E shtune, 26.07.2025, 08:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Era Goxhaj

E shtune, 16.10.2010, 12:09 PM


Era Goxhaj

 

 

Mos harro te me shkruash,

mos harro te me enderrosh,

mos harro te me duash,

mos harro te me kujtosh.

Kujtohu per mua dhe me zemer thuaj”te dua”.

Kujtohu per mua dhe mos me harro,

mendo per kete zemer qe kaq shume te do.

Pres me mall perseri te te shikoj,

e ne krahet e tu te vrapoj.

Cdo mengjes ne kete te ftohte,

dua te buzeqesh,por nuk buzeqesh dot.

Po erret e po behet nate,

cdo dite qe kalon me duket shume e gjate.

Erresira po pushton dhomen time,

e drita e zbehte e henes po me sjell shume kujtime.

Po harroj te te harroj,

e gjithmone me lote te kujtoj.

Qe kur ti ike,u largove,

zemren ma thyeve,ma coptove.

Nuk arrij te gjej nje menyre per te sheruar plaget qe me shkaktove,

nuk arrij te harroj se me dashurove.

Mos harro te kujtosh sa shume me lendove,

harro te harrosh sa shume me dashurove...

Frymemarrja ime po ngadalesohet,

rrahja e zemres po pershpejtohet.

Perplas flatrat furishem ne qiellin e pafund blu,

me shpresen se do ngrihem larte,por jo,vazhdoj te jem ketu.

Shiu i ashper lag trupin tim,

nderkohe qe djalli ka mberthyer shpirtin tim.

Vetmi,vetmi,vetmi,

degjohet vetem zhurma e shiut dhe...nje psheretime e lehte,

dhe nje engjell te takoja do i rrija larg,engjelli djallit jam une vete.

Jam shume e vogel ne kete bote,

por jo me,tash askush s’me mund dot,

dhimbja e thelle me ka bere shume te forte.

Nje fuqi e mbinatyrshme ka pushtuar qenien time,

dikur te pafajshme,shume naive.

Erresira eshte strofka ime ku askush nuk me sheh,nuk me lendon,nuk me shikon.

Vetem aty mund te lejoj qe loti te rrjedhe lirshem nga syte e mi,

vetem aty mund te mendoj dhe te kujtoj se dikur me mua ishe ti.

Jo,nuk dua te te kujtoj,nuk duhet te te mendoj,

duhet te te harroj,por...une vazhdoj te te dashuroj.

Erresire...vetmi...urrejtje...dashuri...

Dhe ja,une engjelli i djallit po lotoj perseri...

 

Shume kohe kane kaluar qe kur me le i dashuri im,

dhe ti vazhdon te mbetesh shpirti im.

Ti nuk je ne zemren time,

por je zemra ime.

Edhe pse shume kohe kane kaluar,

une nuk te kam harruar.

E ndjej mungesen tende cdo mengjes kur zgjohem,

i hap syte ngadale dhe ne kujtimin tend harrohem.

Kam frike te hap syte dhe te shoh boshllekun qe me le,

kam frike te zgjohem dhe dua vetem te fle.

Edhe pse shume kohe kane kaluar aromen tende ndjej,

dhe menjehere ne lote shperthej.

Tash me nje tjeter zgjohesh,

e per mua nuk kujtohesh.

Kur ajo te te pershperise ” te dua”,

mbylli syte forte dhe ne imagjinate fluturo me mua.

Kur shiu te lage fytyren tende,

imagjino sikur eshte loti im qe personifikon tradhetine tende.

Kur ajo te te dashuroje,

imagjino sikur jam une qe embel te ledhatoj.

Ne cdo kohe qe je me tjetren dhe kujtohesh kalimthi per mua,

te kerkoj vec nje gje,mos i thuaj te dua...

Kam ftohte dhe dridhem,

kam nevoje ne ngrohtesine tende te shkrihem.

Kam nevoje zerin tend te degjoj,

kam nevoje fytyren tende femijenore te shikoj.

Kam nevoje qe shpirti yt timin te shpetoje,

kam nevoje qe buza jote timen te ledhatoje.

Kam nevoje per nje perqafim nga ty,

kam nevoje dhe dua te jem vetem me ty.

