Kulturë
Luan Çipi: Ejup Mitës
E diele, 10.10.2010, 02:17 PM
Luan Çipi
EJUP MITËS
Për vite të tëra, në ditë e natë
Në zyra, salla, shkolla e shtëpi,
Nga që jetova ndër vite gjatë,
Takova shumë njerëz pleq e të ri.
Shëtita, lexova, pashë dhe dëgjova
Muzikantë, poetë, shkrimtarë korrifej,
Pash vendet e popujt, që vizitova
Po, një brengë që kam, do t’ua rrëfej:
Çmohet e nderohet çdo nobelist,
Shkrimtar në zë a prijës ngadhënjimtar.
Po pyes vallë, pse s’futet në listë
Një mjek, një mësues, një mjeshtër agrar?
Cili e shëroi nënën e pashpresë,
Kush na mësoi lexim, numërim?
Kujtimi për ta në jetë do më mbesë,
I mbaj në zemër e nuk kam harrim.
Po si do të rronim, pa bukë e pa mish
Pa bimë e pa kokrra, pa punë, pa tokë
Dhe ara varfërohet, poqe se s’do kish
Studim shkencor e drejtim me kokë.
*
Ngulitet mendimi nga larg te një burrë
Me mbresat ngelur prej vitesh më parë,
Kur njoha dhe pash në arat me grurë
Talentin e rrallë, drejtues- shkencëtar.
Ejup Mita quhej, i lindur në Fterrë
Gjithë ditët në arë, me libra përherë.
Nuk reshtet urimi: Lartësi e Nder!
Njeriut të thjeshtë, po me mend e vlerë.
Vlorë,07.10.2010