Kulturë
Engjëll Koliqi - Poezi të 2 tetoritt 2010 - poesie del 2 ottobre 2010
E shtune, 23.10.2010, 08:11 PM
 NË KËTË TRUALL TL SHENJTË
NË KËTË TRUALL TL SHENJTË
Zoti i gjithpushtetshëm
Natyrë të bukur ka krijuar
Me reliev të mrekullueshëm
Mes maleve kreshnike
Edhe oaza të gjalla bereqeti
Njerëz të shtrenjtë
Dhe të shenjtë
I ka falë Zoti
Kësaj toke të bekuar të Dardanisë
Sa lezetshëm e shohim
Kudo
Në çdo pëllëmbë
Vlon dhe lulëzon
E ëmbëla dashuri
Me plot lumturi
Rritet e kalitet
E bekuara njerëzi
Në këtë tokë të shenjtë
Në pëllëmbën që rrezaton
Shkëndijat e para
Të diturisë dhe të trimërisë
Mrekullitë e Zotit
Dhe historia e shenjtë e atdheut
U mësuan në gjuhën amtare
Në këtë truall të shenjtë
Gjithmonë i është kënduar
Dashurisë
Dhe lirisë
Është ngritur lartë
Flamuri i shenjtë i njerëzisë
                                Stubëll, 2 tetor 2010 
ËSHTË DITA JONË
O njerëz vullnetmirë
Të gjithë ju
Që vetin e konsideroni pasardhës të ilirëve
Eni se ka arritur
Dita jonë e mrekullive
Dita e fatit
Dita e bekimit
Dita e ringjalljes së shenjtërimit
Iliro-dardan
Eni ta shijojmë dashurinë
Dhe shenjtërinë
Iliro-dardane
-
Gëzuar
                                Ferizaj, 2 tetor 2010 
BRISHTËSI SHPIRTI
Në këto rrethana
Dhe në tërë stinën e dashurisë
Në shpirtin tim ka brishtësi
Fatmirësisht
Anime të theksueshme
Kah ëmbëlsia e dashurisë
Dhe kah bërthama e së vërtetës
-
Gëzuar 
Dhe përpara!
                                Ferizaj, 2 tetor 2010 
KOMBINIM NGJYRASH DASHURIE
N’ylberin tonë
Ngjyrat më të bukura dominojnë
Ato të së mirëfilltës dashuri
Vezullojnë
Dhe shpërndahen në të gjitha relievet
Në fillim e në mbarim të stinës
Në të gjithë shekujt
Edhe në amshim
Kombinohen me rregulla njerëzie
Dhe me ligje besnikërie
-
Gëzuar!
                                Ferizaj, 2 tetor 2010 
KUR MENDOJMË MIRË
Kur mendojmë mirë
Në të gjitha stinët i kemi dyert e hapura
Në çdo reliev jemi protagonistë
Dhe bartës të proceseve të dashurisë
Kur mendojmë mirë
Jemi të pandalshëm
Në marshiumin e shenjtë të dashurisë
Fuqi të madhe i japim
Kohës dhe historisë
Kur mendojmë mirë
Botën dhe kohën i ndryshojmë
Shekullin e dashurisë e amshojmë
Dashurinë nga gjumi e zgjojmë
Besën njerëzore e përjetësojmë
                                Ferizaj, 2 tetor 2010 
NË PAMËSHIRËSINË E TYRE
Tashmë
Mbarë bota po e vëren
Dhe po shihet në të gjitha anët
Shumë të këqija dhe rreziqe
Për mbarë njerëzimin
Zanafillën dhe pikënisjen e kanë aty
Në pamëshirësinë dhe në dreqëritë e tyre
-
Ne nuk dorëzohemi
Qëndrojmë të palëkundshëm
Dhe marshojmë
Me të vërtetat e dashurisë
                                Ferizaj, 2 tetor 2010 
ME ZËRIN E DASHURISË
Fillojmë këngën e parë
Në ditën festive
Vazhdojmë me të dytën
Me të tretën
...
Kalojmë festën
Dhe stinën
                                Ferizaj, 2 tetor 2010 
PËRRALLA MUZGU
Mundohen të na flasin 
Edhe për të tyre “mrekulli”
Të shekujve pa histori
T’i dëgjojmë
Dhe t’i injorojmë
Duke plasuar të vërtetat tona
Me të mirëfilltën dashuri!
                                Viti, 2 tetor 2010 
NE DHE NE
Në stinën e dashurisë
Protagonistë kryesorë jemi ne
Në të githa rrugët e mirësisë
Prijmë ne
Në kurorëzimin e dashurisë
Kremten e organizojmë ne
-
Kudo flet historia
Dhe vepron njerëzia
Jemi ne
Dhe ne
!!!
                                Viti, 2 tetor 2010 
NË PREHËR TË ZEMRËS
Ëmbëlsisht shtrihen
Dhe këndshëm përkunden
Të bekuarat përralla të dashurisë
Shndërrohen në realitet
Dhe me mjaltin e dashurisë
Bujshëm
Hyjnë në histori
                                Stubëll, 2 tetor 2010 
ME FUQI TË SHPRESËS
Të gëzuar kalojmë stinët
Dhe jemi të lumtur
Në të gjithë vitet
Dhe nëpër shekuj
Marshojmë
Duke i kënduar dashurisë
Me betim të vulosur në histori
Ia mësyejmë amshimit
...
S’do të ndalemi kurrë!
                                Stubëll, 2 tetor 2010 
NË KËNGËN E TOKËS SIME
Me më të bukurat nota
Dashurisë i rritet zëri
Dhe shtohen vlerat
Deri në qiejt e njerëzisë
Në çdo pëllëmbë të rruzullit
Depërtojnë jehona
Të shenjtërisë së Dardanisë
                                Stubëll, 2 tetor 2010 
NË ÇDO KËND
Gjithnnjë e më thekshëm
Këndon dashuria
E mburret njerëzia
Si perla të historisë
Lulëzojnë lule të lumturisë
Mirëpo
As intereset s’ndalojnë
Në valle absurditeti
Edhe vallëzojnë
Në çdo pikë
Dhe në çdo kënd
Të botës sonë
                                Stubëll, 2 tetor 2010 
BRENDA SHPIRTIT
Kam plot dashuri
Dhe në sytë e të gjithëve
Stina ime
Ëmbëlsisht këndon dhe vallëzon
Histori e re
Me dashurinë e stinës
Dalëngadalë mugullon
                                Stubëll, 2 tetor 2010 
NË SYTË TANË
Diçka po shihet
Dhe po zihet
Me aromë besnikërie
Gjella e dashurisë po vlon
Shihet jetë e këndshme
Që me ëmbëlsi dashurie
I jep shije historisë
-
Rrugën e amshimit merr
Dashuria
                                Stubëll, 2 tetor 2010 

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










