Kulturë
Pjeter Daja: Pse po qane oj Nene
E shtune, 20.11.2010, 08:26 PM
Pse po qane oj Nene
Krejt jemi trulluar
Kemi mbet N'sehire
Krejt jemi dermuar
Prit se bahet mire
Po ti Nana ime
Ti pse tash po qane
Apo je n'kujtime
Sepse keq ta bane
Pse qane kaq me za
E derdh kaq shume Lot
Apo helmue Zemren
Ta kane ty ne kete Mot
Vaji yt ndegjohet
E shume po renkon
C'eshte ky tmerr i zi
Qe kurre s'na liron
A mos qane per Djemt
A per Vajzat pra
Qe naj paten mbytur
Qe naj paten vra
A sme thua oj Nane
Pse qane me t'vertet
Apo te plas Zemra
Per keta qe s'jane gjete
Thuajma Nane veq mua
Thuaj pash t'madhin Zot
Pse sot je tuj derdhur
Ti t'gjitha kto lot
Qe veq mbaroj Lufta
Kem ba Shtet te ri
Tash udhetojne pa Viza
Edhe kta n'Shqiperi
Kemi qene te mbyllur
Kem pas nje Dredhi
Tash jem shkaperderdhur
Dhe keme shume Parti
Une po qaje me Lot
He moj Nane e mjera
Cysh ky Kob i zi
Na ka plas te Dera
Nuk po qaj e mjera
Per kta n'Lufte qe rane
Por keta qe su gjeten
Spo ka kush ti qane
Po qaj une moj Nane
Edhe ca te tjere
Lidhur ne Kollare
E jane bere si t'mjere
Po qaj Turkoshaket
Mu kane bere per hore
Bashk me Serbofilet
S'do na lene gje n'Dore
E kane bere krejt Vendin
Paqaver Tebdil
Se e bejne Kuvendin
Si t'ishin Kopile
Pse na rraf pra keshtu
Neve sot Europa
A pak na kane rrafur
Me gjyle me topa
Pse kaq rrejshem pra
Ndihmon Amerika
A pak na kane therur
N'singia e n'thika
Se keshtu e lype Puna
Se keshtu e do Byrokracia
Kete e bene vec dhuna
Kshtu e lype "Demokracia"?
Cka na gjeti keshtu
Vec doja ta disha
Sikur t'kishim thyer
Xhamia a Kisha
A ka te drejt Bota
Qe ne vec na shane
Kur bejme pune te kota
Vritem i Vellai me t'Vellaine
Po su mbushem mend
Ne do t'na han Dreqi
Krejt u vrane ma t'miret
Jete po bene i keqi
Pjeter Daja
Nentor 2010