E merkure, 07.05.2025, 08:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Sa të lumtur ishim bashkë

E merkure, 24.11.2010, 08:27 PM


SA TË LUMTUR ISHIM BASHKË

 

Nga Luan Çipi

 

Ishim bashkë me fëmijët

Të bashkuar pranë e pranë

Nëna, baba dhe  të bijtë,

Dashuri pa fund e anë.

 

Shpejt kaluan 15 vjet

Kashtë e koqe u përndamë

Kapërcyer mal e det

Bijtë tanë vetëm na lanë.

 

Djali shkoj larg- në Çikago

Vajza e madhe në Kanada

Çup e vogël në Holandë,

Ne, të plakur, në oda.

 

Shtro e ngri fotografitë

Mendimet  përshkojnë vitet

Përpjekjet, peripecitë

Jetën që shkon e venitet.

 

Vërtet me halle e mundime,

Po, të lumtur ishim bashkë

Ato pakë përjetime

Zgjatën sa flaka në kashtë.

 

Ndaj fotot  shohim ngaherë

Marrim guxim djaloshar

Me shpresë se dhe një herë

Do mblidhemi, si më parë.

 

Tiranë, 23.11.2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx