Kulturë
Halit Bogaj: Eva Marie Saint (1924)
E merkure, 24.11.2010, 10:16 PM
EVA MARI SENT (1924)
Nga Halit Bogaj
Ishte ndër aktoret më të mëdha amerikane në kohën e saj dhe laureate e çmimit oskar për vitin 1954, për rolin e saj sekondar në filmi''Në portet e Nju Jorkut''.Filmi i mori 8 çmime oskar duke mbetur njëra ndër kryeeveprat më të fuqishme të kkiinematografisë botërore në të cilin aktruan:Marlon Brando, Eva Mari Sent, Karl Malden, Li Xh.Kob dhe Rod Stejxher..), Eva Mari Sent u lind në Nevark.Pas kryerjes së shkollës së mesme e studjoi aktrimin në Universitetin e Bovlin Grin Stejtit.Ajo realizoi disa role në Broduej dhe Televizion deri kur debutoi në filmin''Në portet e Nju Jorkut''të regjisorit Elia Kazan.Në të njejtën kohë kur aktronte në teatër dhe film merrte shpërblime për punën teatrore dhe televizive, sidomos për mjuziklin televiziv''Orët tona'' me Pol Njumenin dhe Frenk Sinatrën, duke u krahasuar me aktoren e madhe Helen Hejs.Në vitin 1957 i realizoi filmat''A Hatful of Rain''dhe''Në rrethinën e Rentrit''/që të dytë në vitin 1957/.I dyti ishte fiom spektakular mbi luftën qytetare amerikane në të cilin morën pjesë edhe Alezabet Tejlor dhe Montgomeri Klift..Por roli i saj më i madh erdhi atë ditë kur Alfred Hiçkok ia ofroi rolin''Drejtimi Veri-veripërëndim''/1959/me Keri Grantin në rolin kryesor/me të cilin ajo arriti sukses të paharrua duke u bërë njëra ndër aktoret më të popullarizuara amerikane.Trileri''Veri-veri perëndim''ishte një hit i madh për publikun dhe kritikën filmore, për realizimin e të cilit ndihmoi edhe ekipi i aktorëve të shquar në përbërje prej:Keri Grantit, Xhejms Mejsnit dhe Martin Landaut. Ajo në mënyrë maestrale e luajti rolin e agjentes së fshehtë, duke mbetur ndër ikonat më të njohura të botës filmore femërore në përgjithësi.
Eva Marie Saint në kulmin e karierës e kishte vendosur''që të ngadalsohej''dhe t'i përkushtohej familjes.Nga rolet tjera të rëndësishme duhet përmendur''Ekzodusin''/1960/, me Pol Njumenin në rolin kryesor .Pastaj vijnë filmat:''Të gjithë duhet të bijnë''/1962/me Voren Bitin dhe Karl Maldenin/,''The Sandpiperu''/1965/i regjisorit Vinsente Mineli me Elizabet Tejlorin , Riçard Bartonin dhe Çarls Bronsonin në rolet kryesore si edhe filmat ''Rusët po vijnë''''1966/dhe''Grand Pri''/1966/.Eva Mari Sent u paraqit edhe në disa seriale televizive siç janë'' "Taksi", "Partnerët e rastit'', "Frasier", dhe disa filma nga të cilit i fundit ishte''Kthimi i supermenit''/2006/. Në vitin 1990. Saint Sent e fitoi shpërblimin ''Emi'' për rolin në filmin televiziv''Njerëzit sikur ne''.Sot jeton në Santa Monika, me bashkëshortin Jeffrey Hayden, me të cilin është e martuar nga viti 1951.