Kulturë
Deshira Haxhi: Poezi nga libri ''Dashuri engjëllore''
E diele, 21.11.2010, 07:46 PM
Deshira Haxhi ka lindur ne 28.8 1976 ne Zhulat te rrethit te Gjirokastres...mbas shkolles 8-vjecare ka bere shkollen pedagogjike Pandeli Sotiri .. ne vazhdimesi universitetin per cikel te ulet po ne Gjirokaster. I pelqen psiko-pedagogjia ne shkalle te theksuar..ka shkruar qe ne femini me shume ne proze. Qe prej vitit 1997 jeton dhe punon ne kryeqytetin Helen...Poezite e me poshtme jane shkeputur nga libri i pare qe ajo ka ne shtyp me titull "DASHURI ENGJELLORE"
Pilo Zyba
DASHURI ENGJELLORE
Dua te prek embelsine e buzeqeshjes tende
ta kem ne shtrat ne mendimet e nates se vone
A e di qe celsin e lumturise time
pafajesisht,i dashur e mban ty ne dore?!
Me flladin vjeshtor te percjell dashurine
me e kthjellet se ujrat e oqeanit te qete
aty, mes mendimesh trazuar me kaltersine
ne ujrat e tua fundosem me lehte.
Mes germa fjalesh pikturoj dashurine
ankth malli neper vargje lexoj
fshehur mes kujtimesh te pajetuara
ne shtratin e endrrave te tua enderroj.
Ah..te degjoje zerin e hijes time
qe dashurine tende therret si e marre
je shume afer edhe pse larg...
trembem...kam frike mos te humbas!
BABAIT TIM
Me shume se kurre
krenare ndjehem sot
kam ne krah babain
me te mire ne bote!
Nen hijen e djerses tende
hapat e para hodha
nen veprat e tua madheshtore
jeten munda te sfidoja.
Baba me mesove ty
si dhimbjen ne force te kthej
nen helmin e cingarit te tymt'
veshtiresite e jetes te kuptoj.
Ne lotin e tend te ngurte
njoha dhimbjen njerezore
deshiren per pune
nga ty baba e mora.
Me mesove ty
te meritoj emrin "njeri"
ne gjurmet e tua do ec
plot nder e krenari!!!
ZOTI HARROI HENEN TE NDEZE
Nje mije mendime
koha pas si hije e zeze
e ardhmja rend te me ndjek
si plumb kalon prane per nje moment
Erresire e plote
burim qe ka filluar te shteroj
ne syte e tu stop ka frenuar...
....dhe vera ngriu ne got !
Me shikim te mjegulluar
henen do coptoj me thike do e pres
e penduar si vetetime do arratisem
me lotet e henes,gjurmet do mundohem te fsheh...
...me merr... me jep..me kerkon....
e humbur midis endrrash te humbura
lume qe ka ndaluar te rrjedhe...
atje eshte ku gaz duhet te shtyp...me duhet te ec...
..dhe te pres...
si fllad i lehte ere qe fryn...
....dhe mire di ylberin te sjell !
................................
Me zotin do perleshem
.......henen harroi sonte te ndez !!!
SKALITA DHIMBJEN
Eshte vrenjtur zemra ime si re e renduar shume
e trazuar si dallga e detit,perplasur ne shkemb
Duket sikur ka ndaluar akrepat e saj s'guxon te reagoj
nje psheretime e dhimbshme beri qiellin te lotoj...
Lotet e perzier me shiun rrjedhshem germojne token
mundohen te fshehin vetveten nga syri magjik i botes
E strukur ne shkemb me shikimin mbi reren e lagur
skaliti oren me akrepa te prishur,vitin e daten....
Me kot mendja pa reshtur kurdis akrepat e zemres
lotet vazhdojne te pikojne ne dallgen e eger !!!!!