E diele, 04.05.2025, 05:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: ‘’Gjaku dhe Rëra’' - Blood and Sand (1941)

E diele, 17.10.2010, 07:09 PM


GJAKU DHE RËRA/ Blood and Sand/ 1941/

 

Nga Halit Bogaj

 

’Gjaku dhe Rëra’’në regjinë e Ruben Mamolianit ësht ëndër filmat më të bukur që i kemi shikuar ndonjëherë, aq më tepër kur në të aktrojnë yjet emëdhenj:Tajron Pauer, Rita Hejvort, Linda Darnel dhe Entoni Kuin..Filmi është i bazuar në novelën e shkrimtarit të madh spanjoll Blasko Ibanjez dhe bën fjalë për jetën e matadorëve më të mëdhenj spanjollë të kohës së tij, njëri nga të cilët është edhe Huani/Tajron Paueri/.Në film na paraqiten edhe lutjet në kishë të matadorit Haun cili përgatitet për të dalur në duel para një numri shumë të madh të publikut të cilin e mahniste   me egzebicionet e veta artistike dhe të jashtëzakonshme..Në mesin e publikut ishte edhe bukuroshja Dona Sol /Rita Hejvort/ e cila kishte shëtitur shumë nëpër botë dhe me bukurinë e saj të rrallë kishte përfituar shumë zemra  njerëzore, në mesin e të cilave edhe atë të Huanit të bukur i cili ishte bërë legjendë e gjallë në  Spanjën e tij të adhuruar.

Ajo që na bën përshtypje shumë të madhe në këtë film është edhe vizita e gruasë së Huanit , Karmen Espinoza/ Linda Darnel/ e cila e lut Dona Solin që të qëndronte larg burrit të saj duke i thënë :Se ajo nuk kishte shetitur shumë, nuk kishte njohur shumë burra/përveç burrit të saj/dhe nuk njihte asnjë gjuhë botërore, përveç gjuhës amtare.Kur Dona Sol e pyet përse nuk kishte biseduar me burrin e saj, ajo i ishte përgjigjur se ‘’Nuk kishte dashur ta lëndonte ngase ishte mashkulli më i pashëm dhe më i popullarizuar në Spanjë pas të cilit vraponin të gjitha femrat e atdheut të tij’’:Në ato çaste Dona Sol /edhepse e dashuronte sëtepërmi Raulin/i lë burrin dhe gruanë të bashkuar .por ajo shkon nga shtëpia e saj gjersa Matadori Raul zhytet në mendime të thella pasiqë tinëzisht  e kishte parë bashkëshortja në përqafimin e tjetrës.Ngjarja e filmit merr permasa dramatike dhe të dhembshme kur ai vazhdon ta dashurojë edhe mëtej Dona Solin, por ajo edhe mëtej i provokonte meshkujt..Kur Raul xhelozom dhe e pyet: se çfarë femre ishte që i shikon meshkujt e tjerë, ajo/për t’i dalur nga qejfi, ngase ia kishte dhënë besën gruasë së tij/ia kthen: se kishte të drejtë të njejtë si edhe burrat,, ngase nga ai çast tregonte interesim e saj për Mtadorin Manola De Palma/Entoni Kuin/i cili ishte rritur së bashku me Huanin.Kur Manolo e fton Dona Solin  për vallëzim , Huan desh çmendet nga xhelozia.Por e vëeteta ishte ktrejtësisht ndryshe ngase ajo edhe mëtej e dashuronte marrëzisht Haunain, por nuk donte t’ia prishte jetën me gruanë e tij të shtrenjtë e cila e kishte lutur aq shumë që të mos ia merrte burrin. Ndaj ajo e fillon flirtin  me Manolon/Antoni Kuin/, kurse Huan, para se të ngritej për të shkuar nga tavolina, në shenjë xhelozie të papërmbajtur, e thyen gotën e shampanjës, kurse ajo mbetet duke vallëzuar me Manolon.

Kur ai doli sërish në Korida gruaja e tij gjendej në kishë për t’u lutur për të, por në një çast tragjik Toro e gjen të papërgatitur maestron dhe e lëndon për vdekje, kur ndoshta ishte duke menduar për Dona Solin/ dashurinë e tij të re/ në të cilën bëhej tmerrësisht xheoz.Ndoshta, por ekzistonin dyshime të ndryshme se përse ishte zënë aq keq nga kau i koridës.Në atë lloj sporti aq të rrezikshëm, vrasjet ishin të shumta. Gjersa ai vdiste , nderimet e fundit ia bënte gruaja e tij e dashur për të cilën nuk  e kishte ditur se sa të afërme e kishte pasur dhe se çdo aventurë e tij e mëparshme kishte qenë e kotë dhe pa asnjë kuptim.Duke vdekur ai ia thoshte fjalët më të bukura të cilat nuk ia kishte thënë kurrë në jetë.Ai vdiq por me vdekjen e tij e mori edhe dashurinë e fuqishme të  gruasë së vetë..Derisa ai vdiste publiku aplaudonte,por me padurim dhe shpresë e priste kthimin e tij.Kur prifti i thotë gruasë së Huanit se duhej të bëhej e fortë, ajo ia kthen ‘’Se është e fortë ngase ai do të jetë përherë në zemrën e saj’’ashtu siç kishte mbetur edhe në kujtesën e miliona spanjollëve që e kishin adhuruar.Pas vdekjes , vendin e tij e zë Manolo, kurse  rreth tij sillet Dona Sol, e cila si dukej e kishte harruar shumë shpejt Huanin.. Në kujtesë të përhershme na ka mbetur edhe vallëzimi i Kuinit dhe Rita Hejvorthit, por edhe kënga me kitarë e kënduar prej saj..Gjithashtu, përshtypje shumë të fuqishme na lë edhe vallëzimi i Tajron Pauerit në Korida, i cili me elegancën e tij, mahnit çdo shikues

Filmi ishte xhiruar në vitin e largët 1941, në teknikën technicolor dhe ishte shpërblyer me  një çmim oskar për kolor., Këtë film njëzet vjet më parë/1922/ e kishte realizuar edhe aktori i shquar Rudolfo Valentino, por ai version ishte pa zë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx