Kulturë
Myrteza Studenica: Varri rrënqethës hebraik në Artanë të Prishtinës
E enjte, 14.10.2010, 09:58 PM
Myrteza Studenica para Katedrales së Kombit në Prishtinë
VARRI RRENQETHES HEBRAIK
RREFIMI I ZT. ZAKAR LEVIT – RABIN
Nga Myrteza Studenica
Mes afro 500 varrezave të Vjetra Hebraike, në Kështjellën e Lashtë të ARTANES (të Novobërdos) afër Prishtinës, është një varr i një hebreu, të cilin më kot u munduan fshatarët ta hapnin, ngase me t’u afruar atij varri, njerëzit i kaplonte rrënqethja dhe lëmëria…”- kështu shkruante më 1950 rabini Zakar Levi në ALAMANAKUN HEBRAIK të po atij viti!
Në lokalitetin historic në afërsi të KESHTJELLES SE LASHTE TE ARTANES (Novobërdos), pranë rrënojave të mbetura të madhështisë së dikurëshme të QYTETIT ANTIK ILIRO_SHQIPETAR TE ARTANES afër Prishtinës, janë 500 varreza të vjetra, mes tyre ka edhe varreza të hebrenjëve.Ato janë me pllaka të mëdha mermeri, por që, mbishkrimet ë tyre I ka shlyer koha nga vjetërsia dhe moskujdesi I njeriut!Ndër ato varreza është një varr enigmatik, të cilin më kot qenë munduar fshatarët që ta hapnin ngase “…me t’u afruar varrit, njerëzit i kaplonte një rrënqethje trupi dhe një lëmëritje mendore dhe kështu nga frika varrëmihësit iknin që andej…!” – kështu shkruante zt. Zakar LEVI, rabin, në ALMANAKUN HEBRAIK të vitit 1950!
Në Kosovë hebrenjtë kryesisht, dikur, merreshin me tregti. Ata qenë prezentë në këto troje që nga KOHA ILIRE, pastaj ajo ROMAKE, BIZANTINE, OTOMANE etj.
Me ardhjen e pushtuesve otomanë në këto troje, numri i hebrenjëve u shtua. Kjo ishte edhe rrjedhojë e tolarancës bukur të madhe që kishin shqiptarët ndesh hebrenjëve! Kështu, kohë pas kohe, bashkësia etnike hebraike, që u ngulit në këto troje në kohën ë Perandorisë Otomane, u bë e pasur, duke pasur në pronësi dyqane tregtare dhe punëtori zejtare! Ata mbanin rezerva të përherëshme mallrash, lëndë të para etj. Ata ndikonin në mënyrë të drejtëpërdrejtë në prodhimtarinë ë mëtejmë manufakturale dhe në tregëti në tërësi në Kosovë dhe gjetkë!
Hebrenjtë në Kosovë mbanin në pronësi dhe ruanin fshehtësinë ë përpunimit të arit dhe të argjentit, të fabrikimit të monedhave si dhe të prodhimit të stolive të ndryshme të arit! Këto “veti tipike hebraike” qenë të trashëguara brez pas brezi, që nga Koha ë Artë ë lulëzimit të kulturës së hebrenjëve – në Kohën ë sundimit arab në Gadishullin Iberik (Spanja dhe Portugalia).
Atëbotë, hebrenjtë pothuaj se mbanin gjithë tregtinë, administratën ë lartë, si dhe qenë themeluesite ë UNIVERSITETIT TE PARE NE EUROPE – NE KORDOBE TE SPANJES në shekullin XIII. Ky përparim i hebrenjëve zgjati deri në shkullin XV, kur edhe përfundoi sundimi arab në Spanjë… Pastaj nisi PERNDJEKJA E MADHE (POGROMI) E HEBRENJVE NGA MBARE EUROPA …
Pra, pasardhësit e këtyre hebrenjëve të ikur nga Spanja dhe vendet e ndryshme të Europës, por, kryesisht ata të Spanjës erdhen ne GADISHULLIM BALLKANIK, ku Perandoria Otomane i mirëpriti... Para do kohe, u shënua 500-vjetori i MIQESISE HEBRAIKE - OTOMANE (TURKE). Këtë miqësi hebraike-otomane (turke) deshti ta prishte, para do kohe, TAIP ERDOGAN, kryeministër aktual i Turqisë....
Hebrenjtë kishin të përparuar mirë rrjetin tregtar të ndërlidhur nga një qytet në një tjetër, kështu ata ë mbulonin gjithë hapësirën tregtare të pjesës europiane të Perandorisë Otomane.Ata ë kishin vec tjerash, rrjetin tregtar:Jeni Pazar (Pazari i Ri)(Novi Pazar)-Vushtrri-Prishtinë- Prokuple –Sofje, pastaj rrjetin tjetër: Prishtinë – Shkup - Manastir – Dibër – Lezhë (ose Vlorë), si dhe rrjetin : Pejë-Gjakovë- Prizren – Shkodër , etj.
Një dokument i vjetër i vitit 1588 bënë të ditur se një hebre kishte navlonuar (kishte ngarkuar ) në një anije në portin e Lezhës (më 1588) xehe të xehëroreve të ARTANES (Novobërdos) dhe të TREPCES, si dhe lesh cilësor të SHKUPIT...””Këtë mall ai (hebreu) ë eksportonte në ANKONE të Italisë!
Hebrenjtë në Kohën ë sundimit otoman në Kosovë, tregëtinë ua përshtatnin nevojave të popullatës së asaj kohe. Tregtarët hebrenjë kishin të drejtë të endeshin nga qyteti në qytet, por ishin të detyruar që t’ua paguanin Xhezije (Harac -tatim) , spahinjëve, jeniqerëve, topcinjëve etj. Sistemi tregtar i hebrenjëve në Kosovë ishte kryekëput i bazuar në lidhjet e tyre të ngushta fetare-etnike. Pra, pos hebreut, kush tjetër nuk mund të futej në ” biznesin ë tyre të fshehtë”!Tregtarët hebrenjë, me guxim të madh, zgjeronin rrjetin tregtarë brenda Perandorisë Otomane dhe më gjerë! Ata sundonin të thuash gjithë tregtinë me shumicë në Kosovë ë më gjerë! Këtë guxim ë fitonin duke pasur besimin , pothuaj të pakufishëm, të ndërsjellë (hebreu-hebreut), që ishte njëri nga kushtet kryesore të përparimit dh të fitimit të tyre. Hebreu tregtar kudo që arrinte, në ndonjë qendër tregtare, menjëherë vënte kontakte dhe lidhje tregtare me tregtarët hebrenjë të atij vendi!Ata me durim, mbi të gjitha me dituri e sens tregtie, grumbullonin kapital (pasuri) të paparë!
”Motoja hebraike tregtare ishte dhe është: një monedhë ta hedhësh me dorën tënde në ajër dhe kur ta presësh po atë monedhë në shuplakën tënde, lypset të bien së paku edhe tri monedha të tjera...!”
Kjo pra, do të thotë të investosh një monedhë, e nga ai investim të fitosh së paku trefish!”
Fitime marramendëse bënin hebrenjtë në saje të xhiros së madhe të mallrave që bënin, si dhe të lëvizjes së shpejtë të kapitalit të tyre! Ata investonin kudo, nga ku mund të nxirrnin fitime! Ata ë kishin përpunuar sistemin ë kreditimit dhe të qarkullimit me mallra të huaja pa investuar pothuaj fare kapital! Pra, ata bënin shit-blerje me para të huaja! Kjo gjë atyre ua bënte të mundur që të fitonin shumë, pa investime të mëdha financiare! Kjo mënyrë ë organizimit të kapitalit dhe vecmas ë profitit i bënte hebrenjtë në Kosovë të ndërlidhur shume mesvete dhe të sigurtë në investime, të cilat nuk guxonin t’i bënin të tjerët, edhe pse kishin pasuri edhe më të madhe se hebrenjtë!!!