E diele, 04.05.2025, 03:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Arta Behluli: Ne te njejten enderr

E marte, 19.10.2010, 09:54 PM


Arta Behluli

 

Ne te njejten enderr

 

Ajo do te deshironte te kthente kohen prapa dhe te rrembente vetem 1 min. nga ajo dite. Dhe gjithcka do te ishte ndryshe. Jetet e tyre do te merrnin tjeter rruge. Por s'mundej ta bente kete, e vetmja gje qe mund’te eshte qe sot te bej ate qe do, prandaj edhe sot vazhdonte  ta donte. 'E donte sot me shume se dje, e me pak se neser'. Kjo eshte e gjitha qe mund te te ofroj. Kete di ajo, te dashuron e te digjet ne heshtje. Por sa keq qe kete qe thote ajo, ai s'e degjon dot, por do t’i tregoi sot ne mbremje. Si gjithmone ‘ne te njejten kohe, ne te njejten enderr',ne te njejtin vend, ne te njejtin qiell.

 

Por ai do te zgjohet ne mengjes te nesermen duke menduar se e gjitha ishte vertet nje enderr, nje iluzion. Do te zhgenjehet me realitetin qe do perplaset para syve te tij, pasi larg tyre, ai eshte krejtesisht tjeter. Sa keq qe s’e kupton qe kjo ndodh me te vertet!

 

 Ajo e do dhe pse e din qe sia tha kurre ne sy..! Ai e degjonte ate brenda zemres nepermjet syve te saj. Ai lexon shpirtin  e saj, di alfabetin e botes së dashurise. Ai e vrau ate me largimin e tij,si s’duroi dot edhe nje dite! Si nuk duroi as 1min me shume. 1 minut qe do ti ndryshonte jetet e tyre. 1 min. per dy fjale qe su thane kurr! "I vrau zemren pa e kuptuar qe po vret veten e tij, pasi Brenda zemres se saj ndohej ai".

 

Nuk dihet si vazhdon jeta keshtu!? Mbase, per shkak se: Ai nuk e di qe kane 'vdekur’!?

 

Sa keq qe do vazhdojne ne rruget e jetes pa pranin e njeri-tjetrit, pa zerin e tij qe t’a uroj, pa doren e saj qe ta ndihmoj kur rrezohet, pa buzet e tij qe ta qetsojne ate kur trazohet, thjesht pa te kur do te vuaj (vdes).

 

Ai do te vazhdon  ne rruget e dashurise duke kerkuar fatin e jetes, pa e kuptuar se e ka lene prapa vetes, vrapon i hutuar ne mjegullen e ftohte, me gjysmen e zemres peng.

 

 Keshtu gjersa te hasin ne ndonje 'genjeshter' tjeter, e cila do te ‘zërë’ vendin e tyre. Ata s’do ti’a falin vetes, qe nje minut nuk ia ndan dashurise te vertet. Vajza qe smundi t’a shfrytezoi kur e kishte ne dore dhe djali qe s’mundi ti ofroj edhe nje mundesi qe te verteten ta kuptoj.  Ashtu te humbur ne labirant, enden si fantazmat naten, pa adres! Do wazhdojne te bredhin e te takohen ne enderra te njejta, nostalgjia qe evokon takimet e vjetra.

 



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx