Kulturë
Çerkin Ismaili: Ethe të trishta (XIV)
E diele, 21.11.2010, 07:19 PM
Çerkin Ismaili
Ethe të trishta
(XIV)
(Roman)
Ky Haruni pasi foli dy tri fjalë në gjuhën e shkijeve i tha nënë Razës: “ Telefonata është për juve zonjë!” Nënë Raza e tëra dridhej !
- A je ti djali jem, o Ram-oooo?!! Ramoooooo!- Ramoooooooo!-thirri nëna Raza aq shumë sa zëri jehoi në të gjitha katet e kazinos.
-
- Gëzimi a është gjallë, o im biiiiiiir?!
- Shëndosh e mirë është edhe Gëzimi , oj nëna Razhë! Si ujk! Është rritur shumë se po ha shumë bukë?!!! Zhizha qysh është, oj nëna Razhë?! Mos është martuar Zhizha?! Thuaj le të më pres! Paguani haraqin për neve, nëse doni të na lirojnë, oj nëna Razhë!!! Nëna Razhë, mos kurseni për shpirtat tonë! A kuptove? Mos u bëni koprrace! Bëni ç’doni, por paguani për shpëtimin tonë sa nuk është bërë vonë?!!!
Nëna Razë pastaj e mori edhe Gëzimin në telefon?! Bisedoi gjatë me Gëzimin?! Qeshi me Gëzimin, si atëherë kur e guduliste, teksa e mbante në prehër?!
- Mos e zgjat shumë, zonjë! Kaloja tash telefonin nuses! Është gjynah të mos flasë pak edhe kjo me nafakën e vet dhe me të birin?! Sa të pashpirta jeni ju vjehrrat që nuk i kuptoni nuset, sikur mos të kishit qenë vetë kurrë të reja! Vetëm edhe dhjetë minuta kanë mbetur në dispozicion për të folur me Ramën dhe Gëzimin?!- tha burri tjetër, një tullac qafëdhjamosur që kur më shikoi nën syza , më beso, u frikova nga ata sy të skuqur gjarpëri ! Nënë Raza nuk foli as nuk kundërshtoi, por ma kaloi telefonin?! Fola gjërë e gjatë me Gëzimin , kurse pak kohë më mbeti të flisja me Ramën?! Çuditërisht edhe burri edhe djali nuk më thërrisnin Xixë, por Zhizhë?! Ajo gjuha e mallkuar e shkijeve , more vëlla, ua kishte trashur gjuhën edhe Ramës edhe Gëzimit?!! Kështu na thanë edhe dy burrat e kazinos, pasi u dhamë paratë! Dyshuam mos na gënjyen, por dyshimet na i hoqi nga mendjet plaka që pispillosej para pasqyrës. Sa të gëzuara e të hareshme u kthyem përsëri në fshatin Dhimbje. Në të kthyer nga kryeqyteti u betova se kur të vijnë burrat nga burgjet e kolonel Xhungalliqit do të bëjmë dasmë të madhe , ndërsa katundit Dhimbje do t’ia ndërrojmë emrin dhe do ta quajmë Dasmë?! Ndoshta Dhimbjen do ta quajmë edhe Dasmë e Madhe! Nuk ka rëndësi nëse Dasmën e Madhe ndonjë zemërplasur do të vazhdojë prapë ta quajë Dhimbje e Madhe! Le të përzihen Dasma e Dhimbja edhe në katund sikurse në kryeqytet!
Lushi deshi të flasë për Klanin e Mëhallës së Xhehenemit, por vetëm kafshoi gjuhën dhe ofshani pa nxjerrë asnjë fjalë.I kuptoi truçet e kryeqytetit dhe lojën finoke me dhimbjet e grave të fshatit Dhimbje. Nënë Raza e Xixa e kuptuan ofshamën e musafirit. Hije të zbehta u përshkuan fytyrat, kurse në buzët e mavijosura shkrumbi u trashej duke u shtresuar. Kuptuan se musafiri deshi të thoshte diç, por u pendua...!
- Fol more burrë ç’deshe të thuash?! Mos i vë fjalët në kandar! Disi po më duket se diçka po të zien në bark! Nxirre pezmin se me pezm nuk jetohet,biro!- tha nënë Raza pasi hëngrën darkën në dritë të hënës.
