E enjte, 08.05.2025, 10:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Muça: Traumatika bashkëshortore si ubidone e së kaluarës dhe terapia psikoanalitike e unit

E hene, 22.11.2010, 10:45 PM


TRAUMATIKA BASHKËSHORTORE SI UBIDONE E SË KALUARËS DHE TERAPIA PSIKOANALITIKE E UNIT

 

(Përsiatje rreth Romanit"REBELIMI I NDJENJAVE" të shkrimtares,Miradie Maliqi)

 

Nga Vladimir Muça - Kritik letrar

 

Ditë më parë më ra në dorë romani më i ri i Miradie Maliqit "Rrebelimi i ndjenjave"për të cilin me plot të drejtë mund të them se kemi të bëjmë me një model të ri të të shkruarit.Veçantia e tij konsiston jo vetëm në stilin e të shkruarit,ku duket se kemi të bëjmë me një mënyrë krejtësisht të re,paksa kapriçioze,dhe të ngarkuara me të papritura sygjestionuese të të treguarit,ku nëpërmjet një personazhi të vetëm e tërhjek lexuesin nëpër ca shtigje nga të cilat mund të dalësh vetëm po ti kthehesh remineshencave frojdiane.

 

a./ROMANI E PSIKOANALITIKA FROJDIANE

 

Si pa dashje nën trysninë e subkoshiencës dhe të psiko-motorëve të jetës,jeta e njeriut jo pak herë kthehet në një metamorfozë ku UNI kthehet në një forcë,ku mohon të pavetëdijshëmen duke u redukutuar tek shtypja e  vetvetes.

Shumë shkrimtarë këto sintenca frojdiane i penetrojn shkarazi në frymëzimet e tyre narrative.

Shkalla e vërtetësis shkon gjithnjë në kondicion me shkallën e përjetimit nga vetë shkrimtari.Një arsye e tillë vjen nga trysnia filozofike ndër shekuj "se njeru duhet ti nënshtrohet fatit"

Shkrimtarja Miradie Maliqi tregon se i njeh me dhëmb e dhëmballë këto sentenca,ndaj nuk i ka kaluar shkarazi,por i ka rënë si gur themeli në romanin më të ri me risi moderne"Rrebelimi i ndjenjave"

 

Plutarku,më shumë se ndokush tjetër nargjilizonte se njeriu nga vet natyra e tijë e pambrojtësisë psiqikisht duhet ti nënshtrohet fatit.

Me një shpërfillje frojdiane dhe me argumenta psiko-analitike,me një roman të tipit të ri,domosdo me disa remineshenca,duke zhvilluar analiza të thella filozofike-psiqike,shkrimtarja Miradie Maliqi rrreket me sukses ti kundërvihet fatit ndër shekuj,duke ju kundërvu nën shtysën e një ciklomotori tepër aktiv,larg ndikimeve psiko-nerotike e të libidosë(të një jete të mëparshme traumatike)duke tentuar me sukses të përmirsojë skemën e rrjedhës së jetës.

Ky fat rrjedhë-jete naratisur me shumë kursimtari vjen nëpërmjet heroinës kryesore e të vetme të romanit SOSES,dhe bashkëshortit pa identitet,të mbarsur me ide dhe koncepte plutarkiane,i cili është kundër çdo mentaliteti të ri të stisur me aq vendosmëri e siguri nga gruaja Sose.

Miradija tashmë mbas një tragjizimi shpirtëror e ka bërë të sajën mësimin e madh të Frojdit mbi frikën."Problemi i frikës është një pikë kyçe ku konvergojn çështjet më të ndryshme e më të rëndësishme.Ajo është enigma,zgjidhja e së cilës duhet të hedhë dritë të qartë mbi gjith jetën tonë shpirtërore.Miradija e ka bërë pjesë të qenjes së saj psiqike këtë postulat të Zigmund Frojdit,ndaj deduksionet që rrjedhin prej tij në planin filozofik bulërojn faqe më faqe gjatë romanit duke i dhënë karburantin e duhur ciklomotorit të ndjenjave e të mendimit njëkohësisht.

 

Sosja tashmë,pas një traume shpirtërore e ka kuptuar se"UNI-siç na mëson Frojdi-është një forcë që mohon të pavetëdijëshmen dhe që e redukton atë drejt shtypjes,aherë si mund të besohet se do të jetë i drejtë me këtë të pavetëdijëshme?"

