E marte, 07.05.2024, 11:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Ibrahim Kadri Malaj dhe simentika e krijimtarisë së tij studimore

E shtune, 20.11.2010, 08:07 PM


IBRAHIM KADRI MALAJ DHE SIMENTIKA E KRIJIMTARISE SE TIJ STUDIMORE

 

(Nga fjala e mbajtur ne perurimin  e dy librave te rinj te autorit: “Besimet fetare ne Tropoje” dhe “Tradita etnokulturore ne Tropoje”,botim I SHB “Kristalina”,2010 Tirane .)

 

Nga Gjon Neçaj

 

Te nderuar pjesemarres,intelektuale, drejtues te pushtetit vendor, te rinj  e te reja, krijues nga Kosova, klerike  dhe dashamire te fjales se shkruar,

Ju falenderojme ne emer te komunitetit te krijuesve  te Tropojes dhe mire se keni  ardhur !

 

Eshte nder dhe privilegj  per mua qe te diskutoj dhe shpreh mendimet personale per krijimtarine e permasave kombetare te Ibrahim Kadri Malajt  ne pergjithesi dhe per dy veprat e tij te fundit qe perurojme sot ,”Besimte fetare ne Tropoje” dhe “Tradita etnokulturore ne Tropoje”, ne vecanti.Me keto dy vepra ,studiuesi Ibrahim Kadria,mbyll pesetrikun,nese mund te shprehemi keshtu,duke cekur dhe levruar te gjitha zejet letrare ne vargje,histori,breza,besime fetare dhe etnografi ne Malesine e Gjakoves.

Per veprat e ketij studiuesi te palodhur,I cili ndonese po I afrohet te tetedhjetave,e nga I cili duhet te marrim shembult te gjithe, e ne vecanti te rinjte,eshte shkruar dhe komentuar shume ne cdo hapesire te trojeve shqiptare.Nje studiues I shquar I huaj,eshte shprehur per vepren “Tropoja ime”,se ky liber eshte nje monument I intelektualeve te asaj treve.

Sigurisht ne nuk do bejme kritiken  e ketyre librave qe perurojme ,se ate ua leme lexuesve te shumte dhe kritikes letare,por do cekim aspekte te ndryshme te temave qe trajton autori ne librat e tij.

Le te ndalemi pak te libri “Besimet fetare ne Tropoje”.Diku ne pasthenien e gjate te librit,thuhet: “ Tabloja fetare e Malesise se Gjakoves,e pershkruar ne liber,eshte pak a shume,nje pasqyre e mozaikut fetar  te krejt hapesirave etnike shqiptare”.E keto fjale dalin nga pena dhe mendja e Prof.Dr. Hulusi Hakos,te cilin autori e takon ne nentor 2009,pas 50 vjetesh…Bisedojne per kete teme dhe per librin qe Ibrahimi tashme e kishte konceptuar ,e  paradoksi cuditerisht inskenohet dhe ai qe kishte shkruar “Gjyq Zotit”,behet kumbara I librit te Ibrahimit…Per kete duhet falendruar Prof.Dr.Hulusi Hakon dhe autorin qe zgjodhi te shkruaje refleksionet rreth librit “Besimet fetare ne Tropoje”,atij qe dikur u perball me fene dhe mori fame  e ze ,tituj shkencore dhe mbeti ne historine e diktatures si profesori qe I beri lufte fese.

Per te shkruar kete liber autorit I eshte dashur jo vetem te shkruaje mendimet duke I pasqyruar gjate mbi leter,por te shfletoje me qindra e qindra faqe te ndryshme per fene dhe te takoje e te bisedoje duke marre mendime,sic e ka zakon autori kur shkruan nje veper,mbi 300 persona te besimeve te ndryshme fetare.Sic shprehet Ibrahimi,ne Malesine e Gjakoves,ka dy besime fetare: popullsi e besimit katolik dhe besimit  musliman.E vecanta e ketyre dy besimeve eshte se gjate qendrimit te perbashket ne keto troje,kane treguar ndjeshmeri ndaj njeri –tjetrit.Kurdohere te mirekuptuar duke nderuar besimet e seciles pale.Madje besimtareve apo familjeve te feve te ndryshme  u lidhen kumbari,u vellazeruan ( dhe me gjak),gezuan se bashku ne festat fetare,shkuan edhe me tej duke lidhur krushqi,etj.,etj.