- E fundit vdes shpresa, moj motër! Edhe unë shpresoja se do ta gjej nënë Nazën, por as gjurmët kund nuk i duken, megjithatë shpresa më mba se do ta gjej ! Kurrë nuk do ta shpall Nënë Nazën të vdekur pa i gjetur eshtrat e saj, pa i hapur varr e pa i mbuluar me dhe! Ç’i duhet Serbisë ta mbajë peng një plakë uloke?! Ata katilat e Mëhallës së Xhehenemit në njëqind variante e shpjegojnë zhdukjen e Nënë Nazës, por atyre nuk u besoj! Nuk u beson njeri në kryeqytet! – tha Lushi sa për t’i vënë plaf ofshamës së pakontrolluar që i doli nga shpirti.
- Bacë, nuk po të kuptoj ç’do të thuash!? Fol më qartë të lutem se ne në katund nuk i kuptojmë sa duhet dallaveret e kryeqytetit! Ç’lidhje ka nëna jote me Ramën e me Gëzimin?! Me veshët e mi e kam dëgjuar Ramën duke folur në telefon! Unë nuk jam aq e çmendur sa mos ta kuptoj gjuhën e burrit e gjuhën e djalit! Gjallë janë Rama e Gëzimi! Gjallë...! Gjallë...! Shpresat e varrosura për Ramën e Gëzimin na i ringjalli Ziban Ziu i kryeqytetit! – këbënguli Xixa.
- Eh, të lumet ju që u ka rilindur shpresa! Edhe mua më mbante shpresa për nënë Nazën, por tanimë, kam nisur të kuptoj se shpresa ime ishte e rreme! Kur të rren shpresa, dhembja është më e madhe! Pastaj vjen pendimi, vetëqortimi ...! Thyerjet e reja të shpirtit...! Ankthi...! Mallkimi...! – reagoi Lushi duke u përpjekur t’i ndalë ofshamat.
- Ziban Ziu i kryeqytetit nuk fitoi gjë nga bëmirësia e tij?! Të tjerët i morën paratë për Ramën e Gëzimin! Hallall i paçin, more! Edhe shpirtin do t’u kisha dhënë, madje vetëm për një fjalë të Gëzimit! Djali i nënës me dhembshuri e lotë në sy më shikoi kur ma morën nga dora! Goja m’u thaftë si nuk munda t’ia them asnjë fjalë Gëzimit kur ma morën! Si engjëll i shtriu duart kur ia lidhën me tel! Bacë, beso, për çdo natë , lotët e Gëzimit i shoh në ëndërr! Si gurë bjeshke më rëndojnë në zemër! – kujtoi Xixa të birin.
-A kishit ju Ziban në katund?!- pyeti Lushi fare spontanisht.
- Zibanë!?- tha Xixa.
- Zibanë si Ziban Ziu i kryeqytetit?!- përsëriti Lushi.
Xixëllonja shikoi njëherë vjehrrën, pastaj Zgjimin e vogël, që shikonte mjekrën e Lushit, ndërsa u përpoq t’i bishtërojë pyetjes së musafirit. Nuk ia kishte ëndja të fliste për Zibanët e katundit të vet. Pas pyetjes Lushi mati mirë reagimet e Xixës dhe nënë Razës!
- Jo, jo nuk kishte katundi ynë Zibanë!?- u përgjigj shkurt Xixa.
- Ziban Shelin e mëhalës tonë e kanë vlalë “ pam” me puçkë uçtalët tonë!- tha Zgjimi i vogël, ndërsa nisi t’i lëmojë mjekrën musafirit. Lushi qeshi me sinçeritetin e fëmijës , e shtrëngoi
- Flij, more kopuk, se ka kaluar gjysma e natës!- i tha të birit Xixa.
- Ç’ka shtëpia kallëzon fëmija!- reagoi Lushi.
-Ishte në mëhallën tonë njëfarë Ziban Sherri! Dy gurë bashkë nuk i lerte në katund ? Rrente, mashtronte, spekulonte spiunonte...i shkreti! Shok e kishte Ziban Shumar Zullumin! Edhe miq krushqërie ishin midis veti! Njëri ishte polic i Serbisë e tjetri roje e pyjeve! Që të dytë i hëngër lufta në të njëjtën ditë! Pikërisht atë ditë kur i zhvarrosën kufomat dhe i morën burrat e gjallë të katundit, guerilja i vrau si dy qenë në udhëkryq të mëhallës! Atë ditë i morën edhe Ramën e Gëzimin! Thuhet se oficerit të shkijeve iu kishin dhimbsur shumë Ziban Sherri e Ziban Zullumi! Mbi kufomat e tyre kishte qarë i ziu dhe ishte betuar se që atë ditë do t’i vriste gjashtëdhjetë fshatarë për t’u hakmarrë për Zibanët e katundit tonë! Në atë bokërrinë
Megjithatë, Lush Rebeli nuk mundi ta ndalonte ofshamën për shpresën e rilindur të Xixëllonjës dhe nënë Razës nga fshati Dhimbje i Rekës së Keqe.Pas ofshamës Lushin e zuri gjumi në dritën e hënës dhe këngët monotone të karkalecave , shtrirë në dyshek sfungjeri nën trungun e arrës së djegur që nga rrënjët kishte nisur të nxjerrë filiza të rinj. Nënë Raza i futi një jastëk nën kokë dhe e mbuloi me një batanie që i kishte dhuruar në shoqatë bëmirëse.
* * *
Rruga prej zhavori me gropa të thella nga Dhimbja deri në Gjakovë ishte shumë e mundimshme, por megjithatë autobusi arriti në kohën e paraparë në stacionin e autobusëve. Re të dendura pluhuri ngjyrë gri të tokës së djegur u ngritën lart në qiellin e mjegulluar të Dhimbjes , që kishte humbur shpresat për shi.
I fundit nga autobusi përpiqej të zbriste Lush Rebeli, duke iu falenderuar konduktorit që e kishte lejuar të hipte pa blerë biletë. Konduktori nuk u vuri veshin falenderimeve të Lushit, por iu lut të zbriste më shpejt:
- Më shpejt xhaxhi, të lutem, më shpejt e lëri falenderimet! Me falenderime më janë mbushur xhepat përplot! Tjera herë kur të nisesh për në Dhimbje mos merr rrugë pa para! Nuk ecën me ujë autobusi, more xhaxhi! I kuptoj dhimbjet e Dhimbjes, por biznesi është biznes! Nuk jam shoqatë humanitare, more xhaxhi! Nëse vazhdoj kështu t’i bartë pa pagesë vejushat e Dhimbjes, besa shpejt do të falimentoj!
- Më ndihmo pak të lutem të zbres nga shkallët!- u lut Lushi pa u vënë as ky veshin ankesave të konduktorit.
-
- Qofsh faqebardhë , bija ime ! e uroi Lushi vajzën pasi zbriti nga shkallët e autobusit.
- Qofsh me nder, xhaxhi! Ç’të keqe ke në këmbë, more xhaxhi?- pyeti vajza kureshtare duke ndier dhembje për të sakatosurin.
- Lufta , bija ime , lufta...!- u përgjigj Lushi
- Prej nga je xhaxhi?- pyeti përsëri vajza.
- Vij nga kryeqyteti , mori bijë!
- Sikur njihemi pak, xhaxhi!-tha vajza e ndruajtur.
- Besa, unë nuk po të njoh, !- u përgjigj Lushi.
- Xhaxhi, mos je...?!- pyeti vajza .
-
-Eja xhaxhi të ulemi ta pijmë bashkë nga një kafe, dale ndoshta do të dalim të njohur! – tha vajza dhe bashkë me Lushin duke e mbajtur nga krahu hyrën në Stacionin e autobusve të Gjakovës , u ulën pranë një tavoline dhe porositën kafe.
- Më trego , mori si quhesh, se më plase!- tha Lushi.
- Fjolla më quajnë, xhaxhi Lush! Jam nga fshati Dhimbje i Rekës së Keqe! Kam një hall xhaxhi! Më duhen pak para! Nuk jam lypsare xhaxhi, por halli po të bëka maxhupe!- e provokoi vajza Lushin.
- Lyp kos te gabeli, kësaj pune i thonë në Gjakovë, moj bij ! Ku t’i marr unë i shkreti se me gjithë qejf do t’i jepja ! -u përgjigj me keqardhje Lushi.
- A ke grua, xhaxhi Lush?- nisi bisedën Fjolla.
- Jo, nuk kam!- u përgjigj Lushi
-
- As vajzë nuk kam!
-
-As djem as nuse të djemëve nuk kam ! Kurrë nuk jam martuar! Nuk doja të martohesha e të lindja fëmijë që të rriteshin në robëri-!- u përgjigj Lushi pa ditur ku do t’i dilte tymi bisedës me vajzën e panjohur , të cilës sapo i mësoi vetëm emrin.
- Ndoshta nënë ke, xhaxhi Lush! Njeriu pa nënë nuk mund të lindet, a?
-Nëse më sitë me sitë, mos më qit edhe në shoshë, moj bijë!- reagoi Lushi paksa i inatosur, teksa pinte kafenë me vajzën e Dhimbjes.
- Të lutem, xhaxhi, mos u nervozo! Kam një unazë të bukur për ta shitur e mendova mos do ta blesh ! Unazë më e bukur nuk gjendet dot! Bleje për nënën tënde!- përsëri e provokoi vajza Lushin.
- Të lutem, vajzë, m’u heq qafesh!- reagoi Lushi. Nënë kam, por nënë nuk kam...!!! Janë një vit e gjysmë që e kërkoj nënë Nazën! Pa gjurmë diku ka humbur gjatë luftës! Nuk jam njeri i salltaneteve e unazave, bija ime! Edhe sikur ta gjeja nënë Nazën, me çka do t’i bleja unazë, unë i shkreti, moj bijë!
Vajza e fshatit Dhimbje mezi u përmbajt mos t’i pëlciste vaji, ndërsa Lushi i foli gjërë e gjatë për nënë Nazën.
- Faleminderit, bukuroshe!- tha Lushi. Më duhet të nisem. Kam rrugë të gjatë. Tërë Hasin duhet ta shkelë me këtë këmbë, ndoshta helbete e gjej...?! Vetëm Hasi më ka mbetur pa e kërkuar nënë Nazën.
- Të lutem, rri edhe pak, xhaxhi Lush!- u lut Fjolla. Dua të pyes edhe diç, xhaxhi Lush, nëse nuk hidhërohesh! Hë, më jep besën se nuk do hidhërohesh?
-Pyet, mori kush të ndalon?
-Do të hidhërohesh apo jo , xhaxhi Lush?
- Jo, nuk do të hidhërohem! Pastaj...! Pse të hidhërohem?! Asnjë të keqe nuk më bëre, moj bijë! Sa e çuditshme qenke?!
- Xhaxhi , a e njeh Rahilën?!- pyeti vajza.
- Rahilën....! Cilën Rahilë...?!
Në fillim m’u duke vajzë serioze, moj Fjollë, por as ti nuk qenke e pa hile!
- Xhaxhi Lush, të lutem më trego si e njeh Rahilën?- këmbënguli vajza.
- Rahilën që e vari Klani i Xhehenemit, a?!
- Pse, ka vdekur Rahila, a? – pyeti Fjolla e habitur.
- Më pyet për Rahilën, gruan e Akun Bishtit dhe Haram Bixhozxhisë?
- Pikërisht- u përgjigj vajza.
- Nuk dëshiroj të flas për atë grua fatzezë! Nuk ishte kurvë, por e fundosën në kurvëri, burrat e saj të zi! As spiune nuk ishte , por e zhytën në ujra të turbullta! Nga Rahila nuk pësoi njeri! As unë nuk pësova kurrë nga Rahila! Të mjaftojnë këto fjalë për Rahilën?!
- Jo, xhaxhi Lush nuk më mjaftojnë këto fjalë për Rahilën! Dëshiroj të di më shumë për atë grua që nuk ishte si dukej!
- Ç’dreç të lidhë me Rahilën, moj vajzë?!- pyeti Lushi i habitur.
- Më shpëtoi Rahila, xhaxhi Lush, nga kthetrat e Klanit të Mëhallës së Xhehenemit! Ajo më nxori nga ai zgaq i përbuzshëm i pallatit të Ziban Ziut! Zoti e di ku do të kisha përfunduar sikur të mos ishte Rahila?! Grua më të sinqertë nuk kam takuar kurrë! Ishte edhe trimëreshë Rahila! Në sy u përplasi atyre katilave tërë hipokrizinë dyzetvjeëare të Klanit ! Sa shumë ndjenete dhembje për ty dhe fatin tënd, xhaxhi Lush! Qau për fatin tënd dhe të nënës tënde, atë natë kur më nxori nga puna si shërbëtore e Klanit. Beson, apo jo, xhaxhi Lush?!
