë dikush, nuk lë vend për asnjë kundërshtim, diskutim, reagim dikush, flet shkurt e pa mëdyshje dikush. (FGJSSH f. 1746). S.shih sin: i pret fjalët me sëpatë dikush
E PRET ME SËPATËN E MADHE dikush fr.fol.,met.- nuk lë vend për asnjë kundërshtim, diskutim, reagim dikush, flet me vendosmëri të madhe dikush, flet prerë dikush. (FGJSSH f. 1746). S. shih sin: i pret fjalët me sëpatë dikush
I PRET SËPATA NGA TË DY (TË DYJA) ANËT (DJATHTAS E MAJTAS) dikujt fr. fol. 1. iron.- bën çdo gjë pa pyetur të tjerët dikush, vendos vetë për gjithçka dikush, është i plotfuqishëm, fuqiplotë dikush, bën, vepron si do vetë, si ia ka ënda, nuk pyet njeri, nuk varet nga të tjerët, vendos dhe urdhëron vetë, i ka vetë në dorë të gjitha punët, vendos vetë për gjithçka dikush pa pyetur njeri,gëzon ka (ushtron) pushtet absolut dikush. S. shih sin : është vetë Ali , e vetë kadi dikush 2. met. ka ndikim, autoritet, pushtet të madh dikush, i ecën, i shkon shumë fjala dikujt, ka shumë fuqi ndikimi dikush. (FGJSSH f. 34, 1542, 1746, 1973, 1890). S. shih sin : ka bandërr të madhe dikush
NUK I PRET SËPATA MË (NË) NJË VEND dikujt fr.fol.,iron .- është i pavendosur, i paqëndrueshëm dikush,është i luhatshëm në mendime, në qëndrime e në veprime dikush, nuk mban qëndrim parimor dikush. (FGJSSH f. 1746, 2126). S. shih sin : është prej bublit dikush
SËPATË PA BISHT fr.em.,iron.-1. njeri pa vlerë. S. shih sin : brashnjë e hedhur. 2. gjë pa vlerë, që nuk i hyn në punë, që nuk i duhet kujt. (FGJSSH f. 150, 1746). S. shih sin : brashnjë e hedhur
SHKON SI SËPATA PA BISHT dikush a diçka fr.fol.,iron.-shkon dëm, kot, dëm e kot dikush a diçka, shkon humbur dikush a diçka , shkon për hiçmosgjë, për hiçgjë dikush a diçka. (FGJSSH f. 151, 1746, 1862, JTH-FFGJSH f. 262). S. shih sin : shkon bihudër dikush a diçka
IA SHKREP ME SËPATË diçka dikujt dikush fr.fol.,meton.- ia thotë botërisht, haptazi, sheshit e menjëherë dikujt diçka dikush, ia thotë hapur e pa frikë, pa druajtje diçka dikujt dikush. (FGJSSH f. 1867). S. shih sin : ia thotë copë diçka dikujt dikush
IA SHKURTON ME SËPATË dikujt diçka dikush fr.fol.,meton.- ia thotë aty për aty, ia thotë hapur e pa frikë, pa druajtje dikujt diçka dikush, ia thotë hapur, prerë, shkoqur dikujt diçka dikush, ia thotë drejtpërdrejt e pa druajtur diçka dikujt dikush, ia thotë shkurt e pa mëdyshje dikujt diçka dikush, ia dërrason dikujt dikush.- Si e shoh unë kemi avaze me këta, më mirë shkurtojau me sëpatë të mos të të vinë më këtu. (KF-KZ f. 170). S. shih sin: nuk ia lë për ahret dikujt diçka dikush; ia thotë copë diçka dikujt dikush
I (IA) VË SËPATËN diçkaje dikush fr.fol.,meton.-e pret diçka dikush. (FGJSSH f. 2153).
NUK I ZË SËPATA MË (NË) NJË VEND dikujt fr.fol.,iron .- është i pavendosur, i paqëndrueshëm dikush, nuk mban qëndrim parimor dikush, bëhet herë me njërin (njërën) e herë me tjetrin (tjetrën) dikush, nuk e mban fjalën e dhënë dikush. (FGJSSH f. 1746, 2126). S. shih sin : është prej bublit dikush
SËR/Ë-A
NJË SËRË fr.ndf.- shumë, disa. (FGJSSH f. 1746).- Përpjekjet e Gramenos për t’ i hapur shtegun luftës ideologjike dhe revolucionare kundër zakoneve e ligjeve patriar-kale…janë domosdoshmëri e një lufte të paepur dhe të pakompromis kundër atyre që shkaktonin një sërë fatkeqësish, peripecish e tragjedish familjare dhe shoqërore. (BQ te : F nr. 7, korrik 1972 f. 9). S. shih sin : sa ka bar e dushk
I SËRËS SONË fr.mb.,met.-i ngjashëm me ne, i kategorisë sonë. (FGJSSH f. 360). S. shih sin : i dorës sonë
SFER/Ë-A
SFERË NDIKIMI fr.em.,fj.- një ose disa vende që janë nën varësinë dhe kontrollin politik, ekonomik, ushtarak ose ideologjik të një shteti. (FGJSSH f. 1747).
SFID/Ë-A
I BËN SFIDË dikujt dikush fr. fol.,fj.- e sfidon dikë dikush, e thërret dikë dikush për t’ u ndeshur a për të bërë një garë me të. (FGJSSH f. 1747). S. shih sin : e fton në bejleg dikë dikush
I HEDH SFIDË dikujt dikush fr. fol.,fj.- e sfidon dikë dikush, e thërret dikë dikush për t’ u ndeshur a për të bërë një garë me të. (FGJSSH f. 1747). S. shih sin : e fton në bejleg dikë dikush
SFUNGJER-I
I BUTË SI SFUNGJER fr.mb.,ftill.- shumë i butë. (FGJSSH f. 1747). S. shih sin : i butë si brumë
SFURK-U
EDHE SFURKU I VOGËL E MPOSHT MULLARIN fr.proverb.-edhe i vogli e mund të madhin (kur bën luftë të drejtë dhe me ngulm). (IBME-OP f. 156).
SI
SI… (ASHTU) EDHE fr.lidh.- përdoret për të lidhur dy gjymtyrë fjalie të një fare ose dy fjali që krahasohen ndërmjet tyre. (FGJSSH f. 415).
SI DO TË JETË.- Si do të jetë, kurrë s’ bën të vihet në dhe atë ditë që vdes. (N-5 f. 30).
SI E SI fr.ndf.,id.- medoemos, domosdo, detyrimisht. (FGJSSH f. 1749). S. shih sin : me çdo çare
SI SOT fr.ndf.- duke filluar nga sot, duke u nisur nga dita e sotme. (FGJSSH f. 1749).
SIDO
*SIDO QË fr.lidh.- përdoret për të lidhur një fjali lejore me fjalinë kryesore. (p.sh. : Sido që ishte shumë i zënë, e pranoi edhe punën tjetër. Sido që armiku ishte më i armatosur, partizanët e shpartalluan. (FGJSSH f. 1749).-Sido që vuajta e hoqa, e hëngra çairin tani. (PI-P f. 91).
SIDO QË TË BËHET fr.ndf.,per.- me të mirë a me të keq, medoemos, domosdo, detyrimisht. (FGJSSH f. 1597). S. shih sin : me çdo çare
*SIDO QË TË JETË fr.ndf.- sidoqoftë, sido që të bëhet . (FGJSSH f. 735, 828).- Sido që të ishte çështja, punë çmendurie ishte dhe i dha kthesë mendjes për diku tjetër. (BLKRA te: KD, 31 maj 2003 f. 31). Pa kushte minimale për punë, por, sido që të jetë, në çdo mënyrë vështirësive u bëhet ballë. (ALJA te: B,11 shkurt 1993 f.1).Sdo që të jetë, tani edhe një gjë e kam kthjelltësisht të qartë : se edhe misioni idealist , gjithsesi i marrë i Don Kishotit në Kosovë paraqitet përfundimisht i pamundur ! (MEKRA te : KD, 4 tetor 2003 f. 25). Por, sido që të jetë, ata që merren me librin shqip, e dinë mirë që ky është bërë sot një shqetësim që po i gërryen përbrenda arritjet jo të vogla në fushën e botimeve shqiptare. (FTO te : KD, 27 dhjetor 2003 f. 21). S.kështu ose ashtu ; për çdo rast ; sido që të jetë puna ; sido që të ndodhë ; sido që të vijë puna ; të tëra në huqshin
*SIDO QË TË JETË (ISHTE) PUNA fr.ndf.- sidoqoftë, sido që të bëhet.-Sido që të ishte puna, ca fshatarë e kishin marrë si me inat çështjen e Naçes. (ZSA-VL-3 f. S. shih sin : sido që të jetë
*SIDO QË TË NDODHË fr.ndf.- sidoqoftë, sido që të bëhet . (FGJSSH f. 1634). -Sido që të ndodhë...me një këmbë, apo pa sy, madje edhe...unë nuk e shkel besën.(IK-U f.324). S. shih sin : sido që të jetë
*SIDO QË TË VIJË (VINTE) PUNA fr.ndf.- sidoqoftë, sido që të bëhet. (FGJSSH f. 1634, 2164).- Dash Cungeli e dinte që, sido që të vinte puna, plaku i Ucve nuk të priste në besë. (SD-M f.534). S. shih sin : sido që të jetë
ME SIGURI MATEMATIKE fr.ndf. ftill.-me siguri të plotë. (FGJSSH f. 1457).
SIKLET-I
ËSHTË NË SIKLET dikush fr.fol.,ftill.-është i shqetësuar, i brengosur dikush, ka halle e shqetësime dikush, nuk është i qetë dikush. (FGJSSH f. 1751, EQSHI f. 180). S. shih sin: ka derte e halle dikush
E FUT NË SIKLET dikë dikush a diçka fr.fol.,fj.- e brengos, e shqetëson, e mundon, e merakos dikë dikush a diçkai. (FGJSSH f. 1751). S. shih sin : e fut në andralla dikë dikush a diçka
I JEP SIKLET dikujt dikush a diçka fr. fol.,fj.-e brengos, e shqetëson, e mundon, e merakos dikë dikush a diçka, i sjell, i shkakton kokëçarje, halle, telashe dikush a diçka dikujt. (FGJSSH f. 1751). S. shih sin : e fut në andralla dikë dikush a diçka
NË SIKLET fr.mb.-i shqetësuar, i brengosur, i turbulluar. (RAHY-FASH f. 12). S. shih sin: i rënë në dert (e)
E VË NË SIKLET dikë dikush a diçka fr.fol.,fj.- e brengos, e shqetëson, e mundon, e merakos dikë dikush a diçkai. (FGJSSH f. 1751). S. shih sin : e fut në andralla dikë dikush a diçka
*I (E) ZËNË NË SIKLET dikush fr.mb.,fj.- i (e) shqetësuar, i (e) brengosur.-Veçmas bien në sy politikanët, njerëtit me poste dhe ofiqe zyrtare, të cilët, të zënë në siklet, përpiqen të zënë ndonjë fjalë a ndonjë rrokje ose ta mbajnë ison , me gjithë që të gjithë e dinë se himni nuk është as këngë labe, kur të gjithë këndojnë pa kuptuar se çfarë thonë. (MEKRA te: KD, 11 tetor 2003 f. 25). S. shih sin: i rënë në dert (e)
SIKUR
BËN SIKUR fr.fol.,fj.- shtiret, hiqet, vepron sikur. (FGJSSH f. 134).
SIL/E-JA
I BËHET SILE diçka dikujt fr.fol.,id.- e brengos, e shqetëson, e mundon vazhdimisht dikë diçka (që nuk e ka bërë, që nuk e ka sendërtuar). (BQ-DSH). S. shih sin : i bëhet dragë diçka dikujt
SILLET
*SILLET E MBËSHTILLET dikush fr.fol.-1. iron.- bredh, endet, sillet ,shëtit pa punë, kot, kot së koti , pa qëllim të caktuar dikush, e kalon, e shkon, e humb kohën pa bërë gjë, kot, kot së koti dikush, nuk i shtrohet fare punës dikush, sorollatet, hallavitet dikush. FGJSH f. 396).- Ajo me të njëjtin avaz sillej e mbështillej.Turrej sa andej këndej. (BETA te:B,7.VI.1996 f.10). S. shih sin : bredh andej (e) këndej (këtej) dikush. 2. përpiqet me të gjitha mënyrat dikush. (FGJSSH f. 1084, 1752). S. shih sin : bie andej (e) bie këndej (këtej) dikush
SILLET E PËRSILLET dikush fr.fol. ,iron.-bredh, endet, sillet ,shëtit pa punë, kot, kot së koti , pa qëllim të caktuar dikush, e kalon, e shkon, e humb kohën pa bërë gjë, kot, kot së koti dikush, nuk i shtrohet fare punës dikush, sorollatet, hallavitet dikush. (FGJSH f. 518).S. shih sin : bredh andej (e) këndej (këtej) dikush
*SILLET E PËSHTILLET dikush fr.fol.,iron.-bredh, endet, sillet ,shëtit pa punë, kot, kot së koti , pa qëllim të caktuar dikush, e kalon, e shkon, e humb kohën pa bërë gjë, kot, kot së koti dikush, nuk i shtrohet fare punës dikush, sorollatet, hallavitet dikush. (FGJSH f. 396).S. shih sin : bredh andej (e) këndej (këtej) dikush