Ky liber,perpos njohjes studimore te fese katolike dhe muslimane,ka te vecantat e tij se na meson edhe parimet baze te fese.Te rinjet duhet mesuar dhe vene ne jete keto parime.Besimtaret muslimane duhet te zbatojne ne jete 5 parime:ka vetem nje Zot,cdo besimtar duhet te falet pese here ne dite,besimtaret duhet t’ua falin nje pjese te pasurise se vet te varferve,besimtari duhet te rrine pa ngrene e pa pire ( te agjeroje) per disa ore te dites gjate nje muaji te caktuar qe quhet Ramazan dhe muslimanet duhet te falen ne xhami.

Ne liber ,I cili eshte nje enciklopedi e e vecante e llojit te vet e botuar ndonjehere ne gjuhen shqipe,percaktohen  objektet e kultit dhe ato kishtare qe nga krijimi e deri me sot.Autori shkruan se te dhenat historike tregojne se para dy  shekujsh e gjysme  me pare,popullsia e krahines tone ( perjashtuar fisin e t’ Bardheve),ka qene e gjithe e besimit katolik.Kjo eshte edhe arsyeja qe ne cdo fshat jane ndertuar kisha,ne te cilat kryenin  ritet e tyre fetare.Ne disa fshatra jane ndertuar dy a me shume kisha.Numri me I madh I tyre eshte ngritur ne periudhen e Perandorise Romake qe zoteronte trojet tona.

Ibrahim Kadria shkruan per marredhenjet nderfetare ne Malesine e Gjakoves,lidhej qe e ka zanafillen ne kohe te hershme,kur civilizimi I popullsise nuk ishte ne nivelet e duhura te shoqerise.Nuk ka fis te Malesise pa dallim besimi,shkruan ai,qe te mos kete dhene apo marre nuse te njeri-tjetri,me gjithe kushtet kur opinioni  te denonte rende.Lidhjet me ane te martesave ,midis familjeve me besime fetare te kunderta,erdhen duke u shtuar per nje periudhe te gjate kohe.

Por ne viset tona ka nje dukuri te rralle qe zor ndeshet ne asnje krahine tjeter te trojeve shqiptare:Brenda te njejtes familje ka dy besime fetare: njeri vella musliman e vellai tjeter katolik,shkruan Ibrahim Kadri Malaj, e jep shembull  konkret ne Berishe te Brigjeve ne familet e Hasan e Shiqer Maksutit dhe Cun Kola e Murrec Fazlia ne Lekbibaj te Nikaj Merturit.

Sic shprehet Haki Zllami ne parathenien e librit “Tradita etno-kulturore ne Tropoje”,te gjithe e duam dhe krenohemi fort me Tropojen tone,por autori I ketyre librave,sikur I rrin me prane vendlindjes duke punuar gjithnje,duke bere studime e mbajtur shenime te vlefshme e pastaj me nje guxim prej nje njeriu te zgjuar ulet per t’i shkruar ne faqet e librave.

Edhe ne librin qe  cituam me siper,si nje studim I mirefillte etnografik dhe I vetmi ne llojin e tij per  Tropojen, e me gjere,Ibrahim Kadri Malaj shkruan per kulturen popullore,doket,zakonet e Tropojes dhe tropojaneve ne rrijedhen e historise.Ky liber eshte nje testament per brezat e sotem dhe te ardhshem qe autori ua len per t’u njohur me ato tradita te mrekullueshme te treves sone,qe dita dites po veniten,po zhduken e po humbasin ne pluhurin e harreses kombetare.

Padyshim edhe ky liber studimor eshte nje embleme ne kulturen e Tropojes,me te vecantat e saj qe asnje treve tjeter ne trojet shqiptare nuk I ka trashiguar brez pas brezi deri ne ditet tona.Eshte detyre e brezave ,aludon autori,qe keto tradita te bukura dhe qe nuk I ka asnje popull tjeter ,t’I pasurojme dhe t’I ruajme si gjene me te shtrenjte.

Mbyllja me kuptimplote e ketyre radheve  te nderuar pjesemarres,do ishte ajo qe shkruan mesuesi dhe studiuesi I nderuar,Haki Zllami : “ Ata qe I mesojne keto njohuri permes ketij libri ,apo ne rruge te tjera ,I bejme qe te ndiejne krenari per kulturen e te pareve tane ,duke perifrazuar  fjalet e Leonardo da Vincit per Ibrahim Kadrine,se ai qe nuk cmon jeten,nuk e meriton ate.

Autorit Ibrahim Kadri Malaj I urojme shendet dhe jete te gjate dhe ne te ardhmen me vepra te tjera surprize per lexuesit e shumte te tij.

Ju faleminderit !

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora