E diele, 04.05.2025, 04:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mujë Krasniqi – Komandant Kapuçi

E marte, 12.10.2010, 09:48 PM


Iu këndojmë dëshmorëve të kombit:

 

            MUJË KRASNIQI – KOMANDANT KAPUÇI

 

N’ Dukagjin, n’ këtë djep me trima –

N’ festival po na thërret Klina ,

Që t’i këndojmë këngët krenare ,

Nga të gjithë tokat shqiptare !

 

Refreni:

Hej! Hapi krahët , mori Klinë –

Priti krushqit se po vinë !

Vinë me këngët e lirisë –

Mu në zemër t’ Dardanisë .

Hoti , Gruda e nga Kuqi ,

Nga Preveza e Nokshiqi ,

Me ballë lartë ju pret Çabiqi ,

Hero i kombit – Mujë Krasniqi .

 

Nga Drenica e Ana Drini ,

Manastiri e Ulqini ,

Nga Presheva e Kopliku ,

Po hedh valle Adriatiku !

 

Refreni:

Hej! Hapi krahët , mori Klinë ...etj.

 

Oj  Kosovë , mbretëreshë kurore –

Plot dëshmorë edhe dëshmore ...

Ngrit flamurin e lirisë –

Me kurorë të pavarësisë !

 

Refreni:

Hej! Hapi krahët , mori Klinë ...etj.

 

Teksti, muzika dhe interpretimi:

Demir KRASNIQI

 



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx