Kulturë
Sokol Demaku: Mirë se erdhët në Durrës!
E shtune, 16.10.2010, 06:26 PM
MIRË SE ERDHËT NË DURRËS!
Nga Sokol DEMAKU
Që nga sot karvani i miqësisë Suedi-Shqipëri ka marrë rrugë drejt qytetit bregdetar shqiptar Durrës. Këtu kemi të bejmë me një projekt përpiluar kohë më parë nga pedagog të Fjärdingskolan të qytetit Borås të Suedisë me emrin ”Udha e shkronjave” i cili projekt finansohet nga ana e Programkontoret në Stockholm e që ka të bejë me bashkëpunimin mes shkollave në rajon. Kjo shkollë ka një traditë të gjatë në arsimimin e fëmijëve e krysisht të fëmijëve të emigrantëve sepse përbërja e nxënësve në këtë shkollë është mbi 50% nxënës emigrant, e shumica e tyre janë shqiptar. Projekti kohë më parë ka filluar të realizohet në jetë me një vizitë të katër pedagogëve shqiptar në Borås, të cilët për një javë ishin mysafir të Fjärdingskolan dhe qytetit Borås.
Ishte fillimi i realizimit të këtij projekti thonë këtu në Fjärdingskolan në vitin 2007 kur për herë të parë mësues nga Shqipëria erdhen tek ne në Suedi respektivisht në Borås. Ishte kënaqësi per ne thonë këta të njihemi më për së afërmi me një vend që ne pak dinim më herët për te.
Në Fjärdingskolan përgatitjet për vizitë në qytetin Durrës dhe në shkollën fillore ”Demokracia” me të cilën kjo shkollë është binjakzuar kanë filluar me kohë dhe kanë përfunduar dhe ata të cilët do të udhëtojnë për në Durrës thonë se kjo vizitë do jetë e suksesshme dhe do ketë vlerë të madhe në bashkepunimin mes dy shkollave dhe dy qyteteve.
Ne ishim në ketë shkolle dhe takuam shumë nxënës shqiptar të cilët vijojnë mësimet ketu dhe me ta zhvilluam një bisedë dhe ja se cka mësuam nga këta. Ishte ora dhjetë e të gjithë nxënsit shqiptar që vijojnë mesimet ketu ishin në një bisedë me pedagogët dhe drejtorin e shkollës të cilët do udhëtojnë për Shqipëri. Qellimi i këtij takimi me fëmijët shiqptar sipas tyre ishte që tëmësojne më shumë për Shqiperinë, kulturën, traditën dhe adetet shqiptare.
Shumë prej këtyre nxënësve kishin njohuri të mjaftueshme për këtë qytet shqiptar, ata kishin kaluar pushimet e tyre verore së bashku me prindërit e tyre atje dhe e njihnin mirë qytetin dhe traditën e këtij qyteti. Ishin interesante propozimet e fëmijeve shqiptar për mësuesit e tyre se cka ata të blejneë në Shqipëri që të kanë kujtim nga atje e propozimi i tyre më i shpesht ishte busta e heroit tonë kombëtar Skenderbeut, apo flamuri kombëtar. Në bisedë e sipër nga ana e drejtorti të shkollës para fëmijëve shqiptar u prezentua busta e Skenderrbeut, për të cilën ne kemi shkruar edhe me parë se ka kohë që qëndron krenare këtu në lokalet e kësaj shkolle.
Pedagogët e kesaj shkolle kanë fjalë miradije për nxënësit shqiptar, të cilët janë në shumicë dhe se sipas tyre është kënaqësi të punosh me fëmijët shqiptar të cilët kanë një kulturë të gjerë dhe kanë një traditë të mirë, ne krenohemi me ta dhe me punëne tyre që ata bëjnë në shkollën tonë thonë ata.
Ne kemi një bashkëpunim të mire edhe me prindërit shqiptar dhe jemi të lumtur për këtë. Fëmija gëzojnë një respekt të veqant tek ne, ata kanë pasur rastin së bashku me mësusin e tyre shiptar që të bejnë vizita të ndryshme në vende të ndryshme në Suedi dhe të njihen me kulturën dhe traditën e vendit ku ata jetojnë dhe veprojne, kjo ka një rëndësi të madhe thot drejtori i kësaj shkolle dhe shton se ne besojmë se edhe në të ardhmën Fjärdingskolan dhe QKSH ”Migjeni” do kenë një bashkëpunim edhe me të ngusht në këtë drejtim e krejt kjo në të mirë të fëmijëve dhe prindërve shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në komunën tonë. Unë besoj shton ky se pas kësaj vizite këtu në Durrës ne do kemi njohuri edhe më të mira për shqiptarët pa marrë parasysh nga vijnë ata nga Shqiperia, Kosova apo trojet tjera shqiptare atje, mirëpo egziston mundësi shton ky që ne të ardhmen ketë bashkëpunim ta zgjerojmë dhe me ndonjë shkollë fillore nga Kosova.
Ne do jemi për një javë thonë pedagogët e këtushëm në Durrës dhe besojmë se kjo vizitë do kurorëzohet me rezultate pozitive.