E enjte, 08.05.2025, 12:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Viola Isufaj: Kthim paska!

E diele, 21.11.2010, 04:06 PM


Viola Isufaj

 

Kthim paska! 

(Saga e Gjarprit; në zgjim)

 

E shkuara ime e thurur gabim!

Ideal i bukur i ëndërruar gabim! Zëra të ndryshkur, të shurdhët të kohërave të huaja turbullojnë harresën.

Ajo që shkoi, ajo po më rikthehet. Dhunshëm. Emri i saj frikëson, prandaj ajo po kthehet pa emër, me një shpim djajsh në kafkë.

Me dhembje formuloj diagnozën time. Kthim paska. Të lemerishëm e të heshtur.

Ëndërritje vdekjeje si ëndërritje gjethesh duke u kalbur në trotuare të bukur.

Si tmerri kur kupton se ke prekur zogj të dekompozuar e me to ke luajtur me ëndje.

Cingërisëse si balta provincave në ditë pa kuptim dhe e vështirë si rrugë e pakalueshme.

Më vjen ti dhe vetja ime dhe ata që s’i njoh dhe ata që s’i mbaj mend më vijnë këtu. Zile e shëmtuar që bie ngjethshëm. Filloi . Mbaroi. Më lejon? Shpejt ! Vonë… Ëndërr me të ftohtin, me erë…Xhama të thyera të humbura , të harruara.

Më të bukurin në botë kam dashuruar.

... të luaj dhe unë…përse ? Oh!

…pemë me lëvore të trishta. Kot sa afrohemi…

Viti i Ri më i zakonshëm e më vulgar. Për herë të parë e ndjeva kështu…Do të jem rritur siç duket, prandaj…Ta dija kështu , nuk rritesha…

Priteshin mrekullira…(kurrë s’do të ndodhnin)

….larg….sa më larg…

Ti, me inde të helmëta! Ti më ke vrarë! A thua të jetë kjo lumturia? Lumturia jote?

Si kam besuar? Si s’kam besuar? Si kam thënë?

Ju të gjithë…

Mbreti i lënduar …

keq…

Tanimë vdiq shpresa.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx