| E merkure, 24.11.2010, 08:27 PM |
SA TË LUMTUR
Nga Luan Çipi
Të bashkuar pranë e pranë
Nëna, baba dhe të bijtë,
Dashuri pa fund e anë.
Shpejt kaluan 15 vjet
Kashtë e koqe u përndamë
Kapërcyer mal e det
Bijtë tanë vetëm na lanë.
Djali shkoj larg- në Çikago
Vajza e madhe në Kanada
Çup e vogël në Holandë,
Ne, të plakur, në oda.
Shtro e ngri fotografitë
Mendimet përshkojnë vitet
Përpjekjet, peripecitë
Jetën që shkon e venitet.
Vërtet me halle e mundime,
Po, të lumtur ishim bashkë
Ato pakë përjetime
Zgjatën sa flaka në kashtë.
Ndaj fotot shohim ngaherë
Marrim guxim djaloshar
Me shpresë se dhe një herë
Do mblidhemi, si më parë.
Tiranë, 23.11.2010