E diele, 04.05.2025, 05:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: Veshtro por mos fol

E hene, 18.10.2010, 09:49 PM


Xhavit Gasa

 

VESHTRO POR MOS FOL.

 

Ne qender te fshatit Zenisht perballe zyrave te kooperatives ishte menxa e kooperatives.

 

Ishte nje ndertese nje kateshe, kishte vendin e gatimit si dhe sallen e ngrenjes.Aty ishte vetem nje guzhinjer,

 

qe gatuante edhe sherbente klienteve qe frekuentonin kete menxe. Zakonisht ne kete menxe hanin punonjesit e administrates se kooperatives, mesuesit e shkolles tete vjecare qe ishte aty afer, traktoriste dhe kooperativiste qe i zinte mengjezi ose dreka aty. Salla e ngrenjes kishte disa tavolina te gjata dhe disa stola te bere me derrasa te zdruktharia e kooperatives. Po thuaj se cdo dite hante dreken ne kete menxe

 

Halil Ahmeti(Drici), i cili sapo kishte dale nga burgu ku kishte qendruar disa vjet i denuar per agjitacion dhe propagande kunder pushtetit popullor. Halili pasi mbaroi se ngreni, mori nje cope gazete te grisur dhe shkruajti dicka, pasi veshtroi me kujdes qe nuk po vinte njeri tjeter per momentin ne menxe, u afrua te tavolina ku po rrinte mesuesi dhe poeti i mirenjohur matian Basir Bushkashi, qe ishte kthyer ate vit nga miniera e kromit ku kishte punuar nje vit per riedukim, sepse kishte kritikuar hapur allishverishet e pushtetareve te kuq, i vuri copen e gazetes perpara dhe u largua duke i buzeqeshur me dashamiresi.

 

Ne kete cope gazete ai i kishte shkruar, "Veshtro por mos fol". Basiri i hodhi nje veshtrim salles ku po hante

 

dreken. Tavolinat e pa pastruara, disa copa buke misri te kuq te hedhura neper tavolina, disa pjata te pa lara

 

si dhe nje qen qe po hante copa buke dhe mbeturina ne nje cep,kjo ishte panorama e asje salle.   Kjo ngjarje kishte ndodhur shume vite me pare, ne kohen e diktatures, ngjarje te cilen poeti Basir Bushkashi e tregoi me rastin e promovimit te librit tim me poezi "Jehonat e dhimbjes"ne dhjetor te vitit 2009, ne kete liber une i kam kushtuar nje poezi edhe Halilit.

 

Halil Ahmeti(Drici), ishte larguar nga Shqiperia ne vitin 1939 me oborrin mbreteror te cilit i sherbeu deri ne vitn 1946, kur mbreti Zog i pare u largua nga Londra (Angli) ne drejtim te Egjyptit.Halili qendroi ne Londer,ku sipas thenjeve te tij punoi si punonjes farmacie. Emri dhe firma e Halil Ahmetit(Drici) gjendet perkrah shume emigrantesh te asaje kohe ne dy promemorje. Njera ne vitin 1942 ku komuniteti Shqiptar ne Londer shpreh indinjaten e pushtimit fashist te Shqiperise, dhe tjetra ne letren e ngushellimit qe ky komunitet i shkruan per vdekjen e shkrimtares dhe humanistes se madhe mbrojtese se te drejtave teShqiptareve, Edit Durham.

 

Lexova artikullin "NE SHERBIM TE NALTMADHNISE" para disa kohesh te gazeta The Albananian te Shkruar nga Daut Dauti, ku shkruhej se per Halil Dricin, dihej vetem datelindja dhe nuk dihej sa qendroi ne Londer, as vendi dhe koha e vdekjes. Halili eshte kthyer ne Shqiperi ne vitn 1967 pas 28 vjetesh. Me kishte marre malli per vendlindjen, shprehej ai ne cdo bisede.Kishte kaluar nje kohe e gjate, dhe shume nga te afermit e tij nuk jetonin.Krahehapur e priti gruaja e xhaxhit te tij Rexhepit, i cili kishte disa vjet qe kishte vdekur, nenemadhja keshtu e therrisnin te gjithe kete grua te dashur dhe fisnike, kjo nuk kishte femije, por kurre nuk ankohej.Qe kur u largua Halili nuk kishte pas asnje lidhje me te afermit e tij.

 

Halili u strehua dhe vendosi te qendroje aty ku kishte lindur e rritur, te Sabri Alia, djali i kusheririt te pare Xhemalit, edhe Xhemali kishte disa muaj qe kishte vdekur. Xhemali kishte qene oficer ne kohen e Zogut.

 

Per kete arsye edhe Sabriu nuk shihej me sy te mire nga pushtetaret komuniste. Sabriu ishte elektrcist edhe mekanik. Sabriu ishte edhe muzikant i talentuar, ai shkruante tekste kengesh popullore dhe u bente edhe muziken, por emri i tij nuk permendej asnje here per shkak te biografise.Femijet e tij ishin me te miret ne mesime, por kurre nuk ju dha e drejta per te vazhduar shkollat e larta.Edhe ardhja dhe strehimi i Halilit sigurisht qe e rendonin biografine e tij.Halili ditet e para pasi erdhi u perball me shume takime, me shume njerez te aferm, miq, shoke dhe te tjere qe vinin te pyesnin dhe interesoheshin per te afermit e tyre qe kishin emigruar prej kohesh e nuk lidheshin dot me ta, per shkak te izolimit qe i kishte bere vendit qeveria komuniste.Per Halilin tani kishte filluar nje jete tjeter, krejt e ndryshme nga jeta e tij ne Angli.Te Halili filluan te cfaqen pakenaqesite e para.Buka skandaloze e misrit, kete nuk e ha as qeni, tha Halili nje dite, ne Angli nese ja jep qenit kete buke te denon ligji. C'eshte ky sapun i zi, i tha nje dite Gjures, nuses se Sabriut, mos mi laj rrobat me kete. S'kam tjeter i tha ajo, edhe kete e perdor me kursim se nuk kam lek per ta blere.

 

Kur shikonte kooperativistet qe punonin 10-12 ore ne dite, me kushte te veshtira dhe paguheshin me nje page qesharake,Halili filloi te fliste hapur se ketu nuk respektohen te drejtat njerzore, ketu njeriu trajtohet si skllav. Disa here Sabriu i kishte thene, o mixhe mos fol ashtu se do te demtoshe veten edhe neve. Pse, pergjigjej Halili, te verteten po them, kjo eshte jete skandaloze, ne Angli dhe ne vende te tjera nuk jetohet keshtu.Halili filloi te punonte vete ne kooperative. Ai bente cdo pune qe i jepnin, por pakenaqesite e tij i shprehte kudo, ne cdo bisede.Halili punoi shume vite per hapjen e disa tuneleve, qe hapeshin per strehimin e popullit ne rast te ndonje agresioni te mundshem nga jashte.Ne vitin 1978 Halili denohet me 7 vjet burg per agjitacion dhe propagande kunder pushtetit popullor. Kur doli nga burgu ai nuk shkoi te Sabriu.

 

Afer nje vit u strehua te nje kusheri tjeter i tij , te Tahir Alia.Edhe nga Tahiri doli, fleti ca kohe ne hotel. Halili tani merte pension thuhej se i vinte nga Anglia pension shume i mire por atij i jepnin shume pak.

 

E grabiten disa here ne rruge duke e rrahur, megjithese ankohej askush nuk u kujdes per ta mbrojtur. Filloi te bente nje jete edndacaku. Nje dite e gjeten ne gjendje kome dhe e derguan na spital, per arsye te neglizhences mjeksore ai vdiq. Spitali njoftoi per vdekjen e tij keshillin e fshatit Zenisht, qe ta mernin nga Spitali dhe ta varrosnin. Keshilli me caktoi mua dhe disa te rinj te tjere per te kryer varrimin e tij.

 

Ne shkuam te zdruktharia e kooperatives dhe me ndihmen e brigadierit Hajrulla Stafasani u be e mundur berja e arkivolit dhe mjeteve te tjera qe duheshin per varrimin e tij. Deri afer varrezave e solli trupin e te ndierit Halil Ahmeti(Drici) ambulanca e spitalit.E varrosem vec nga varret e tjera me urdher te org se partise. Varrosem njeriun qe per 28 vjet jetoi ne mergim, larg atdheut, larg te afremeve te tij. Ai erdhi nga bota e lire dhe demokratike, erdhi se kishte mall per vendlinjen. Ai erdhi, por gjeti para kohe vdekjen, vetem se tha gjithmone te verteten.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx