Kulturë
Halit Bogaj: Ben Cross
E shtune, 20.11.2010, 08:14 PM
BEN KROS/1947/
Nga Halit Bogaj
Edhe Ben Kros është ndër aktorët më të shquar anglez , sidomos me rolin e tij të paharruar në filmin’’Karrocat e zjarrta’’/1981/në të cilin aktroi rolin e një atleti me emrin Harold Abraham në një Maratonë të lojrave botërore.Filmi arriti sukses të madh duke u shpërblyer me 4 çmime oskarë dhe duke mbetur si njëra ndër kryeveprat më të njohura filmore në artin e shtatë.
Kros kishte filluar të aktronte shumë herët/që në moshën shkollore/ku e kishte luajtur rolin e Jezu Krishtit .Në moshënn 22 vjeçare e regjistron Akademinë Mbretërore të Arteve Dramatike në Londër/të cilën e kishin përfunduar shumë aktorë të mëxdhenj anglezë duke u bërë të njohur edhe në Hollivudt/siç ndodhi edhe me aktorin e ri Ben Kros.Pas përfundimit të Akafdemisë Kros aktron në pjesët teatrore: ‘’Vdekja e peshkatarit’’,’’Makbethi’’dhe në disa pjesë të tjera, siç ishte edhe ‘’Perkliu’’.Në vkiitin 1976 luan një rol të rënëdishëm në filmin’’Ura e largët, ku morën pjesë edhe aktorët e shquar: Dirk Bogard, Shon Koneri, Majkëll Kejn dhe Xhejms Kan.Ishte nder dhe krenari për të që të aktronte me atë ekip filmor.
Kros bëhet i njohur edhe me mjuzikllin’’Çikago’’me të cilin i hapen të gjitha dyert drejt sukseseve të reja. Me aktorin Rupert Everet krijojnë filmjiin’’Vallëzimi me të huajin’’. Kurse suksesin tjetër të paharruar e arriti me serialin’’Citadela’’sipas veprës së Aleksandër Kroninit.Edhe ky serial ishte një e arritur madhështore e aktrot të popullarizuar Ben Kros.
Ndër rolet e tij më të famshme është edhe ai i mbretit ebreit Sollomon/në versionin e vitit 1997/i cili nuk qëndron fare larg rolit të Jul Brynerit nga filmi’’Sollomoni dhe Mbretëresha e Sabës’’.Në vitin 1995 realizoi edhe spektaklin e shkëlqyer historik’’Kalorësi parë’’me Shon Konerin dhe Riçard Gir në rolet kryesore.
Gjithashtu është shumë i njohur edhe filmi tjetër’’Pavionet e largëta’’në të cilin katron bashkë me Omar Sharifin dhe aktoren Emi Irvind.Filmi është një romasë historike e një dashurie midis gruasë së një maharaxhe indus dhe një oficeri anglez/Ben Kros/. Edhe ky film i ndritur mbahet mend nga shikuersit tanë, me ç’rast Ben Kros na pati lënë përshtypje të mëdha me rolin e tij të paharruar.
Përveç realizimeve të theksuar Ben Kross aktroi edhe në filmat: ‘’Pritjet e mëdha’’,‘’Të huajt’’,’’Profesionistët’’,’’Gëzuar vitin e ri’’,’’Sportisti real’’,’’Safari’’,’’Rrugët e luftës’’,’’Jeta pas vdekjes’’,’’Luaj për sot’’,’’Çka u bë me Dikensin’’?,’’Kujdes’’,’’Hijet e errëta’’,’’Rrifime nga Kripti’’,’’Përqafomë së shpejti’’,’’Ëmbëlsia e ftohtë’’,’’Mendja kriminele’’,’’Dashuria e embël’’,’’Njëzetmijë mile nën det’’ etj.