- Ndoshta?!
- Rahila më dha unazën e nënë Nazës! Më porositi ta jepja , xhaxhi Lush , por nuk mund të takoja dot, edhe pse të kërkova gjatë!
- Gënjen?!!! Mos luaj me mua, vajzë! Prej nga unaza e nënë Nazës në duar të Rahilës, mori?!
- Unazën që thash se do ta shisja është e nënës tënde, xhaxhi Lush!- tha Fjolla ndërsa herë skuqej e herë zbehej, duke shpalosur unazën që e kishte mbështjellë mirë!
-O Zot i Madh ?! – thirri Lushi kur pa unazën e të ëmës , të cilën gjashtëdhjetë vjet më parë i kishte blerë i shoqi , Isuf Lisguri. dhe nisi të dridhet e të qajë përderisa unazën e shtrëngonte në grusht.
- Ku e kishte marrë Rahila unazën, moj?! Fol, bre , se luajta menç nga gëzimi!
- Nuk di ,xhaxhi Lush, si e mori unazën Rahila, por më porositi të të them që mos ta kërkosh nënë Nazën! ”Thuaj Lushit se e ka të kotë ta gjejë nënë Nazën , më tha Rahila! Ziban Ziu në fund e ka ngarkuar në kamionin me kufoma!”
Pasi dolën nga kafeneja e stacionit të autobusve ,vajza u
-Hej, Fjolla, moj! Thuaj nënë Razës dhe Xixëllonjës së Dhimbjes të mos paguajnë më për Ramën e Gëzimin e vogël...! Hej...! Fjolla tregoji Dhimbjes kush janë Zibanët e Haramët e kryeqytetit! Mos e gënje nënë Razën e Xixëllonjën e Dhimbjes! Thuaju të vërtetën e hidhur! E vërteta sado e hidhur qoftë është më e embël se gënjeshtra e zier në mjaltë!Thuaju se Ziban Ziu e Haram Harambashi, sikur nënë Nazën, i kanë ngarkuar në kamionin me kufoma të vjedhura edhe Gëzimin e Ramën...! Unë nuk pata zemër t’u them fatzezave të vërtetën...! Sa i vogël m’u duk vetja para dhembjeve të Dhimbjes. Fjolla, ti mos ngurro! Mos u bëj e ligë si unë! Mos e mba në qafë gurin e gënjeshtrës! Mundi ethet e harrimit, shkyeje tisin e mjegullës së Dhimbjes! Thuaju nënë Razës e Xixëllonjës mos t’i harrojnë Ramën e Gëzimin, por le t’i përkushtohen Zgjimit të vogël të Dhimbjes?!... E pashë me sytë e mi, e ndjeva me zemrën e shpirtin tim se dhimbjet e Dhimbjes kishin nevojë për të vërtetën më shumë se për bukën,ajrin, ujin...
E fundit në autobusin që u
11
Protesta e nënave ishte paraparë të mbahej duke filluar nga ora njëmbëdhjetë , ndërsa autobusët e mbushur spic me nëna , nuse e vajza kishin nisur të arrinin në kryeqytet që nga orët e para të të mëngjesit. Autobusi që kishte arritur i pari , erdhi i mbushur përplotë me gra të Dhimbjes. Menjëherë pas tij arriti edhe autobusi nga fshati Plagë i Anadrinit. Sapo zbritën në kryeqytet, gratë me flamur të lëshuar në gjysmështizë shkuan para godinës së Parlamentit për të bërë homazh te fotot e të bijve , që dy vjet më pare vetë i kishin varur në kangjelat e rrethojës së Parlamentit në kryeqytet.
