E enjte, 08.05.2025, 06:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Qamil Foniqi: Emblemë ilirike

E marte, 23.11.2010, 10:57 PM


Qamil Foniqi

 

Poezi nga libri në botim:

 

EMBLEMË  ILIRIKE

 

(Shqipëri-Kosovë,korrik 2010-të )

 

Kur ankthi të ripushton

ëndrra  zbret betejë sunduese

nga lartë prehet  mallengjimi

dhe dita  etshëm  përendon

 

udhëtimit të përmotshëm

derdhet loti dhembjes

e qelë  karafil i kuq

mes shekujsh  që farkohën

palë jetësh

 

unë flakëm i pavdekshëm

bëhem betim

të shkrepurit vetimë

gadishullit   Ilirik

 

 

(ditore)

Ah ti kohë

që me dredhë

kaq shumë  bifurkacionit

peng me ke  pjekur

mbeshtjellur ëndërrimit

D A R D A N I K

 

 

(mbi kohë)

 

Në heshtjën e madhe

levroja vetminë time

nuk di ç’të bëja

ta vrisja

apo ta puthja

megjithatë

që të dyja

ishin vdekjepruse

 

 

(miku im)

 

Me thuaj  miku  im

ç’faj patëm

kallximit  tonë

që koha na gozhdoj

rrethim

mallkimit

përfytur

 

me thuaj miku  im

mos  kapërcyem

tej fatit  të harruar

dhe deshën t’na lëkundin boshtit

të çmendurit e  historisë

 

 

RREFIMI - V-së

(ngjyra kohe)

 

Na shtrydhnin  t’iknim të humbur e digjej kthimi

por  nuk u ndalem rrugëtimit tonë të nisur

 

drejtë dritës ashtu t’gozhduar  me diellin  pjekur sysh

mbi koka na vërgllonin shpatat e gjakura frymëmarrjës

 

herë perënditë na harruan braktisur  po ecnim,  ashtu kafshimit të egër

bënim udhë t’qullur dhembje e gjak  tek mësuam së liria ishim  Ne

 

tekanjoz  tash  lakohemi emërash me nga i copë trimerie bartur supeve

harrojmë së shkelim gjakut të njom  derdhur për nënë Tokë

 

 

BASHKVENDASI

 

( kosovar )

 

Derisa priste ngjante  në dyanësi

analës së  rrugëtuar

 

njëmijë herë i peshuar  dashurisë

në ëndrrën  e (at)dhéut  të lirtë

 

si  triumf  bartur  zemrash

djeshmën e mbjellur ia dhuroi të sotmës

 

s’kishte tjetër madhore veq lirisë

ndaj të jesh apo mos të jesh qahej fillimfundit

 

ashtu nga betejat  nisur serish  betejave

bëhej arkitekturë  për temele çatie

 

edhe pse digjej n’pejsazh varresh

si prurje e kohës së shkrumuar  Flakej

 

për të arritur  ëndrrës  gjakim,

pjekje me dritën  kërkuar  vitësh

 

(anës drinit mesditë gushti 2010-të)



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx