Kulturë
Përparim Hysi: Mooos, Arif!!!!
E enjte, 25.11.2010, 07:32 PM
Mooos, Arif!!!!
Tregim
Nga Përparim Hysi
Xha Arifin e kam patur bashkëfshatar.Kish lindur
invalind nga një këmbë dhe,megjithatë,kjo këmbë nuk e pengoi që jo
vetëm të krijonte familje,por të kishte një byllyk të vërtetë me
fëmijë: gjashtë çuna dhe dy çupa..Nga këmba qe çyryk,mezi e hidhte një
këmbë:për të ndihmuar veten,kish bërë një goxha stap,ku mbështetej dhe
hop hipte mbi gomaren e tij,e shkonte në punë të vetë.Qe burrë i
bëshëm si ndonjë lis dhe,po të mos e pengonte këmba,zor se ia gjeje
shokun për punë.Po dhe kështu,siç qe,punës nuk i ndahej.Kur u moshua
dhe doli në pension,jo vetëm nuk iu nda punës,por iu shtua kjo dhe
ca.Se,kur vinte nëpër radhët (ato kusuremëdha radhë që të merrnin
shpirtin në kohën e "ndritur" të partisë e "pushtetit
popullor"),ky,Arifi,jo vetëm zinte radhët njërën pas tjetrës,po do
furnizohej për të gjashtë çunat e tij me radhë.Kësaj i them thelë
përmbi bishtit,-gajasej ai kur tregonte seç hiqte në ato të shkreta
radhë.Gjashtë çunat e xha Arifit,bëmë baba të ngjajmë,,u bënë punëtorë
të mëdhenj dhe,kështu,kur u krijua kooperativa,mes viteve '50-të, xha
Arifi qe nga mbëhtetësit e parë dhe partia e inkurajoi duke e ndihmuar
si invalid që qe.Ndonjë gjë të madhe edhe s'i bëri,po xha Arifi qe i
pari në fshatin tonë që bëri shtëpi me dopio tullë.Dhe hajd ta mbaje
nga goja;se nga goja qe ezber.Mënd u bë me krahë dhe fluturoi,kur aty
mes viteve '60-të,njëri nga djemtë e tij,Nebiu,u pranua në parti.Epo
kish hak,babam,se fshati ynë qe pak si me "qere" dhe parë si me hënë
jashtë nga partia.Nebiu komunist,pastaj dhe brigadier dhe ca më
shumë:u zgjodh kryetar i këshillit të fshatit.Ka bërë "pepja" çuna,-
bërtiste xha Arifi,po ky,laço( e kish fjalën për Nebinë) ,ka qëëluar
i sertë,po kështu i do mushka drutë.Dhe vërtet Nebiu qe një nga
brigadierët më të zot dhe punët në fshat shkonin më së miri.Bëje dëme
apo zarare,ai shikonte ligjin dhe kaq.Vetëm kur qe Nebiu kryetar,u
thur oborri i shkollës dhe kush e shihte,bindje se këtu kishte
disiplinë dhe rregull.
Mirëpo kush të do,po punove mirë.Njerëzit filluan të ankohen,të
dërgojnë letra në rreth dhe deri në Qëndrorine partisë në Tiranë
dhe,dikush që dirigjonte në prapaskenë,i shumëfishoi këto letra dhe
një dtië prej ditës,erdhi dhe vendimi:Nebi Arif Grëmi të përjashtohej
nga partia.E përjashtun dhe jo vetëm Nebiu desh iku nga dynjaja,se e
përjshatuan fare kot,po më keq e griu bodeci xha Arifin,se nuk mund të
pajtohej me këtë të keqe të madhe.Sado që qe pa shkollë,xha Arifi e
dinte që qe më mirë të mos ishe në parti,se sa të përjashtonin.Kur
përjashtoheshe nga partia,pothuaj,qe në një karrige me armikun.Në mos
aty afër.Aha,- turfulloi,- unë vërtet plak dhe çyryk jam,po do
mundohem deri në Tiranë.Do takoj sh.Enver.Do t'ia numëroj të
gjitha,Çkam bërë unë me çunat dhe ç'ka bërë dhe Nebiu im,pa do më
shohin këta që bëjnë letra!...Mendonte dhe sajonte dhe përgatitej të
shkonte në Tiranë.
* * *
Para se të nisej,iu kujtua Nasi,komshiu ynë,që
reshperonte më shumë këtej nga fshati ynë se me fshatarët ku
banonte.Tek, Nasi Meçua,-tha,- do shkoj.Atij do t'i marrë mendim.A nuk
qe ky.Nasi Meçoja që shkoi takoi Enverin në Tiranë dhe e fitoi të
drejtën.Çaploi gomaren dhe frymën tek Nasi Meçoja.As gjysëm ore larg
nuk ishte shtëpia e xha Nasit nga shtëpia e xha Arifit.
Shkopin gomares dhe drejt e tek Nasi.Ky,Nas Meçoja,shtëpinë e kish mbi
xhade,të futur si nja dhjetë hapa në një pyllth të vogël.Jetonte veçn
me familjen e tij dhe,mezalla,se u fut qoft dhe një ditë në
kooerativë.Për këtë,kooperativën kish qenë dhe në Tiranë dhe,pasi kish
takuar vet Enver Hoxhën,shpëtoi nga kooperativa.Ndaj dhe Arif Grëmi
kish ardhur që ta pyeste.E priti Nasi komshinë e tij dhe kur ky i hapi
muhabetin për Enverin,Nasi kërceu si ta kishte kafshuar
gjarpëri.-Mooos,Arif!-bërtiti Nasi.Moos,se vërtet Nasi e takoi Enverin
,por në vitin 1947.Atëherë Enveri qe astrit (artist) dhe lozte thjatro
me mua,de,po tani është matkuar dhe shtie çakthi.Po kafshon shokët e
tij.Ç'po kafshon,po i ha,t'u bëftë Nasi tyja.Mooos,Arif! Se kanë
kaluart
shumë sene që mahere.Nuk të duhet Tirana,dëgjo Nasin tija! Do t'i
hapshë punë vetes.Përjashtuan Nebinë nga partia.Punë e madhe.Ore,po
shikon nga sytë seç bëhet në Tiranë ti apo jo.Gjeneralë u
pushkatauan,Mehmeti"vrau" veten,janë këmborë të rënda, Arif! I dëgjon
apo i ke zënë veshtë me dyllë.T'i them këto fjalë se të kam mik dhe të
dua të mirën:kthehu në shtëpi dhe mbylle shkarpën me gjithë djem se
këta kanë gërshërë reshperi.Mooos,Arif!Dëgjo,Nasin.Do të thyejnë dhe
këpmbën tjatër.Xha Arifi u bë tym.
Dhe me kokën mjegull u kthye në shtëpi.Aha,- i dha karar,-qy Nasi ka
mbetur si veç shokëve dhe,sado që është burrë i mirë,e ka hunmbur dhe
besimin tek partia dhe sh.Enver.Po mua më thonë Arif Grëmi dhe do
t'ia numëroj të tëra vetëm Enverit..Çyryk jam unë,i moshuar po,do e
takoj.Dhe pastaj do të shkoj dhe t'ia numëroj Nasit për fije e për
pe.Që të tëra.
* * *
Të nesërmen,u vesh dhe u mbath si për kurshk dhe doli në xhade.I hipi
autobuzit dhe drejt e në Tiranë.Pyeti për Komitetin Qëndror dhe,kur u
afrua atje,hasi me ushtarin rojë.Ky e orientoi nga të hynte dhe
ashtu,me këmbën invlaide,hyri në ndëretsë.Iu afrua një civil.Shkëmbeu
replika me të duke i qarë hallin.-Xhaxho,- i tha civili,- në Fier
zgjidhet çështja jote,Dha i mori duke i teguar gjithë bredhjet dhe
ankesat dhe,kur pa që nuk po ia varnin,zuri me të bërtitur.-Dua të
takoj sh.Enver unë,se kam ardhur nga ana e anës,se kështu më ka
shkruar kur u futa në kooperativë e blla... blla.Ore,do ikësh,se po
bën zhurmë dhe sh:Enver ka punë të rëndësishme.
-Do gjej pak kohë sa për Arif Grëmin ai... Ndërsa thoshte këto
fjalë,dukesh e kish ngritur zërin ca si shumë dhe një civil,pak i
bëshëm,pa erdhe ta marri hop dhe e nxorri jashtë.-Po të pashë që erdhe
prapë,-iu kërcënua,- do ta thyej dhe këmbën tjetër.
Dhe,ndërsa po kthehej nga Tirana,bluante tërë rrugës fjalët e Nasi
Meços:-Moos,Arif!Është matkuar dhe po shtie çakthi.Po kafshon
shokët.Jo po i kafshoin,por po i "ha".Aferim,o Nasi Meço,- u dha fund
mendimeve xha Arifi.Mua nuk më qasnin në fshatat dhe kërkoja shtëpinë
e priftit.-U shkreftë me gjithë bina dhe e zënët
poshtë,matkuarin!-mallkoi.
22 nëntor 2010