Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Deshira Haxhi: Poezi nga libri ''Dashuri engjëllore''

| E diele, 21.11.2010, 07:46 PM |


Deshira Haxhi ka lindur ne 28.8 1976 ne Zhulat te rrethit te Gjirokastres...mbas shkolles 8-vjecare ka bere shkollen pedagogjike Pandeli Sotiri .. ne vazhdimesi universitetin per cikel te ulet po ne Gjirokaster. I pelqen psiko-pedagogjia ne shkalle te theksuar..ka shkruar qe ne femini me shume ne proze. Qe prej vitit 1997 jeton dhe punon ne kryeqytetin Helen...Poezite e me poshtme jane shkeputur nga libri i pare qe ajo ka ne shtyp me titull "DASHURI  ENGJELLORE"

 

Pilo  Zyba

 

 

DASHURI  ENGJELLORE

                       

Dua te prek embelsine e buzeqeshjes tende

ta kem ne shtrat ne mendimet e nates se vone

A e di qe celsin e lumturise time

pafajesisht,i dashur e mban ty ne dore?!

 

Me flladin vjeshtor te percjell dashurine

me e kthjellet se ujrat e oqeanit te qete

aty, mes mendimesh trazuar me kaltersine

ne ujrat e tua fundosem me lehte.

 

Mes germa fjalesh pikturoj dashurine

ankth malli neper vargje lexoj

fshehur mes kujtimesh te pajetuara

ne shtratin e endrrave te tua enderroj.

 

Ah..te degjoje zerin e hijes time

qe dashurine tende therret si e marre

je shume afer edhe pse larg...

trembem...kam frike mos te humbas! 

 

 

BABAIT  TIM

 

Me shume se kurre

krenare ndjehem sot

kam ne krah babain

me te mire ne bote!

 

Nen hijen e djerses tende

hapat e para hodha

nen veprat e tua madheshtore

jeten munda te sfidoja.

 

Baba me mesove ty

si dhimbjen ne force te kthej

nen helmin e cingarit te tymt'

veshtiresite e jetes te kuptoj.

 

Ne lotin e tend te ngurte

njoha dhimbjen njerezore

deshiren per pune

nga ty baba e mora.

 

Me mesove ty

te meritoj emrin "njeri"

ne gjurmet e tua do ec

plot nder e krenari!!!

 

 

ZOTI  HARROI  HENEN TE  NDEZE

 

Nje mije mendime

koha pas si hije e zeze

e ardhmja rend te me ndjek

si plumb kalon prane per nje moment

 

Erresire e plote

burim qe ka filluar te shteroj

ne syte e tu stop ka frenuar...

....dhe vera ngriu ne got !

 

Me shikim te mjegulluar

henen do coptoj me thike do e pres

e penduar si vetetime do arratisem

me lotet e henes,gjurmet do mundohem te fsheh...

 

...me merr... me jep..me kerkon....

e humbur midis endrrash te humbura

lume qe ka ndaluar te rrjedhe...

atje eshte ku gaz duhet te shtyp...me duhet te ec...

 

..dhe te pres...

si fllad i lehte ere qe fryn...

....dhe mire di ylberin te sjell !

................................

Me zotin do perleshem

.......henen harroi sonte te ndez !!!

 

 

SKALITA DHIMBJEN

 

Eshte vrenjtur zemra ime si re e renduar shume

e trazuar si dallga e detit,perplasur ne shkemb

 

Duket sikur ka ndaluar akrepat e saj s'guxon te reagoj

nje psheretime e dhimbshme beri qiellin te lotoj...

 

Lotet e perzier me shiun rrjedhshem germojne token

mundohen te fshehin vetveten nga syri magjik i botes

 

E strukur ne shkemb me shikimin mbi reren e lagur

skaliti oren me akrepa te prishur,vitin e daten....

 

Me kot mendja pa reshtur kurdis akrepat e zemres

lotet vazhdojne te pikojne ne dallgen e eger !!!!!