Kulturë
Engjëll Koliqi - Poezi të 6 nëntorit 2010
E merkure, 24.11.2010, 08:11 PM
DO TË NA NJOHË MBARË BOTA
Me mbretëreshën time të bekuar
Nuk jemi këtu
Të bëjmë dashuri vetëm mes nesh
Por të mbjellim farë dashurie
Dhe të korrim lumturi
Për mbarë njerëzinë
Prandaj do të na njohë
Dhe do të na këndojë gjithmonë
Mbarë bota
Garlate (Lecco), 6 nëntor 2010
ME PROPOZIMIN TONË
Makina e dashurisë po niset
Me motor mirësie
Do të përshkojë këndshëm
Të gjitha relievet
Dhe të gjitha pëllëmbët e kësaj bote
Garlate (Lecco), 6 nëntor 2010
FLASIN DHE S’THONË GJË
Ata andej flasin
Flasin shumë
Në mëngjes, në drekë e në darkë
Ditenatë flasin
Bëjnë shumë zhurmë
E kurrë gjë s’thonë
Garlate (Lecco), 6 nëntor 2010
SIÇ KANË THËNË
Po bashkohen me ne
Për t’i shërbyer të vërtetës
Dhe dashurisë
Deri në amshimin e lumturisë
Garlate (Lecco), 6 nëntor 2010
PËRKUNDËR REALITETIT
Sipas miteve të tyre
Ëndërrojnë përralla qesharake
Dhe të pamundura
Edhepse nuk kanë zemër
As shpirt
Duan ta marrin fronin
Dhe ta komandojnë botën
Udhës së kotësive
...
Garlate (Lecco), 6 nëntor 2010
MË E RËNDËSISHMJA – DASHURIA
Duke shqyrtuar jetën
Stinën edhe shekullin
Me mbretëreshën time të bekuar
Kemi ardhur në përfundim
Se vetëm me dashuri
Mund të mbërrijmë në amshim
Garlate (Lecco), 6 nëntor 2010
EDHE NE KËNDOJMË
Në këtë shekullin e ri
Bota ka ndryshuar në çdo pëllëmbë
Tashmë
Edhe ne këndojmë
Dhe vallëzojmë këndshëm
Në kremten e lume të dashurisë
Garlate (Lecco), 6 nëntor 2010
NË PASQYRËN E DASHURISË
Sa bukur reflektohet ëmbëlsia e zemrave tona
Unë e mbretëresha
Reflektojmë bukur të rralla historie
Oh sa kënaqësi!
Garlate (Lecco), 6 nëntor 2010
PROCES I PËRJETSHËM
Dashuria jonë e bekuar
Është proces i përjetshëm
Dhe ëmbëlson të gjithë shekujt
Tani e tej amshimit
Garlate (Lecco), 6 nëntor 2010
NËPËR PËRRALLA
Hyjnë me ëndërra qesharake
Dhe hedhin tharm urrejtjeje
Në të gjithë relievet e tyre
Mbesinn të izoluar
Edhe larg fëmijëve të tyre
S’e njohin kurrë realitetin
As të vetin identitet
Garlate (Lecco), 6 nëntor 2010
NUK SHKATËRROHET HISTORIA
Me moton “ç’prej se jam unë ka filluar historia”
Shumë liderë dhe diktatorë
Të ideologjive soc-naciste
Kanë ngritur godina dhe monumente
Ne nuk duam t’i shkatërrojmë
Por t’i lëmë në margjinat e historisë
Në sektorin muzeor
...
Garlate (Lecco), 6 nëntor 2010
ME SY DASHURIE
Edhe në mesnatë
Kur të gjithë thonë se është terr i zi
Ne shohim bukur
Dhe dijmë çka duam
Sepse i kemi hapur sytë e dashurisë
E shohim agun e lumturisë
Duke trokitur në dyert e amshimit
Pescate (Lecco), 6 nëntor 2010
NDËRMJET KËNGËVE
Me mbretëreshën time
Ndalemi me motiv
Akte të bekuara dashurie
Duhet të realizojmë
Pescate (Lecco), 6 nëntor 2010
PRESIM DHE FITOJMË
Me të lumen mbretëreshë
Konform traditave të dashurisë
Para të gjitha sfidave kemi durim
Presim të qetë dhe me besim
Dhe gjithmonë fitojmë
-
Në regjimin tonë
Dashuria i bën ligjet
Gjithmonë
Pescate (Lecco), 6 nëntor 2010
MITE DHE MITE
Në mëngjes merren me mite
Mite tregojnë në drekë
Edhe në darkë
Ditenatë jetojnë me mite
Në të gjitha stinët
Dhe na thonë
Se kanë një histori të lavdishme
Pescate (Lecco), 6 nëntor 2010
ME RREGULLA PËRPARËSIE
Në të gjitha diskutimet
E sidomos në vendime
Me mbretëreshën jemi marrë vesh
T’i respektojmë rregullat e përparësisë
Me zërin e arsyeshëm të dashurisë
-
Në të gjitha lëvizjet tona
Përparësi do të ketë dashuria
Pescate (Lecco), 6 nëntor 2010
SECILI NË MËNYRËN E VET
Për shumë çështje jetike
Edhe për kultivimin e dashurisë
Bëhet shumë zhurmë
Dhe ngrehet pluhur
...
Secili në mënyrën e vet
Shpreh qëndrimet
Dhe zbulon faqet e dashurisë
-
Të mirëfilltën dashuri ta kultivojmë
Që të gjithë
Sado që mundemi t’i respektojmë
Pescate (Lecco), 6 nëntor 2010
ME GJUHË DASHURIE
Unë edhe mbretëresha
Kemi vendosur
Që me të gjithë njerëzit
Gjithmonë
Të flasim vetëm me gjuhë dashurie
Për t’ëmbëlsuar
Tokën tonë dhe shekujt
Edhe amshimnin
Pescate (Lecco), 6 nëntor 2010
NË VALLEN E FATIT
Që nga kremtja e madhe
Kur hapëm epokën e dashurisë
Jemi të rregullt
Me këngët më të ëmbëla
Dhe me vezullima dashurie
E besnikërie
Pescate (Lecco), 6 nëntor 2010
PREJ PËRRALLËS NË MIT
Për një betejë të humbur
E patën bërë një përrallë
Për ta ndërruar historinë
Përralla që i cilësonte heronj dhe fitimtarë
Duke u përsëritur në çdo çast
U shndërrua në mit
Miti i glorifikon
Edhepse të gjitha luftërat i kanë humbur
Edhe sot jetojnë në kotësi
Dhe gjithçka e kanë të barabartë me hiç
Pescate (Lecco), 6 nëntor 2010