Kulturë
Demir Krasniqi: Cigare! Mbushje!
E hene, 18.10.2010, 09:44 PM
CIGARE! MBUSHJE!
Ç’ janë këta djem të ri – çantat plot rreth vetit ,
Që i kanë marrë në sy rrugët e qytetit ?!
Janë çanta me libra, apo me fletore ,
Shkojnë në fakultete , a n’ shkolla fillore ?
Refreni:
Një refren prej tyre tingëllon si shpërpushje :
“Cigare ! Mbushje ! Cigare ! Mbushje !”
Prej një tavoline – n’ tavolinën tjetër ,
Me t’ njëjtin refren si sot e si nesër !
Jo, nuk janë shkollarë këta, por janë djem të ri,
Që jetojnë në vuajtje dhe në varfëri !
Për një kafshatë buke kështu çdo ditë vrapojnë ,
Se nga papunësia n’ shkollë nuk mund të shkojnë!
Refreni:
Një refren prej tyre tingëllon si shpërpushje...etj.
Ata s’ kanë qetësi , as s’ bëjnë gjumë rehat ,
Me çanta në krah – rrugëve ditë e nat’ !...
Ata deshën shkollën, dijen dhe arsimin,
Por kush t’ua sigurojë familjes ushqimin ?!
Refreni:
Një refren prej tyre tingëllon si shpërpushje...etj.
Dhe njëri prej tyre , flet realitetin –
Me mund e uri mbarova fakultetin ...
Për mua s’u gjet punë , as nuk u gjet çare –
Dola të shes mbushje dhe të shes cigare !
Refreni:
Një refren prej tyre tingëllon si shpërpushje...etj.
Gjilan, më 18.10.2010.
Demir KRASNIQI