Subkoshienca e Soses tashmë është zgjuar nën këmbanat e psiko-analizës që i bën në retrospektiv jetës së kaluar bashkëshortore si në Unin e saj të pa konvegushëm.Ajo tashmë mundohet të ngrejë piketa të reja në trasen e re të jetës.

Një qëndrim i tillë i Soses bazohet në sentencat e shumta që hasim nëpër faqet e librit,ku si shembull mund të marrim:"Burrat kryeneq janë fatkeqësi kombëtare,sidomos ata me një Golf të vockël,apo BMW"

"Duhet të mbledhësh copat e shpirtit,të jesh e tërë,smund ti shkosh tjetrit e gjymtuar"

"Nuk i çmoj shumë martesat e qeta.aty diçka nuk shkon,nuk funksionon.Është thjesht sikur të jesh vetëm e ta tërhjekësh zvarrë vetmin tënde dhe të tjetrit,"

Këto sentenca përdorimi me bollëk i tyre si askush në këtë libër,ngjajnë si ujë regëtitës,të cilët u japin dritë gjith kashtës së kumtërit në romanin tonë duke e veshur me një vezullim argjendar e duke e bromuar me refleksione nga me kandeshentët.

 

Ndryshe nga romanet klasike me të cilët jemi mësuar,në romanin e Miradies na përqaset një rend i ri tepër i ngjeshur kompozicional,në një hark kohor tepër të shkurtër(disa orësh)çdo gjë vërtitet reth një personazhi kryesor Soses,të tjerët vendosen si garnitura,apo me tipare rastësore.

 

b/NJË PERSONAZH RRETHUAR NGA GARNITURA GRAFISTE TË COPËZAVE PERSONAZHE

 

Nëse ka edhe diçka të veçantë në këtë roman që duhet marrë apriori,si një vlerë e re,si një risi,është pikërisht fakti se nëpërmjet një personazhi të vetëm Soses me një grafikim tepër të përsosur,pa nevojën e ngjyrave,skaliten imazhe pamje të personazheve që vendosen rreth e rreth saj si një garniturë,që në dukje të parë të japin përshtypjen se nuk kanë lidhje me njëra tjetrën,por faqe pas faqe më shumë bindesh se çdo vije grafike përfaqëson një ndjenjë-ngjyrë,e cila vendoset rreptësisht nën vëzhgimin rigoroz të autores.

 

Këto grafi-personazhe duken tamam si copëza të mjegullta,herë afrohen e herë largohen,lëvizin në një teren të mjegullt,shtyrë nga erërat e rrebelimit të ndjenjave.Por kjo nuk na pengon që ne ti njohim ato,sepse ato autorja i ka nxjerë nga Uni i jonë,nga një realitet përditor,duke i veshur me një rrobe të re të iracionales.Kështu që gjithkujt na duket se avokati pa emër,hotelxhiu pa identitet,pijaniku grindavec,vjerra shamatare,i njohim jo sikur ti kishim para syve,por sikur kemi një kohë të gjatë që i mbajmë të strukur në trurin tonë aq shumë të lodhur.

Këto personazhe nuk na përqasen si personazhe në kuptimin klasik,ata përqasen si fragmente njerëzish që po ti bashkosh përbëjnë një të tërë.

Në këto grafitura çdo gjë vendoset në suazën e një naracioni realisto-simbolik,e cila duke qenë një apotheozë e Soses kthehet në një blatim për të gjith femrat e gratë,në veçanti për lexuesit,krijuesit në tërësi,duke i ushqyer ata me energji të pashtershme.

 

Romani"Rrebelimi i ndjenjave"duke përcjell tek lexuesi të tilla edukime filo-psiko-sociale,merr trajtat dhe i përket tërësisht zhanrit filo-psikologjik.

 

Me të drejtë romancierja pretendon që romani të jetë një pasqyrë me më shumë vezullime filozofike aq dhe social-psikologjike,në një trevë me veçanti pos diktaturë,ku sa kanë filluar të bulojnë lulnajat e një jete të re,por të hijezuar nga brishtësia e trashëgimisë diktatoriale.

 

Me një kontrapunt ndjesor autorja nëpër faqet e librit na servir konkluzione nga jeta e Soses,të cilët duke ju bashkangjitur aludimatit të grave të Çikagos,mbartin vlera tepër fondamentale për kohën e sotme,ku në syt tanë po merr trajtat shkatërimtare një apokalips familjar.

 

C/ IREALJA DHE REALITETI NË MONOLOGUN TERAPEUTIK

 

Në këtë roman nëpërmjet realitetit dhe të ireales të një ëndre me përmasa universale,në një plan gjithpërfshirës,paraqitet drama e thellë familjare

me pabarazi gjinore.Nga ky këndvështrim,mendoj se ky roman është një nga më të arrirat të Miradies e rritur e stisur në këtë vend.

Me përmasat e mëdha ideore që ravijëzon ai do të kthehet në një histori irreale brenda një realiteti,duke na rrëfyer për një histori,ku përfshihen romanca të pa arrira,dhuna dhe terori,dashuria ngërthyer me urrejtjen,gjer në peripecitë,makthet dhe trishtimet.

 

Romani në zhvillim narativ na tregon një fabul të thjeshtë plot satirë,një ëndër,e cila bëhet pjesë e një apokalipsi familjar,që në rëndomësin përditore të sallave  gjygjësore përmblidhet në një emër NDARJE-DIVORC

Një dramë që është çdo herë e pranishme në familjet e sotme,dramë e femrës në kërkim të barazis gjinore,në kërkim të lumturisë,ikja nga makthet ndjenjësore,drejt një rrebelimi të tyre ndaj kësaj padrejtësie të trashëguar

Fabula narratiset nëpëmjet një përshkrimi tepër prekës për lexuesin e çfarëdoshëm ku monologjet si baza e kti narracioni,luajn një rol tepër aktiv,të rëndësishëm brenda për brenda një kreshenduje që ecën gjoja me qetësi,por që nga pasazhi në pasazh të rrëmben e të mbërthen me impresionizmin sundues.Autorja na paraqitet si mjeshtre e monologut,gjë të cilën e ka arritur në sajë të erudicionit të sajë shpirtëror,ku me kalamendjet krijon situata të tilla irracionale në sajë të një spiritualiteti montaljan,duke e mbajtur lexuesin pa frymë gjer në tre faqet e parafundit,ku vetëm aherë lexuesi mund të zgjohet e të besojë se gjithçka ka qenë një ëndër,një irrealitet,brenda racionales përditore

 

Nëpërmjet monologjeve të tilla,ndjenjat si toreador të sprovuar kapërcyen parvazin e shpirtit e duke tundur të kuqen e demave,nuk struken më në koshinat mbrojtëse të Arenës,por flakërohen të patundshëm,ballë për ballë,me një synim fondamental;domosdo fitimtar.

 

Është shumë i vërtetë konstatimi i autores se pa një terapi psiko-analitike,ndjenjat do të hiqnin dorë nga çdo lloj rrebelimi,dhe ne do të jetonim në një shtëpi të madhe por që i ngjan një birruce,ku dhe ëndërrat nuk mund të dalin prej andej,sepse gardiani "UN"i çdo kujt zdo ja japi në mundësi të tillë.

Figura e femrës në këtë roman,vjen nga një këndvështrim krejt tjetër,nga ajo që jemi mësuar të shohim ngahera.Ajo na paraqitet në një këndvështrim krejt origjinal,me disa aksese që jo vetëm syri i çdo burri nuk është mësuar ti shohë,por as burri i dashuruar marrëzisht,dhe që lë burrërinë në Djall,nuk mund ta shohë e ta dallojë shpirtin enigmatik të kësaj gruaje që lufton si Laokonti me Unin e saj,lufton me libidon e fëminisë e të fillimit bashkëshortor,për raporte të reja,drejt një mundësie të barazisë gjinore,e një harmonie e të të kundërtave.E gjitha kjo zhvillohet nëpërmjet një terapie psiko-analitike.Në këtë terapi që autorja i bën personazhit Sose,ka diçka që nuk shkon në gjith atë zamallahi të kësaj krize familjare.Jo çdo gjë sipas frojdit shkon vetëm drejt një UNI tradishent,sepse ligji i mohimit,të mohimit tek ky UN,merr format nga më të ashprat,të përjashtimit.Terapia psiko-analitike kërkon edhe harmoni ndërmjet derivateve ndjenjësore të një UNI jo tradishent në mënyrë të tillë që pasojat traumatike në këtë krizë familjare të jenë sa më të buta,të hapin shtigje të ndërsjella,në mos bashkimi,drejt një mirëkuptimi shoqëror.

 

Miradija bën një lojë të shkëlqyer narrative dhe me objekte jo frymor,amorfe,siç janë veturaAlfa-Romeo,dhe BMW.

