Kulturë
Halit Bogaj: Lumi i kuq/Red River (1948)
E enjte, 21.10.2010, 08:59 PM
Lumi i kuq/Red River (1948)
Nga Halit Bogaj
Filmi uestern psikologjik ‘’Lumi i kuq’’i regjisorit të shquar Haurad Houks, me aktorin Xhon Uejn në rolin kryesor, është ndër kryeveprat tjera të zhanrit të tillë .Xhon Uejn si një fermer problematik bën fjalë me të birin e adoptuar/Montgomeri Klift/ , I cili donte t’I dërgonte kafshët në vendin e duhur në mënyrën e vetë, ngase babai I tij/Xhon Uejn/ ishte tepër I rreptë me punëtorët.
Filmi zgjatë 133 minuta dhe muziknë për të e ka komponuar Dimitri Tiomkin irtuozi I rrallë dhe I njohur nga shumë filma të tjerë , jo vetëm uesternë por edhe për zhanre të ndryshme.
Tomas Danson/Xhon Uejn/është njeri kokëfortë I cili dëshironte të bëhej vetëm si thoshte vetë dhe pa e pyetur askend tjetër.Gjatë rrugëtimit të tij si dorë të djathtë e kishte Nadin Grotin/Valter Brenani/. Në ndërkohë Tomas Danson e kupton se femra të cilën e kishte simpatizuar/Kolin Grei/, së cilës I kishte thënë që të rrinte në karrocë ishte vrarë në sulmin Indian.Përkundër kësaj tragjedie, karvani vazhdon udhëtimin dhe së shpejti ai e takon djaloshin Methju Gart I cili ishte pa prindër, por që bëhet sikur të ishte I biri I tij. Së bashku me disa frymë lpopësh hyjnë në Teksas perms Lumit të kuq, kurse Dansen në mënyrë festive e shpallë tërë token që e sheh sit ë veten, por paraqiten dy meksikanë në kuaj të cilët I tregojnë atij se ajo tokë është e shefit të tyre.Danson bëhet i shurdhër n’atë paralajmërim dhe e vret njërin nga meksikanët, kurse të dytin er lëshon që ta lajmërojë shefin e vetë se toka tani I përket tjetërkujt. Tokën e vetë e quan Lumi I kuq D, me emrin e njejtë me të cilin e kishte quajtur lopën e parë të fermës. I premton edhe Matit/djaloshit/se do t’ia përshkruajë gjysmën e pasurisë, nëse e meriton.
Kalojnë 14 vjet kurse Danson bëhet fermer I forte. Me ndihmën e Matit dhe Grotit arrin të tubojë numër të madh kafshësh përtej njëmijë krerëve, por bankroton ngase ishte gjendur në anën e gabuar të Luftës qytetare amerikane.Duke mos I pëlqyer çmimi për shitjen e kafshëve vendos që ato t’I dërgojë qindra kilometra larg në veri të Misurit ku do t’I paguheshin shumë më mire.me çmim më të lartë/.I paguan disa ndihmësa që t’I ndihmonin në rrugëtimin e tij të gjatë, me ç’rast udhëtojnë në drejtim të Veriut.Gjatë udhëtimit hasin në një numër problemesh, siç ishte edhe stompedo e shkaktuar nga njeriu I tyre I cili kishte dashur të vidhte sheqer dhe sulmet indiane.Gjatë nj ësulmi të tillë meshkujt e shptojnë një qerre të ngarkuar në të cilën gjendej edhe një femër Tes Miler/Xhoan Dru/ e cila u pëlqente të dyve: Dansonit dhe Matit. Shumë shpejt pasojnë edhe problemet tjera të cilat u pengojnë njerëzve të Dansonit ngase udhëheqja e tij ishte tepër tiranike dhe despotike.Më së tepërmi nevrikoset Mati I cili ia merr udhëheqjen Dansonit/babait të tij/, por I cili ishte betuar se do ta gjente dhe do ta v riste birin e tij të adoptuar.Mat arrin që t’I dërgojë kafshët në Abilejn, qyteti I cili e kishte pritur me dëshirë ardhjen e një konvoji të tillë me kafshë. Aty e merr një ofertë shumë të mirë për shitje të cilën e pranon pa asnjë dilemë.Në ndërkohë arrin edhe Danson I cili ishte betuar se do ta vriste Matin, por ndërmjet tyre hyn Tes me revole e cila I shtyn të mendojnë se e kishin gabim dhe se në mes tyre ekzistonte një dashuri e thellë, gjë që ishte shumë e vërtetë.Danson dhe Mat I kuptojnë gabimet e tyre dhe në fund të filmit pajtohen duke u bërë partner, ashtu siç kishte premtuar Danson.