Me ty tani dhe perjete,

vetem me ty jam e lumtur,e mbrojtur dhe e qete.

Mund te fluturoj por kam nevoje per flatrat e tua,

dua te jem me ty se vetem ty te dua...

Kujtimet e mia me torturojne ne cdo kohe,

hakmarrja shpirtin tim ngadale po e ftoh.

I mbyll syte me shpresen se dhimbja mbaroi,

por jo...dhimbja sapo filloi.

Ndihem vetem dhe nuk po njoh me veten time,

gjithcka me ka mbet nga e shkuara jane disa cope kujtime.

Kujtime plot dhimbje qe me cjerrin perbrenda,

dua dhimbjen pas ta le por kujtimet jane te renda.

Kjo jete mizore dhe pa shpetim,

po me vret ngadale dhe nuk ka kthim.

Frymemarrja ime po shuhet ashtu sic shuhet zjarri,

shpirti im po digjet,po digjet nga malli.

Syri im loton pa pushim,

jane lot prej gjaku nga zemra qe ska kurim...

Te fala dashurine time,

dhe perfitova shume mashtrime.

Te fala heren e pare,

qe te besova ty u tregova e marre.

Me genjeve,me the se me dashuroje,

kurre nuk e prisja kaq shume te me lendoje.

Vetem te ty kisha besim,

por e gjitha ishte trillim.

Luajte filem me mua,

dhe pa frike me the “te dua”.

Cdo gje me duket pa kuptim,

shpirti im eshte mbytyr ne deshperim.

Lotet me rrjedhin pa pushim,

nuk arrij te gjej nje shpjegim,nuk ka justifikim.

Ti ishe thjesht nje enderr qe shume e bukur filloi,

por u zgjova dhe endrra mbaroi.

Nuk dije te me vleresoje,

nuk arrite kurre te me dashuroje.

Te dua,te urrej,te dua,

Nuk arrij ta pranoj qe luajte me mua.

Te dua,te urrej,te dua,

te lutem largohu nga mua...

Shoh veten ne pasqyre dhe shembellimi im me huton.

Shihem perseri dhe thelle gjej shpirtin tim qe vajton.

Nuk arrij te shoh paraqitjen time,

ajo qe shoh eshte vetem dhimbja ime.

Ulem ne gjunje dhe dridhem,

te gjitha kujtimet ne mendje me mblidhen.

Me behet nje lemsh i madh ne gryke dhe ne lote shperthej,

e ndjej se po e humbas kete beteje.

Nuk kam force te bertas dhe te te kerkoj,

nuk kam me force perseri te dashuroj.

Jam plotesisht vetem dhe e humbur,

me celes ne zemer do e kyc dashurine tone te bukur...

Te ndjej brenda meje,

te ndjej dhe kur jam larg teje.

Ndjej aromen tende ne trupin tim,

ndjej ne zemer kete dashuri qe po djeg shpirtin tim.

Ndjej shijen e puthjes tende ne buzen time,

mbyll syte dhe humbas ne mijera enderrime.

Shoh pasqyrimin tend ne shikim tim te perhumbur,

me duket sikur cdo moment degjoj zerin tend te bukur.

Gjej veten te ty dhe ty te mua,

vetem tani e kuptoj cdo te thote vertete te dua...

Me lendon qetesia,

me lendon shume vetmia.

Me lendon nje fjale e pamenduar,

me lendon cdo kujtim i paharruar.

Me lendon cdo gje qe nuk ka kthim,

me lendon fakti qe te humba shpirti im.

Me lendon qetesia,

por me shume me lendon dashuria...
10-
Je ti ai qe kam kerkuar,

je ti ai qe kam enderruar.

Je ti ai qe gjithmone kam pritur,

je ti zjarri ende i pafikur.

Ndihem e lumtur sa here te shoh,te degjoj,

ndihem entuziaste sa here per ty mendoj.

Ndihem e humbur kur s’te kam prane,

pyeta zemren,syte dhe buzet cfare kerkonin e te njejten pergjigje me dhane.

Pyeta trupin cfare kerkon,

e me rrefeu se naten me ty enderron.

Pyeta mendjen cfare mendon,

e me rrefeu se ne cdo moment me ty fluturon.

Pyeta veten cdo te thote fjala dashuri,

e pergjigja e saj per mua je vetem ti...

Do jetoj me frymen tende,

do dashuroj me zemren tende.

Ti me vjen si cdo nate ne endrra,

e me fal puthjet e tua te embla.

Te kam shpirt,te kam jete,

me ty njoha dashurine e vertete.

Po kalon dhe dimri i ftohte,

e une vazhdoj te dergjem ne perqafimin tend te ngrohte.

Te dua akoma me shume cdo sekonde,cdo minute qe kalon,

gjithmone mendja vec tek ty me qendron.

Kemi qene bashke ne diell,ne shi,ne bresher,

kurre nuk do te nderroj me ndonje tjeter.

Te dua me gjithe forcen time,

te dua se ti je jeta ime...

Ti u ktheve perseri,

dhe bashke me ty kujtimet qe i hodha ne kosh si letra pa rendesi.

U ktheve dhe me bere te lotoj,

c’do premtim dhe gjerat qe kemi kaluar me bere te kujtoj.

Nete pa gjume e vetme kam kaluar,

gjeja ngushellim te kenget tona dhe pa pushim kam lotuar.

Ecja rruges dhe humbisja ne turmen e kalimtareve,

vec per ty mendoja dhe nuk u kushtoja rendesi fjaleve.

Shume kohe duke vuajtur kalova,

dhe ty te harrova,te pakten keshtu mendova.

Me kthimin tend dicka ndryshoi,

gjithsesi tashme asgje nuk do te jete njesoj...

Me fal zemra ime per c’do gabim,

me fal per te gjitha ato gabime qe nuk kane kthim.

Me fal qe te lendova,

me fal qe padashje ne mendime te tradhetova.

Me fal per lotet qe derdhe per mua,

me fal ne emer te zotit une vetem ty te dua.

Shpirti im falje po te kerkon,

zemra ime vetem ty te pranon dhe mendja ime vec tek ty qendron.

Te lutem me fal dhe me jep nje tjeter mundesi,

ne dashurine tone nuk ka vend per meri...

Nje te vertete te pathene po kerkoj,

nje shpjegim,nje sqarim qe gjithcka mos te mbaroje.

Nje te fshehte te varrosur dua te zbuloj,

te verteten e fshehur t’a di kam shume nevoje.

Kaq forte eshte ruajtur ky sekret,

aq shume me lendon,ngadale po me vret.

Pas ores dymbedhjete dua ende te jem Hirushja,

te verteten gjithkujt do ia lusja.

E pyes veten,e pyes zemren,

nje genjeshter e thyen femren.

Syri pikon lote pa pushim,

shpirti kerkon paqe,ngushellim.

E verteta e pathene shume po me mundon,

per te vrare zemren vec nje genjeshter mjafton...

Me mbaj ne krahet e tua,

me thuaj me shpirt te dua.

Kujdesu per mua tani dhe perjete,

shijo dashurine tone ne c’do moment.

Je i vetmi per mua ne kete bote,

te dua me gjithe forcen time,te dua forte.

Me ty nis historia ime,

me ty mbyllet dhe libri i jetes time.

Me kerko dhe kur prane teje s’jam,

me puth e me thuaj ti je gjithcka qe kam.

Me shtrengo forte e mos me lesho,

jam vetem e jotja,me shpirt me dashuro...

Dicka u thye brenda meje kur ti u largove,

gjithcka mbaroi dhe shume me lendove.

Nje lot rrodhi lehtaz nga syri im,

nuk e prisja nga ty kete mashtrim.

C’do fjale e jotja ishte genjeshter,

bota m’u shemb kur te pashe me nje tjeter.

Nuk me meriton,kurre s’me ke merituar,

nuk te besoj me,kurre nuk duhet te te kisha besuar.

U talle me ndjenat e mia,

ti e nuk e di c’eshte dashuria...

E ndjeja qe shikimi yt dicka me tregonte,

e ndjeja qe zemra jote ndihme me kerkonte,

e dallova ne zerin tend qe dicka nuk shkonte.

Heshtja jote me la te kuptoja,

shume shikime t’i deshifroja.

Nga syte e tu nje lot pikoi,

nje shprese te re m’u duk se kerkoi.

Jeta eshte shume e veshtire,

asnje nuk vdes me deshire.

Jetoje jeten sikur mos te kete te neserme,

jetoje te tashmen sikur mos te kete te djeshme.

Dashurome mua qe per ty jap jeten,

qendro me mua dhe harro te verteten.

E verteta eshte e hidhur shpirti im,

e nese jeta ketu mbaron,asgje,jo,nuk ka me kthim.

Fale veten per c’do gabim,

kurre nuk eshte vone nese ka pendim.

Dhe ne sekondat e fundit qendro me mua,

me thuaj per here te fundit”te dua”...

Me mungon buzeqeshja jote,

me mungon shikimi yt,
me mungon perkedhelja jote,
me mungon trupi yt.
Zgjohem dhe nga syri pikon nje lot,
syri qan se s’te sheh dot,
trupi im pa tendin ka shume ftohte.
Me mungojne momentet kur te perqafoja,
ti me ngrije koken lart dhe perqafimin me puthje e shoqeroja.
Kam nevoje per ty jeta ime,
sepse vetem ty do kjo zemra ime.
Nuk guxoj te mendoj
se per shume kohe nuk do te shikoj.
Me mungon...Me mungon...
Frymemarrja jote ne trupin tim ndalon,
nuk mund te jete thjesht nje iluzion.
Ne heshtje rri dhe vetmia po me vret pa meshire,
te te shoh,te te prek e te te puth kam shume deshire.
Kam frike se mos nje tjeter do shikosh,
dhe mua per nje moment do me harrosh.
Je ylli qe shoh c’do nate,
je medaljoni qe me sjell fat.
Me mungon heshtja pas fjales te dua,

me mungoje shume puthjet e tua.
Pa ty asnje cast nuk mund te jetoj,
je i vetmi qe dua dhe enderroj.
Je i fundit qe dua t shoh kur mbyll syte,
je i pari qe dua te shoh kur hap syte.
Me mungon shume shpirti im,
me mungon ti princi im...
19-
E lumtur mund te jem,

por lumturine s’mund ta kem.
Kam mesuar se s’mund te fluturoj,
sado larte te ngrihem do jete dikush qe do me rrezoje.
Kam mesuar se sado te luftoj,
do jete dikush qe perseri do me lendoje.
E padukshme dua te behem,
dhe ne imazhin tim ngadale te zhbehem.
Jeta eshte mizore,
lumturia nje fitore.
Kam mesuar se s’mund ta mbaj koken pas,

koha qe ikn s’kthehet mbas.
Edhe dashuria,dhimbja kalon,
por koha plaget veshtire se i sheron.
Vajza e vogel u rrit por askush s’e kuptoi,
edhe ajo mesoi te dashuroje.

Te gjithe te mesojne te miren nga e keqja ta ndash,
por askush s’te meson si plaget e dashurise t’i fshish e mos t’i mbash.

Nese naten gjumi nuk te ze,
mbylli syte e mendo per te.
Gjithcka do jete ndryshe kur te zgjohesh,
dhe ti perseri do trishtohesh.
Kam mesuar te luftoj per ate qe dua,
por me duhet te gjej forcen per te luftuar,

sepse gjithmone ka dicka me shume per te mesuar...

Nuk mund te harroj cdo moment te kaluar,

cdo ndjenje te perjetuar.
Nuk mund te harroj lumturine qe me dhurove,
kenget e dashurise qe me kushtove.
Nuk do mundesha ndjenjat e mia te mohoja,

do ishte sikur qenien time te refuzoja.
Provoj te harroj dhimbjen time,
por s’mundem dhe loti flet per zemren time.
Provoj serish te te pranoj,
por s’mundem dhimbjen ta harroj.
Ne gjunje ulem e perlotur,e deshperuar,
kerkoj forcen per te harruar.
Dhimbja eshte e forte,me e forte se dashuria,
dhimbja me ka pushtuar,i ka bllokuar gjithe ndjenjat e mia...

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx