Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Cigare! Mbushje!

| E hene, 18.10.2010, 09:44 PM |


CIGARE! MBUSHJE!

 

Ç’ janë këta djem të ri – çantat plot rreth vetit ,

Që i kanë  marrë në sy  rrugët e qytetit ?!

Janë çanta me libra, apo me fletore ,

Shkojnë në fakultete , a n’ shkolla fillore ?

            Refreni:

            Një refren prej tyre tingëllon si shpërpushje :

            “Cigare ! Mbushje ! Cigare ! Mbushje !”

            Prej një tavoline – n’ tavolinën tjetër ,

            Me t’ njëjtin refren si sot e si nesër !

 

Jo, nuk janë shkollarë këta, por janë djem të ri,

Që jetojnë në   vuajtje  dhe në varfëri !

Për një kafshatë buke kështu çdo ditë vrapojnë ,

Se nga papunësia n’ shkollë nuk mund të shkojnë!

            Refreni:

            Një refren prej tyre tingëllon si shpërpushje...etj.

 

Ata s’ kanë qetësi , as s’ bëjnë gjumë rehat ,

Me çanta në krah – rrugëve ditë e nat’ !...

Ata deshën shkollën, dijen dhe arsimin,

Por kush t’ua sigurojë familjes ushqimin ?!

            Refreni:

            Një refren prej tyre tingëllon si shpërpushje...etj.

 

Dhe njëri prej tyre , flet  realitetin –

Me mund e uri mbarova fakultetin ...

Për mua s’u  gjet punë , as nuk u gjet çare –

Dola të shes mbushje dhe të shes cigare !

            Refreni:

            Një refren prej tyre tingëllon si shpërpushje...etj.

 

Gjilan, më 18.10.2010.                 

 

Demir KRASNIQI