Si për çudi, atë ditë as nënat as motrat as nuset e Dhimbjes dhe Plagës nuk derdhën, madje asnjë pike loti gjatë homazhit. Ndoshta dëshironin mos ta prishnin disponimin dhe atmosferën festive të kryeqytetit që ato ditë bënte dasma të mëdha me tupana e zurna nëpër bulevarde gjatë fushatës zgjedhore për qeverinë, parlamentin dhe presidentin e provincës që mëtonte të bëhej shtet. Partitë kundështare gjatë fushatës së asaj dite me vapë,që nga mëngjesi, për inat të partisë kundërshtare, kishin djersitur tupanxhinjtë e zurnahinjtë, duke hedhur valle. Yjet e estradës muzikore të kryeqytetit atë ditë kishin vendosur të sabotonin performancën e tyre artistike, ngase që nga fushata e zgjedhjeve të shkuara partitë nuk u kishin paguar honoraret e performimit artstik në rrugët e kryeqytetit. Homazhet e grave të Dhimbjes dhe Plagës nuk i bënë fare përshtypje elektoratit zgjedhor të kryeqytetit me kokë të nxehur , madje as që kishin dëgjuar për protestën që parashihej të mahej në kryeqytet.
Pizevengët e kryeqytetit, që rëndom , rrinë e argëtohen, si të papunë që janë, në platonë e hotelit afër teatrit të kryeqytetit, nisën për t’u tallur me homazhin e grave pastaj u trimëruan për hedhur nënave, nuseve e vajzave të Dhimbjes fjalë pizevengësh. Burri i vetëm që kishte rastisur të jetë në mesin e fatzezave ishte Lush Rebeli.
- Në një kënd të platosë pinin kafe Ziban Ziu, Tatlije fallxhesha e Akun Bishti duke u zgërdhirë me Lushin dhe gratë e Dhimbjes e Plagës, që mbanin fotografi të bijve të zhdukur në luftë dhe pankarta në duar, në të cilat shkruhej se nënat ngulmonin t’u ktheheshin të bijt nga burgjet e Serbisë?! Në opinionin publik ishte kurdisur një rrenë gjeja se
Akuni e Zibani herë pas herë duke hudhur gurin e duke fshahur dorën i nxisnin pizevengët t’u hidhnin fjalë grave fatzeza:
- Hëëë...! I paska dalur nafakë edhe Lush Rebelit të martohet sot me një vejushë të Dhimbjes apo Plagës!- ironizoi Akun Bishti, duke i ngritur një pas një e gotat me raki.
- Besa, jo me një, por me shumë vejusha , sot paska shanse të martohet Lush Rebeli?!- satirizoi një kokëshinik, që kishte vënë këmbën mbi këmbë dhe hurponte makiato.
- O Lush Rebeli, a do bëhesh mësit imi për atë shtathedhurën e Dhimbjes, bre?! Të qeras me dy makiato të mëdha nëse ma ndreq punën me të!?- satirizoi një pizeveng tjetër, përreth të cilit rrinin ulur disa dilinxhinj tjerë të kryeqytetit.
Xixëllonja e turpëruar, pasi pështyu në drejtim të platosë së hotelit, uli kokën dhe hyri shpejt për t’u fshehur në mesin e grave të Dhembjes . Lushi u ndie keq nga humori, satirat e ironitë e pizevengëve, që talleshin duke u zgërdhirë në llogari të grave të Dhimbjes! I tëri nisi të dridhej nga marazi. Zatën dridhjet i kishin nisur para godinës së parlamentit, kur pa deputetë, ministra, zyrtarë të lartë vendorë e ndëkombëtarë, që nuk ua varnin homazheve të grave të Dhimbjes e Plagës, por nguteshin të hynin shpejt në oborrin e Parlamentit. Aty pa edhe komandant Gurrën me truprojat e tij, tek kaloi pranë fotografive, kokulur, pa e kthyer kokën kah fotografitë as pa i vërejtur nënat tek i luteshin Zotit për kthimin e të bijve.
Talljet e pizengëve që bënin shtatë palë qejfe para hotelit, Lushit i çakërdisën mendjen. “Eh, këto ngordhësira nuk mund t’i duroj!”- i tha Lushi vetes dhe u
- Hajde, Lush Rebeli, hajde ulu pak! Mos e dëgjo këtë të poshtër! Unë të qeras gjatë tërë jetës me makiato e raki nëse ia bën mendjen rrotull asaj pehrrisë së katundit që të mbante nga krahu! Ky pisi mendon se me dy makiato mund t’i thejë mendjen vejushës së Dhimbjes...?!- nisi shtruar të tallej një sarhosh tjetër. Të blej edhe kat veshjeje nga këpucët e deri te gravata! Kështu si je bërë harrubet bostani, more Lush fakiri do t’i prishësh imazhin protestës së vejushave! Nuk të ka hije të shkosh kështu zhele më zhele me vejushat e Dhimbës e Plagës?! Hë...! A pajtohesh, Lush?
- Do të thotë të pëlqeu shumë gruaja e Dhimbjes, a?!- pyeti me ironi Lushi sarhoshin gjysmë të dejur, pasi nxori një ofshamë të thellë.
- Besa, shumë më pëlqeu Lush! Kujt nuk ia ka ëndja mishin e thëllëzës, Lusho? Sa bukur i luante vithet duke ecur me naze vejusha e Dhimbjes, more Lush! Kujt nuk ia marrin mendjen ato vithe, Lushooo! Aso vithesh veç Rahila e Dudie hanmi kanë pasur në kryeqytet kur ishin në ditët e veta !- qesëndisi pizevengu sarhosh pasi porositi edhe një raki dopio.
-Djema, ju lutem nga toka deri në qiell, mos u tallni me dhimbjet e Dhimbjes dhe Plagës!- tha Lushi duke u dridhur. Zemra nënash janë, more të çmendur! A keni shpirt, bre? A keni fëmijë, bre? A keni Zot, o të çmendur?! Hej,ju vraftë gjaku i dëshmorëve e vaji i nënave , o pizevengët e kryeqytetit!!!- përfundoi Lushi mallkimin.
- Shihe, shihe...! Lush fakiri ditka të mbajë edhe ligjërata patriotike!- u tall përsëri një pizeveng tjetër.
- Lëri mallkimet, Rebel fakiri, por ndreq punë!- satirizoi një tjetër.
- Juve duhet ndrequr kurrizin pastaj trurin!- u përgjigj ironikisht edhe Lushi.
-
-
- Ti po kërcënon Lush fakiri! Mati fjalët!
- Ha, haaa, haaaaa...! Me çka duhet ndrequr kurrizin e trurin, o Lush?- provokoi një tjetër.
- Me fjalë!- u përgjigj Lushi. Por, nëse fjalët nuk bëjnë punë, kurrizin e trurin duhet ndrequr me hurin!- dhe papritmas pizevengun provokator Lushi e qëlloi në kokë me kukzën e djathtë, duke i lëshuar edhe një të sharë të ndyrë.
- Provoje edhe ti njëherë, more qen bir qeni, ç’do të thotë të ndiesh dhimbje e të derdhësh gjak dhe pastaj pyete zemrën nëse mund të tallet me dhembjet e Dhimbjes e Plagës!?
Sikur të mos arrinte shpejt policia, pizevengët e dilinxhinjtë e kryeqytetit, sigurisht që do ta mbysnin Lush Rebelin.
Në stacionin e policisë, polici pakistanez e njohu Lushin , i cili pasi i mori një deklaratë për skandalin në platonë e hotelit me pizevengët e kryeqytetit vendosi ta lironte.
- Do ta liroj këtë të krisur!- i tha polici kolegut të vet, të birit të Ziban Ziut.Është me trauma dhe depresion lufte i shkreti! Pastaj edhe ata dilinxhinjtë kanë një pjesë faji! Ç’ju desh ta bezdisnin të shkretin me gjithë atë mal hallesh që ka?!
- Është njeri i rrezikshëm, Lush Rebeli!- ndërhyri i biri i Zibanit. Do të mbash përgjegjësi, koleg i nderuar, nëse i arrestuari bën ndonjë skandal tjetër! Sot do të mbahet edhe protesta e grave për të zhdukurit gjatë luftës, kurse Lushi do të nxisë incidente të turmës së grave! Ne do të duhej ta kërkonim Lushin për ta mbajtur në burg, derisa të mbarojë protesta, kurse ti po e liron!
- Mos po e smadhon tepër skandalin , koleg ?- u përgjigj pakistanezi. Psssst! Mos ta dëgjoj zërin! Unë jam këtu shef, kurse ti je për t’i zbatuar urdhërat e mia! A kuptove?
I biri i Ziban Ziut i zgjidhi prangat nga duart Lush Rebelit, duke e sharë kolegun e vet , pasi që e shikoi vëngër të sapoliruarin.