E diele, 04.05.2025, 08:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Ferit Ramadani: Naim Frashëri - Ozoni ynë krijues

E diele, 10.10.2010, 07:57 PM


Naim Frashëri - Ozoni ynë krijues

 

I

 

Nga Ferit RAMADANI

 

Është dukuri e rrallë të mbesë aq i pranishëm një krijues ashtu siç ishte, është e të jetë i ndërlidhur si Naim Frashëri me sistemin e dijes, me nivelin aktual dhe artistik të veprës së tij letrare! Qyshkur u ndal sërrahuri zemra , e , mendja e tij së krijuari! Një shekull e nje dekade e nje vjet ndarjeje ! Por ai, po aq më shumë e më me forcë troket nëpër damarët dhe mendjen shqiptare!Me një fjalë, po ai Naim, edhe pas një shekulli e nje dekade e nje viti, është aq i pranishëm me substancën e tij krijuese saqë del dhe artikulohet si ozon i domosdoshëm në rrafshin mbarëkombëtarë për të na fal energjinë në aspektin e jetësimit, e për të na ngritur në nivelin intelektual qoftë si krijues të domethënieve filozofike, e qoftë si qytetarë të një realiteti praktik civiliues!

Nëse pas vdekjes së krijuesëve gjithmonë ka filluar të bijë harresa, ashtu siç kanë rënë edhe në të gjallë të tyre shumë trajta të tragjedive, për ta përjetuar ata zverdhjen dhe asgjësimin, e, Naim Frashëri , nga lindja e deri në vdekje të tij ec e përballet me to , tek ai, ka ndodhur e kundërta! Pas vdekjes, përpara një shekulli e nje dekade dhe nje viti, fillon rilindja, rijetësimi, përjetësia e tij! Edhepse pa të, shpejt ndjehet mungesa e grahmat e vdekjes së tij janë një jehonë zezone që me trishtim e përjetojnë bashkëkohanikët, veçmas poetët si Çajupi dhe Asdreni , me veprën e tij letrare ai bëhet bashkëkomunikues, dhe, i përherëshëm! Prandaj, të goditur nga ajo ndarje e ftohtë, ata e ndjejnë vetveten me një disponim të ngrysur që edhe në shkrimet poetike e shfaqin si një humbje kombëtare që i ka kthyer njerëzit , fushat, malet, detërat , qiellin , në mjerim! Kështu do të shkruaj Çajupi në vargjet e tij me rastin e vdekjes së Naimit:

 

“Vdiq Naimi, vdiq Naimi

moj e mjera Shqipëri ...!

Mendjelarti, zemërtrimi,

vjershëtori si ai...

 

Vdiq Naimi, po ç’të gjeti,

o moj Shqipëri e mjerë!

Vdiq Naimi,po kush mbeti?

Si Naimi s’ka të tjerë.

 

Gjithë kjo dozë pikëllimi në përmasat e Atdheut të robëruar u shfaq pas vdekjes së Naimit!Se siç e thekson edhe Çajupi: Kush do t’ia përkushtonte këngët Atdheut? Kush do t’i dilte zot? Kush do ta deshte aq shumë? Kush do të tretej si qiri...?

Edhe shumë dilema e pyetje lindën nga ajo ndarje e ftohtë! Atdheut do t’i mungonte poeti, që ia ngriti lavdinë! Ai i cili e quajti tokë të perëndive e ku “ shkruhenë në kartë / fjalët e gjuhës së zjarrtë? Kjo ngritje e lëvdatë për shqiptarët bëhet nga malli e dashuria që ndjen Naimi për ata dhe për Atdheun atje larg në mërgim ku u shpërngul të jetojë me trup por, me mendje e shpirt në çdo kohë qëndroi atje! Se:

 

Shqipëri ti më jep nderë , më ep emërin shqipëtar,

zemrënë ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr!

 

Fal fuqisë së shprehjes artistike të Naimit dhe përkushtimit të tij shpirtrorë , edhe sot po ai virtyt etik e kombëtarë e kthen atë në një profil specifik të kolosit krijues që i ngjan një gurre të përherëshme prej nga buron balsami i dijes dhe i shijes që e rrit , e shëndosh dhe e çliron gjithë

trungun Arbëror! Sdomend, kjo korrespondencë e pashkëputur mes tij dhe pasardhësve në relacion të ndërlidhjeve ka bërë të mundur përballjet për mbijetim , pasi fuqia e shprehjes së tij çdoherë ka pasur mundësi për ta rrezatuar realitetin për atdhedashurinë!

- Në agime të reja ajo ka sfiduar shkëndijat e idesë, dhe

- Në muzgjet tiranike ka përmbushur skamjen dhe mjerimin me shpresa mbijetimi!

Prandaj Naim Frashëri nëpër dekadat e këtij shekulli më shumë është ngazëllyes, njeri krijues që e argumenton unitetin për pavarësi të Atdheut, e mbi të gjitha për ardhmërinë e tij bën profetësi se:

 

Për Shqipërinë

Ditët e mira paskëtaj vinë,

shkoi errësira!

Lum kush të rrojë, ta shohë zonjë...!

 

Naim Frashëri, ky kolos i Rilindjes Kombëtare, pas një shekulli e nje dekade e nje viti vdekjeje është reflektuar me natyrën e tij krijuese përherë i gjallë! Prezenca e tij ka qenë në të gjitha zhvillimet e jetës!Edhe aty ku bëhej shkolla! Edhe aty ku derdhej djersa e punës! Edhe aty ku bëhej lufta e pavarësisë!Edhe aty ku bëhej mërgimi! Bile, ai ka qenë , është, e , do të jetë prezent edhe aty ku është robëria! Dhe , me sfidimin e tij profetik do të përballet për të mbërri deri tek agimi i lirisë!Gjithmonë me një bazë të fortë! Ashtu siç ka ditur ta gatuaj idenë edhe kur ishte i gjallë! Ashtu siç e gatoi edhe pas një shekulli e nje dekade e nje viti vdekjeje! Ashtu siç do ta gatuaj në ardhmëri! Se ai:

-Ua ka falur freskinë gjithë trajtave të vjetruara të Atdheut,

-Ua ka falur mobilizimin gjithë forcave të lirisë,

-Ua ka falur bukurinë gjithë bëmave shqiptare! Që nga “Bagëti e bujqësi” ..., deri tek Historia e Skenderbeut! Ai gjithmonë ka mundur të krijojë kulme filozofike - artistike, që kanë ditur të përballen me gjithë stinët zullumqare që i vërsulen zhvillimit njerëzor! Ai ka ditur të përballet me të gjithë barbarët e perandorive që duan ta bëjnë robërinë në sistemet e jetës! Edhe atëherë kur ai ishte jashtë atdheut :

 

“Në mes tuaj kam qëndruar

E jam duke përvëluar

që t’u ap pakëzë dritë

natënë t’ua bënj ditë.

Do të tretem të kullohem,

të digjem , të përvëlohem,

që t’u ndrinj mir’ e të shihni,

njëri - jatërin të njihni!

 

Qenësia e mendjes së tij i ka vërshuar gjithë fenomenet që dalin dhe bëjnë një analizë, në fakt bëjnë një zgjim të ndërgjegjes kombëtare e cila duhet të niset drejtë rrugës së bashkimit për ta fituar lirinë! Ende nuk ka formula për ta përkufizuar vlerën e domethënies dhe Porosisë së Madhe të Naimit që ai e ka përmbledhur si frekuencë përkushtimi për Atdheun! Prandaj, për Naimin sa është folur e shkruar gjatë këtij shekulli është pak! Studiuesët e tij nga shumë kënde e kanë vlerësuar sfondin e tij të pakufishëm ideor! Natyrisht, edhe sa ka mbetur pa bërë sipas asaj që ai e ka shprehur, ajo,është edhe porosi që e detyron universin mendor e veprues të kombit tonë! Sepse mësimet naimiane të shpiejnë ta ndjeshë edhe atë që nuk e ndjen! Të shohish edhe atë që s’e ke parë! Të pranosh atë që duhet pranuar! Faktikisht ai të fal edhe guximin edhe trimërinë!

Misioni i tij e koncepton shumë drejtë përparimin! Ai në modelin e zhvillimit gjithmonë e ka projektuar tërësinë shqiptare dhe asaj me epitete, simbole, metafora dhe me figura i këndon:

As hidhe gardhë

dhe shpejto pakë,

 

o dit’ e bardhë ,

dhe jakë, jakë,

se të pres,

nuk vdes!

 

Jak’, o dit’ e uruar,

që lind nga perëndon!

 

Nëse këtij artikulimi etik e të bazuar në filozofinë racionale ia bëjmë matjet e përmasës në aspektin e jetësimit, do të kuptojmë profetsinë e këtij shenjtori, se ai ishte në rrjedhat e një saktësimi të përhershëm për orientimin Evropian.Në kohën kur perandoria anadollake kishte mbuluar gjithë dritën e zhvillimit shqiptarë, gjegjësisht prej saj lëngonte Ballkani, ai e kishte të qartë se orientimet nga lindja ose nga drejtime të tjera nuk ishin ato që shpienin tek liria! Vetëm orientimi perëndimor ishte ai! Aty do të kenë mundësi për t’u integruar gjithë popujt dhe lirisht do të mund ta flasin e shkruajnë gjuhë e tyre! Do të mund ta zhvillojnë identitetin e tyre me një nivel të lartë të zhvillimit e të mirëqenies! Po kështu edhe shqiptarët do të shkojnë përpara dhe lirisht do të mund ta përdorin gjuhën që:

 

Pa shihni ç’gjuhë e mirë!

Sa shije ka e hije,

ç’e bukur edhe’e dlirë,

si gjuhë perëndie!

 

Është sa nxitëse po aq edhe kundërvënëse ndaj gjithë atyre që shqiptarët dhe shqipen deshën t’i zhbëjnë nga faqja e dheut. Po e kësaj domethënie është gjithë vepra naimiane që tingëllon fort për t’iu kundërvënë modernizmit të kohës që synon ta mbajë shqiptarin dhe gjuhën e tij me statusin e përkufizuar pa dashur t’ua pranojnë se ky popull ka vlera legjendare dhe për të edhe Homeri i madh është shprehur me admirim ! E Naimi do të shkruaj se:

 

Bota që kur është zënë,

Shqipëria gjall’ ka qenë!

Pellazgj u thoshin më parë,

më së fundi shqipëtarë.

 

Kjo formësi e këtij niveli të zhvilluar, e ka detyruar Naimin të bëhet kundërshtar këmbëngulës kundër Turqisë, dhe i motivuar nga këto dëshmi ai bën hapin nxitës me shkrime drejtë rrugës së çlirimit! Me këtë synim ai edhe në kohën e vet, por edhe brezave ua fal guximin që ta bëjnë kërkesën legjitime e natyrore të hises që e kishin por ua grabitën të huajt që shumë vonë ia behën si bisharë!

Ky zbulim poetik i Naimit që mbetet i përhershëm na e mundëson rrjedhën e qëndresës në analet jetësore. Si i tillë edhe ai edhe niveli i lartë artistik i veprës së tij letrare vijnë e mbesin si urti me shumë elokuencë! Prandaj Naimi sa është i drejtë në shprehje po aq është i vërtetë në fakte! Gjithë kjo ia ka mundësuar atij daljen e përhershme si kult profetik dhe atë:

Se ai edhe në të gjallë të tij, edhe sot pas një shekulli e nje dekade dhe nje viti vdekjeje është zgjimi i ndërgjegjes sonë, dhe,

Se ai edhe në të gjallë të tij, edhe sot pas një shekulli e nje dekade dhe nje viti vdekjeje ( përjetësie), i del zot idesë dhe synon që ajo të zgjidhet si çështje!

Gjithë kjo pamje e profilizuar në sfondin artistik të Naimit, përmes modelit. linjës, idesë, figurës, stilit, ka edhe mjetin dhe qëllimin. Gjithë vepra e tij ka fituar një përmbajtje në arkitekturën e ngritjes artistike, dhe ka mbetur kryevepra letrare.Ndërsa Naimi në përmasat e

gjeografisë shqiptare, bile deri në skutat më të thella të shtrirjeve të ambienteve shqiptare, por edhe ne diasporë, është një kolos i cili i shërben kauzës kombëtare si ozoni organeve të frymëmarrjes!

Shpalimin e rikujtesës në këtë përvjetor shekullor të vdekjes së Naimit, gjegjësisht shpalimin e domethënieve filozofike të veprës së tij letrare na duhet edhe njëherë ta manifestojmë për ta kuptuar sa më drejtë transhenë e tij qëllimmirë :Vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerë....!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx