E shtune, 27.04.2024, 03:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Stavri Trako: Burimi i jetës

E shtune, 09.10.2010, 07:58 PM


BURIMI I JETËS

 

Nga Stavri Trako

stavri_trako@yahoo.com

 

Skutari, Shkodra antike është një nga qytetet më të lashta të Shqiperisë, krijuar 2400 vjet më parë. Është  pikërisht koha kur ndërtohej kalaja e Rozafës, simbol historik i këtij qyteti, një vlerë antike kjo për blicet e studiozëve dhe kureshtarëve modernë. Ndërtimit të kësaj kalaje i kushtohet edhe një këngë, e cila ndoshta është jarja më e vjetër e gadishullit, që ka  pranuar të këndohet ndër breza vetëm nga këngëtarë të shquar shkodranë.

 

Kënga ndërthuret me një subjekt dramatik, gjë që kushtëzon dhe interpretimin e saj mjeshteror, duke e renditur si perle të jares shkodrane.

            Tre vellezer duan te ndertojne kalane. Diten e ndertojne, naten u shembet. Atypari kalon nje plak i mencur. I njatjeton ustallaret vellezer. Ata i tregojne hallin. Plaku i keshillon:

            “Po qe se desheroni t'ju qendroje kalaja duhet te shtini ne themelet e saj nje nga vashat tuaja, ate qe do t'ju sjelle ushqimin neser, por me  kusht qe te jeni te drejte te mos u kallezoni vashave ne konak. Cila vashe do t'ju bjere buken, ate e muroni ne mure te kalase.  Atehere kalaja do te qendroje”.

            Dy vellezerit e medhenj u tregojne  vashave te tyre te fshehten qe u tha plaku, i vogli, me i miri nuk i tregoi. Fjala "me i miri" do kuptuar si me i pafajshmi, per shkak te mungeses se pervojes jetesore. Te dy vellezerit me te rritur shfaqin te fshehten, sepse ne kohezgjatjen e jetes bashkeshortore ka ndodhur procesi i njesimit te ciftit.

Per mendimin tone martesa ne kete rast, cmohet si nje lidhje e shenjte dhe vleresohet si e tille edhe nga palet. Ajo misheron ne vetvete figuren e bashkoshortit  dhe te prindit. Qe nga   koha e mesjetes dy  vellezerit e medhenj jane gjykuar  si te  pabese. A  eshte   teresisht   i vertete    ky gjykim ?    Mendojme se jo.  Se pari ky mendim   mbeshtet ne kodet  juridike  te kanunit  shqiptar, qe u mblodh dhe u zbatua ne kohen e mesjetes e mepastaj.

             Dihet  se krijimet   artistike   gjykohen  me kodet  universale   te artit. Kenga e  Murimit ne kala  apo Kenga e Rozafes per mendimin tone shenjezon fillimin e nje  qyteterimi te lashte. Ne nje  kendveshtrim shumeplanesh  kenga na risjell copeza nga   lashtesia Ilire e shekullit  IV   para eres se  re, qe kane te bejne  me ndertimin e ngrehinave  mbrojtese prane qendrave  urbane, lashtesine e te cilave e deshmon flijimi i njeriut  ne themelet e tyre, gje qe nuk duhet te kete  ndodhur me, pas  martirizimit te Krishtit, por  dihet  se pas ketij akti sublim eshte pranuar  thjeshte flijimi i nje dashi apo i nje qingji. Ne planin shoqeror ne ate kohe eshte ne rend ndertimi i familjes  dhe marrin perparesi marredheniet bashkeshortore, nje zhvillim ky teper delikat qe synon forcimin e familjes.      Kjo gje pasqyrohet  ne marredheniet  e vellezerve me nuset. Eshte ne zhvillim organizimi i jetes   se periudhes  paramesjetare, ne gjini te nje lidhje gjaku, ku autoriteti i nenes-vjeher  eshte i padiskutueshem.

          Se fundi  plani me   i dukshem   qe shpaloset ne kenge eshte  ai i  vetmohimit te nenes Rozafe , e cila eshte vleresuar  edhe si figura qendrore e themelit te jetes. Kenga  deshmon  nje cast te rendesishem te  qyteterimit ne hapsiren  ballkanike. Per  mendimin tone  me se shumti kemi te  pasqyruar procesin e lindjes dhe te  konsolidimit  te familjes monogame, qe ne udhen e saj,  perjetoi  dramat e veta. Ky proces, sic shihet , ka ecur  krahas  krijimit te qendrave te rendesishme qytetare    sic eshte  rasti i Skutarit  antik, kryeqendra e shtetit te Ardianeve  ilire. Tashme eshte  fakt i njohur se e gjithe  infrastruktura e kohes si ndertim urash, manastiresh etj; kane  histori te ngjajshme dhe ato jane huazuar e nderthurur  ne artin e popujve te ballkanit.

            Nga pikepamja historike  ndertimi i keshtjelles se  Rozafatit  i perket shekullit  IV  Para Krishtit,  kohe qe perkon me mbreterimin e Pirro Mollosit  te Epirit dhe Aleksandrit te Madh, icili pati lidhje  gjaku  me Pirro Burrin, nga e ema e tij, Olimbia. Historianet antike japin te dhena per nje kurore mbreterore krejt  origjnale qe perdorte  Pirro Burri  ne raste pritjesh  dhe ceremonish  zyrtare .Ajo  qe nje gjysme helmete  e arte e stolisur me nje  koke dhije me bri po te arte  mbi te. Per nga pershkrimi ajo eshte simotra  e perkrenares  legjendare  te heroit  tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeut qe ndodhet ne Vjene. Eshte e natyrshme qe qytetet  ilire  te  kene pasur  parahistorine dhe historine e tyre, e cila u nderthur edhe ne krijimet artistike popullore.     

            Duke  iu  nenshtruar  nje gjykimi te  ftohte  do te pranonim   faktin  se me i  vogeli midis tre  vellezerve  i nenshtrohet  ne menyre te verber  profetesise  se plakut  deri diku  nga mungesa e nje pervoje  jetesore ne martese. Nderkohe dy vellezrit me te rritur perfaqesojne  figura  tashme     te patjetersueshme  persa u perket   lidhjeve  jetesore si bashkeshort  dhe si prind . Ata   kane kohe qe jane te tille. Sipas mendesise  shqiptare ata nuk i perkasin me vetem vetevetes, por familjes dhe duke qene krijues te saj  jane njekohesisht dhe ruajtesit e jetes, figura kryesore e  kesaj nderthurjeje  te re qe, eshte dhe njesia baze e kombit ata  nuk mund t’i shmangen per asnje  aresye ketij perkushtimi, vetem  kur i ndan  vdekja. Ne kete rast, ne  pervojen  qyteterues familja e ngjizur  nuk cenohet ; ndodh  te keputet vetem hallka  e pafarketuar ende, ajo me e reja. Pra  gjykimi eshte ende i paformuar si norme.

   Dihet qe radha per t'u cuar buken ustallareve i bie nuses se vogel, Rozafes, e cila ka edhe djalin e porsalindur.

   Ajo qe te bie ne sy eshte marredhenia nuse-vjeherr, qe shfaqet si nje shembull i perkryer: “Lepe nane e zonja nane”. Nderimi ndaj vjehrres eshte i padiskutueshem. Gruaja- “vjeherr” ne familje eshte nje figure shume planeshe. Ajo udheheq, nderohet,  eshte drejtpeshuese e jetes ekonomike ne familjen patriarkale. Shoqeria kerkon qe kjo figure te jete imponuese, e megjithe kete ne kenge keto ravijezohen kalimthi. Me e rendesishme ne kete balade eshte flijimi i Rozafes, murimi i saj ne themelet e kalase, gje qe perben dhe pjesen dramatike te vepres.  

     Rozafa pranon te flijohet me stoicizem ngjethes, pa buje e pa deshmitare, duke lene amanet qe syrin e djathte, doren e djathte, kemben e djathte dhe gjirin e djathte t'ia linin jashte; se kishte lene djalin e vogel dhe kur ai te nis gjamen, me njerin sy ta shikoj, me njeren dore ta lemoj, me njeren kembe ta lurtoj e me njerin gji ta mekoj.”Gjiri im u ngurofte dhe kalaja u forcofte”.

   Pse gjenia popullore ka ndricuar artistikisht me shume kete cast ? Ketu do te desheronim te ndaleshim.

   Duke dashur te ecim drejt se vertetes, po e nisim me nje vleresim disi te pergjithshem. Dihet se motivi i flijimit eshte nje moterzim ballkanik. Por a ka dicka autoktone ne kete moterzim? Mendoj se po.

            Gjithashtu dihet se riti i flijimit te femres eshte pagan. Ne antikitet e hasim edhe tek helenet.Keshtu Agamemnoni, sipas fjaleve te orakullit, u flijon perendive te bijen Efigjenine ne Taulide, per te siguruar mbaresi per fushaten e Trojes. Ne ndryshim nga mendesia helenase ne baladen shqiptare nuk flijohet nje vajze e virgjer, por nje nene, qe ka nje femije te porsalindur. Pikerisht kjo eshtedhe e vecanta e kenges. Po pse muroset nena  Rozafe? Per te shpjeguar moralin e murosjes ne kete balade le te ngasim per nje çast perfytyrimin mendor.

            Nese do te perpiqemi te ngreme mbi nje piedestal permendoren tashme te ngurosur te Rozafes,menjehere dote na bjere ne sy ndryshimi nga simotrat e tjera te arealit ballkanik. Keshtu kur i afrohet i biri ajo gjallerohet, kur qan e lekund, kur ka uri e mekon, kur i afrohet e perkedhel dhe kur ai luan i shkujdesur ajo e ruan me sy nga larg. Realja dhe irealja ketu njesohen artistikisht. Dhe ndodh cudia. Sa here qe i biri ka nevoje, permendorja e ngurte gjellohet dhe keshtu vendoset lidhja e perjeteshme. S'ka si jepen me bukur lidhjet nene-femije. Ato paraqiten ne forme thellesisht origjinale e te paperseriteshme.Ne kete veshtrim kjo balade eshte imponuese e mund ta quajme himn per vetmohimin e nenes Rozafe, e paperseriteshme ne universin e artit boteror. Gjenia popullore e vecon nga banaliteti i jetes. Rozafa me stoicizmin e saj e perjashton tragjizmin dhe fiton perjetesine. Pikerisht ajo mohon te zakonshmen per t'u bere e madherishme. Ne kete kuptim Rozafa e murosur eshte permendorja artistike me e vjetra e figures se nenes, qe hasim ne folklorin shqiptar.

            Le te gjykojme pamjen e figures, ne e kundershtojne njera-tjetren Rozafanene dhe Rozafakala ne kete kenge? Mendoj se jo. Vetedija artistike e popullit edhe ketu eshte e tejpamshme. Nje gje eshte e qarte. Lidhja i ben ato madheshtore dhe te perjeteshme. Artistikisht njera i jep madheshtine dhe tjetra i jep jeten, njera qendresen dhe tjetra vetmohimin, njera historine dhe tjetra themelet. Te dyja keto figura mbeshtesin ne harmoni njera tjetren, ne nje zgjidhje artistike me permasa monumentale. Qyteterimi i lashte iliro-shqiptar ka vleresuar si domosdoshmeri vendosjen e figures se nenes ne themelet e kombit. Shenjterimi i figures se nenes ketu ka vlera qyteteruese dhe mbijetese.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora