Kulturë
Cikël poetik nga Sabile Keçmezi-Basha
E marte, 23.11.2010, 10:58 PM
Sabile Keçmezi-Basha
sabile_basha@hotmail.com
ME KANDAR-ME KANAR
UDHËT
Udhët na kthejnë mbrapsht
Lëkurën e grisur
Dhe më të acaruar
Takohemi në ishullin e blertë
Brigjet nuk takohen
Jo
Tha profeti
Edhe kështu në zymtësi
Në dy cepat e mallit
Rritën leukocitet
Takimi i stër-stër zgjatur
Paturpësisht
Përvëlon palcën e atdheut
Nën hijen e pritjes së plakur
bistekohen flokët e thinjura të ëndrrës
Ditët shtatzëna mbarësohen
Në dhembjet e kuqe
Në albumin e pluhurosur
Shfletohen katalogët
Reklamohen gjymtyrët
Dhe 1001 maskat
Thanë, u tha një ditë
Se ishujt kanë bërë grusht-shtet
Fjalët i mori era
Më askush nuk besoi
NGA LARGËSIA
Nga perspektiva
E yllit polar
Sa e vogël
Më duket
Drita, (lexo LIRIA)
Nga cila qafë-dhembje
Më pyete një ditë
Të numëroi
Të thinjurat
E barit
Edhe lartë
Edhe poshtë
Atdheu më
Me pala
Me rrudha
MPLAKJA E ATDHEUT
Sa çudi
Më thanë mbrëmë
Ka filluar
Të mplaket atdheu
Unë qesha
Qesha e thashë
Si mund të plaket hëna
Kur çdo natë bëhet nuse
Në parqe diellore
Plus (+) LIRIA
Për çdo qastë
Ushqehet
Me dashuri të kuqe
Dhe përsëri e përsëri
Më shumëfishohet atdheu
Me rreze purpuri
Në perspektiv kohore
BABAIT
Ti je gati-gati
I moshuar sa ATDHEU
Dhe
Tërësisht i mbushur me rrudha
Që i ke trashëguar
Nga mërzia e TIJ
Në gishtat e tu
Ka zënë vend lëmyshku
Që vije me shtërzimet
E kohës noprane
Me fulqi të dala
Jashtë çdo makete
Thonjtë
Thonjtë e zinj të historisë
Të shpupurisin plagën
Gërmojnë paturpësisht
Në anin e tokës
Shpesh më vjen në ëndërr
Se si kthehen
Nga udhët e largëta
Me rreze purpuri
BABAI E ATDHEU
ME KANDAR-ME KANAR
Me kandar ndër sqetull
Morëm udhët për udhë
Dhe flakadanët i mata
Me gjatësinë e hijes
Në mullirin e dhembjes
Babai im
Me kandar
Maste barrën e samarit
Dhe bluante me kandar
Brinjët e thyer
Të lisave të djegur
Me kandar
Mateshin edhe fjalët
Edhe shikimi
Tej për tej kornizës së atdheut
Muri i Berlinit me kandar
Qonte fjalë
Në Qafë Thanë
Dhe porosiste
Me kandar
Mateni edhe ëndrrën
Që nuk e ëndërroni
As në ëndërr
Me kandar
Mateni udhët mirë e mirë
Tej për tej atdheut
Dhe pëlhurën e bardh
Faljani dhuratë të paftuarit
Në ikje
Ishte një kohë
Me kandar
Kur edhe lulet përshëndeteshin me fluturat
Dhe me perëndim të Dielli
Konstandini takonte Doruntinën
Edhe qeshnim... me kandar
Edhe qanim me kanar