Kulturë
Sokol Demaku: Kujtime nga diaspora - Julia Janku
E diele, 21.11.2010, 12:56 PM
Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e sendeve, por edhe brendinë e tyre.
Fjalë e urtë filozofike shqipe
BISEDË ME KORCAREN JULIA JANKU
(Koordonatore e inaugurimit të ekspozitës “Java e Artit Shqiptar” në Boras të Suedisë)
Nga Sokol Demaku
Julia Janku është një vajzë me origjinë nga Korça. Prej shumë vitesh familja e saj emigroi në Athinë, ku dhe Julia jetoi aty rreth 13 vite. Vitet e fundit, Julia ka emigruar sërish dhe momentalisht ajo jeton në Berlinin e bukur për të ndjekur ëndrrën e saj. Prej shumë vitesh merret me kordinimin dhe manaxhimin e arteve pamore ku edhe suksesi në këtë lami nuk i ka munguar, pra është një vajzë ambicioze në punën e saj.
Julia, jeni ju e kënaqur me ekspozitën tuaj në Borås të Suedisë?
- Padyshim qe po, por sigurisht prisja më tepër nga Bashkatdhetarët tanë, përderisa kjo ekspozitë është pasqyrimi i kulturës shpirtërore të vet Shqiptarëve. Interesimi i njërëzve ishte në nivel por edhe organizimi nga ana e QKSH ”Migjeni” të qytetit Borås në të cilën janë të mbedhurë bashkatdhetaret tanë ishte në nivel. Me siguri se ditët e ardhshme sa ekspozita do jetë e hapur në Galerinë e Medborgaskolan në këtë qytet numri i vizitorëve do jetë i kënaqshëm dhe se do jetë një ekspozitë që do ketë numër rekord të frekventuesve si Shqiptar ashtu edhe Suedeze...
Ekspozita titullohet ”Java e Artit Shqiptar në Borås”. Pse?
- Mendoj se eshte një titull i përshtatshëm dhe adekuat për të treguar dhe njëherë se pjesëmarrja e Artistëve Shqiptarë do te influencojë ne shpirtin e çdo Shqiptari. Çfarë marrëdhenje ka Julia me pikturën? - Mund të them se janë lidhje shumë të ngushta. Jam e lidhur me Artin në përgjithësi, por piktura është pjesë e qelizave që pershkojnë gjithësine time. Është dicka çka Julia nuk mundet pa te, diçka çka është ngulitur në shpirtin tim dhe Julia jeton me të dhe për te.
Çka ju shtynë të merreni me këtë veprimtari artistike?
Janë shume arsye… pasioni, deshira, jeta intensive qe te krijon në mardhenie te tilla me Artin. Këto lidhje me Artin me mbajnë në një tension maksimal dhe me bejnë të ndihem tepër energjike. Pra jam shumë e pasionuar pas piktures dhe ajo më fle në shpirt, aty ndjej pushimin dhe çlodhjen.
Çfarë bashkëpunimi keni me piktorët nga trojet Shqiptare?
Interesante! Bashkëpunimi mes Artistëve Shqiptare është në rrugë të mbarë jo vetëm në Ballkan por ka filluar të shtrijë rrënjët edhe më larg. Unë mendoj dhe besoj në ate se ne të bashkuar mund të bejmë mrekullira sepse jemi shumë të frytshëm dhe kemi kapacitet. Dhe ky bashkëpunim mund të jetë në kategori të ndryshme. Nuk mund te përcaktoj nëse janë te gjithë në të njejtin rang, sidoqoftë mendoj se bashkepuni im me artist të tjerë ka qenë frytdhënës dhe në nivel. Unë jamë shumë e kënaqur, besoj se edhe ata të cilët patën rastin të punojnë me mua ndajnë një mendim të tillë.
Ti je korcare por jeton në Athinë, kam përshtypjen se atje e gjen vetën më mirë me veprimtarinë që merreni sesa në vendlindje?
Po, eshte mese e vertete. Kjo ndodh sepse deshira ime për të dhenë një shans për të gjithë Artistet Emigrante kudo që janë është dëshira ime, si dhe objektiva ime. Nuk kam bashkëpunuar vetem me Artiste Shqipetarë, por edhe me te huaj, jo vetem me artist nga Ballkani, por dhe tej kufijve ballkanik. Çfarë është tema e pikturave në Ekspozitën tuaj në Borås? - Tematika qe zgjodha prej Artisteve Shqiptare është totalisht e ndryshme si në rrymë ashtu dhe ne stil, e ne tekniken e perdorur prej secilit Artist.
Janë këto punime tuajat apo janë punime të piktorëve të ndryshëm?
Unë nuk jam piktore, unë jam nje organizatore dhe një kordinatore në mund ta quajmë kështu. Miron Toçiu, një Artist i vogël por me vlera te medha…Eshte e Ardhmja e Shqipërisë në Botën e Artit Pamor. Një ekspresionist, kolorist i denjë në punën e tij, edhe pse është vetëm 16 vjeçar…Ilir Kolka një piktor nga Ziçishti eshte fshati ku u lind dhe u rrit dhe ku vazhdon te frymëzohet. Genti Xeka, nje Artist - piktor i mirënjohur brenda dhe jashtë viseve te Shqipërisë. Ai vjen nga Pogradeci. Genti me punën e tij te veçante ka arritur te formojë një rrymë ku i përket vetëm vetvetes. Çlirim Collaku jeton ne Berlin prej më tepër se 15-vjet. Do te vlerësoja punën e tij duke marrë parasysh dinamiken shpirtërore si të qe një furtunë detare mbi një anije velash. Jonila Ismailaj, një studente në Akademinë e Arteve, ndjek leksionet e saj në Fakultetin e Arteve Pamore në Tirane. Ajo ka zgjedhur stilin e saj Naiv, aty ku Ajo ndihet gjithnje aq paprekshme, në ëmbëlsinë e jetes fëmijnore. Laerto Gora lindur dhe rritur në qytetin e Korçës. 10 vjet i kaloi në Rafinë, një qytetezë në rrethinat e Athinës. Rruga e emigracionit qe e veshtire, por kjo nuk e ndaloi shpirtin e tij artistik te shprehej. Leonidha Bullgari është një Artist me një karrierë dinjitoze në fushën e Kubizmit. Emigrant në vendin fqinj të Shqipërisë, në Greqi, Leonidha vazhdon karrierën e tij profesioniste. Piktor i njohur me një curriculum të plotë, të pasuruar gjatë viteve me pjesëmarrjet në ekspozita brenda dhe jashtë vendit, është një tregues i mirëfilltë i burimit shpirtëror.
Cilat janë planet e Julia Jankut për të ardhmen?
- Padyshim qe nuk do të doja të them shumë fjalë, por di se së shpejti do të kenë të gjithë Artistët Ballkanas një site. Aty do të promovoj Artin Shqiptar dhe atë Ballkanik. Site do të quhet ADORE. Ju falënderoj!