Vetura Alfa-Romeo merr frymë,bëhet pjesë e Unit Sose,bëhet shenjë e motivueshme,duke krijuar një lidhje sematike me personazhin Sose,duke e plotësuar atë.

Vetura vjen si shenjë rastësore ngarkuar me instancë ideo-letrare,e cila projekton dhe rrezaton shpëtimin.Kjo shenjë(personazh do të thoja)plotësues,e transfiguruar në një figurë letrare gjatë romanit,nenkuptohet se është intenca e narracionit.Me të dy veturat më duket me vend mendimi i Umberto Ekos,kur na servir një metaforë,tepër domethënëse,i cili e përkufizon si një "piknik"ku autorët sjellin fjalët e shpirtit të tyre,ndërsa lexuesit reflektojn mbi to ndjesitë e tyre.Të tillë e përjetova edhe unë atë "piknik" rrebelimi ndjenjash,tek përjetojm me shpirt e zemër terapinë psiko-analitike të personazhit Sose.

Për sa mësojm nga ky roman,gjithnjë duhet të jemi koherent me gjykimin e luftës kundër pabarazisë,ashtu siç siç shprehet autorja,në rradhe të  parë duke mos lejuar veten të biesh në grackën e të mundurve,të cilën gjithnjë e shohim si një iluzion romantik,duke ngatëruar imtelegjencën me karakterin.

Nëpërmjet një diagrame në rritje nëpër faqet e këti romani,filo-psiko-analitik,kuptojm qartazi se njerëzit nuk janë të gjith të barabartë ,me cilësi natyrore,nuk janë një lloj,por sipas të drejtës intelektuale dhe shpirtërore të ekzistencës,duhet  të dominoj barazia në thelbin e të drejtave njerëzore,ndërsa lavdinë,pasurinë dhe vlerat e tjera,gjithkush le ti marrë sipas kontributit të tij në familje e shoqëri,pa harruar sërish thelbin magjik të egzistencës që quhet ;respekt i ndërsjelltë.

 

Ç/ PRODUKTE TË KUNDËRTA ME DONACIONE TË PËRAFËRTA SHOQËRORE

 

Me një kontravers në fund të romanit,personazhi ynë,tashmë jo më ai Sose,përcepton tek të pranishmit në sallë,nga mungesa e shokut të jetës,i cili e fut në boshësi.Ajo nuk ndjehet vetvetja e dikurshme,nuk ndjehet UNI pastorial ndër ëndërrime.Bashkëshortësia çel si një gonxhe e praruar në syt e shpirtin e personazhit tonë.Më së fundmi pas shumë e shumë terapish me UNIN e saj,vjen gjithçka që është përmbledhur nëpër narracionin e romanit,si një nocion "refuzimi i detyruar"e cila sështë gjë tjetër veç një jetë që ska ecur mirë,pasojë e së cilës është mungesa e respektit reciprok,varfërija shpirtërore,si prodhim i një martese shabllon,diktuar nga kushtet shoqërore,të papërshtatshme,rreptësia e kërkesave morale,nën shtypjen e të cilëve u ndodhën dy personazhet tanë,njëri i veshur me identitet në plotësi,tjetri pa identitet në boshëti.

Pa asnjë hezitim mund të themi se ky roman na sjell si të kundërta dy produkte mbas një terapie të plotë të tipit frojdian,duke na servirur donacione te reja të zhvillimit shoqëror,krijimin e raporteve të reja ndërgjinore.Këto donacione Miradija,na i sjell me një ndërthurje artistike tepër tërheqëse e domethënëse,në fund të romanit,ku gjithçka e mbarsur me një kontravers ndjenjash,ndjenjat e rrebeluara skanë më nevojë për suporte,për peshë,vlera e saj kërkon sa më shumë hapsirë në këtë kohë të re.

Lexuesi përjetohet me një ëndër të stisur,ku irrealja përqaset drejt reales.ku çdo njeri jeton dhe ndeshet mashkë me të në katakombet e shpirtit,ku ravizohen dukuritë e reja,përpjekjet që bën ajo duke u përballur me të vjetrën,e cila edhe në Unin tonë lëshon vend me vështërsi,duke krijuar komplekse në interesin e saj.

Duke derdhur nëpër rradhët e këtij romani një bollëk të konsiderueshëm të universit të saj femëror.Miradija i jep lexuesit gjithçka nga shpirti i saj,duke ndihmuar çdo bashkëvuajtëse në daljen plotësisht nga liqerthulliku është ngërthyer jeta shoqërore e ajo familjare në këtë cep të Europes.      

 



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx