E shtune, 27.04.2024, 02:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Visaret e Kombit

E shtune, 09.10.2010, 04:42 PM


Kur djalli qëllon me putër*

 

"...atje s'kena kanë,

Po ashtu na kanë thanë"

 

Visaret e Kombit

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

 

          Në librat e religjionit ( nuk jam aq skrupuloz ndaj tyre?!

)  ,kam hasur edhe një fakt të tillë:edhe djajtë kanë qenë

ëngjëj!Pra,sikur t'i vlerësonim këta,djajtë,me të gjajshmit e tyre,do

të ishin as më shumë dhe as më pak,por ëngjëj të ligj.Dhe,po të

vazhdojmë madje,për ta konkretizuar edhe më idenë tonë,le të përmëndim

thënien aq të qëlluar të studiuesti të madh (për vet kam abnegacion të

thellë ),Profesor Hamit Beqa që thotë:"Edhe ëngjëlli,edhe djalli,janë

pjesë tek i gjalli".Ndërsa përsiatem rreth kësaj teme,zbres pak me

këmbë në tokë me atë thënien lapidar të turqëve që thonë:"Njeriu është

edhe shejtan,edhe melaqe.Siç të bën të mirën,të bën dhe të keqen".Dhe

mirë e kanë tek e fundit,se a nuk ndodh që ,ndonjëherë,edhe djalli të

qëllojë me putër?Kur them me putër,e kam fjalën se një njeri "djall"

qëllon që bën dhe mirë.Ky"djalli" i tregimit tim,pothuajëse,është i

njohur.Dhe,sado që nuk kam qenë dëshmitar okular i asaj që tregoj,nuk

dua ta vini në dyshim,se njeriu që ma tregoi qe një burrë serioz që

nuk i njihte sajesat dhe rrenat.

 

 

 

          x    x    x

 

Kryeministri,Mehmet Shehu,me pompë të madhe ( ai qe si erë me

shi,sidomos,kur sulej nëpër rrethe ) ,kish provokuar një seminar

bujqësie  me bazë kombëtare.po kush më shumë se ai e hiqte veten si

specilaist numër një bujqësie?Por jo vetëm në të?Por,siodomos për

bujqësinë ai hiqej si ekstrakanonier.Merrnin pjesë sidomos specialistë

nga Fieri dhe Lushnja,se në Lushnje zhvillohej dhe

seminari.Unë,natyrisht,si mësues që kam qenë tërë jetën,nuk kisha si

ta merrja vesh se çfarë u diskutua atje,në atë seminar bujqësie,por qe

rastësi që,dy ditë pas këtij seminari,,takoj një të njohurin tim,Belul

Nikollarin,agronom dhe gjahtar i mirë,me të cilin edhe më hahej

muhabeti.

Oh,- tha Beluli,- shyqyr që të takova,se do të tregoj diçka.Hymë në të

vetmin klub që kishte zona dhe ky,.më tregoi sa më poshtë:

 

            Para dy ditësh qeshë në seminar,në Lushnje dhe seminarin

e drejtonte vet,sh.Mehmet.Fliste me afsh dhe referonte se,pas tharjes

së kënetës së Tërbufit,duke e punuar kënetën me

teknikën"kurriz-peshku",do merreshin redimente të larta që do sillnin

"hop" në bujqësi.Dhe ,ndërsa pa nga unë,se e shikoj që nuk dëgjoja me

interes se ç'më duhej mua kjo punë (le të punohej daç kurrizpeshku,daç

kurrizngjale,për mua njësoj qe ) ,më tha:-E di pse po t'i them këto?

Kur pa që tunda kokën me dyshim,më tha po t'i them,,se a e di se çfarë

ndodhi? Ndërsa sh.Mehmet referoi me entusiazëm dhe e quante këtë si

sukses që do arrihej vetëm se ai kishte atë"shkopin magjik në dorë"

alias"kurriz-peshku",tak ngrihet yt kushrëi,Syrjai dhe i

thotë:-Sh.Kryeministër,më vjen keq,  por tokat e Tërbufit janë kripore

dhe shkëncërisht,nuk mund të punohen"kurriz-peshku"?!!!!  -Kush je ti

që na shet mënd këtu?-sokëlliu,siç e kish zakon,Zeusi.  -Unë jam,Syrja

Hysi,kryeagromnom i kësaj ndërmarjeje,- foli qetë dhe shtruar

Syrjai.-Mirë!-ulëriu rrufeja,dil përjashta dhe je i pushuar nga

puna!!! -Unë përjashta do dalë,se ju jini kryeministri i vëndit,por

për të pushuar nuk më pushon dot,se sa kilogram kam në trup unë,aq

flori ka harxhuar partia dhe pushteti popullor për mua  që të  jem

specialist bujqësie.-Përjashta !!!!-sokëlliu ,duke e ngritur zërin

edhe ca oktavë.Këtë radhë "djalli" qe nxehur dhe po vërviste gjyle

topi.-Por ç'iu desh të ziut Syrja,-qante Beluli.Po hahesh dot me të

madhin? Salla,sakaq dhe ngriu,dhe Syrjai,sikur të kish bërë një

turp,çau sallës dhe doli jashtë.Mandej,kushdo që foli veç mbështeti

referuesin.Kur po mbaronte seminari,"djallit" sikur i ishin larguar

ato retë e zeza që mbarte kudo me vete,dhe,kur pa një gjuetar të

njohur ,pjesëmarrës në seminar,i tha:-Ore,i ke lajmëruar ata (qe fjala

për shpurë gjuetarësh )  ,se do shkojmë për të gjuajtur.-Si

urdhëron,sh.Mehmet!Shokët janë gati.Me shpurën ( ti e di që kam lindur

me çifte në krahë )  , isha dhe unë.

 

                                                         x    x     x

Për gjah shkuam në afërsi  të Divjakës.Filimisht,kryeministri sikur

nuk qe në qejf,po,kur pa,që gjahu vajti mbarë ( e kush nga gjahtarët

nuk mrekullohet nga një gjah i mbarë?!) ,u ul atje,në shesh,se

pranverë qe, dhe i thotë sekretarit të parë:-More I...,mos e shkela

sot me atë agronomin?Ç'është ai dhe nga është? Dhe  I...:-Është

kryeagronom i Nb"29 nëntori" dhe një nga specialistët më të mirë që

kemi.More,-bëri sikur u kujtua kryemuinistri,mos është skraparli

ai?-Po,-guxoi e foli një instruktor skraparli dhe ky.Është djali i

Pasho Hysit nga Vërzhezha.Hë,-gulçoi kryeministri,- specilasit i mirë

,po kokëderr.Të jatin ia njoh.Është me emër.More, e dini ju,- na u

kthye neve,të gjithëve,-që unë kam bërë internatin në Vërzhezhë  dhe

gjatë luftës,kam ngrënë bukë në atë shtëpi?Ne,sikur u lehtësuam më

shumë,se e njihnim Syrjanë që vetëm sherrxhi nuk

qe.Përkundrazi,gojëëmbël dhe rrallë,shumë rrallë nxehej.

-Medemek,djali i Pasho Hysit,tha  dhe e këputi mendimin.Ndërsa ai

humbi,ne,kuptohet,e premë fjalën,se kush guxonte?...Ndërkaq,nga pylli

dëgjohej melodia e ëmbël e një fyelli.Ndërsa fyelltari i ndërronte

avazet për qejf të tij,kryeministri u kthiell,një re buzëqeshjeje i

zbriti mbi fytyrë dhe,sikur ta dinte që të gjithë qemë bërë sy e

veshë,tha:-Sa bukur që i bie fyellit,qerratai!A nuk e gjeni dot që të

vijë e t'i bjerë,se kam kohë pa dëgjuar një melodi të tillë?!Ne,siç

qemë,hiq dy titullarët e rrethit,morëm pyllin dhe e gjetëm atë.Qe një

nxënës shkolle që,ndërsa ruante dhëntë,i binte për shtatë qejfe

fyellit.

-Do vish me ne që t'i biesh fyellit se janë dhe ca burra të tjerë që

duan të të dëgjojnë.Mirë,- pranoi fëmija,-dhe erdhi me ne.E çuam

atje.Kryeminsitri që rrallë qeshte,po gajasej me titullarët.

-Ky është?-tha. -Ky.  -Pa bjeri pak fyellit ashtu siç di. Dhe

fyelltari,ky Orfe i vogël,kur pa gjithë këtë auditor,vuri fyellin në

buzë dhe shpërtheu.Sa mbaroi atë melodinë e bukur dhe të

shtruar,"Dhëntë shkojnë për ujë",kaloi tek një tjetër;tek një tjetër

dhe kryeministri ( e ku ta dinte ky Orfe dhe Pan i vogël se me kë kish

të bënte?! ) ,  iu drejtua:- Të lumtë! Na kënaqe.Djali u këndellë dhe

u bë si me krahë.-Vete në shkollë?- pyeti i

"panjohuri".-Vete,vete,sivjet unë mbaroj klasën e shtatë.-Po si je me

mësime?-Shumë mirë,- tha vocrraku.Dje mësuesja më ngriti në orën e

leximit letrar se kishim  tregimin e Dhimitër Shuteriqit"Fyelli i

Marsiasit",më ngriti mua,se të gjithë e dinë që unë e qaj fyellin dhe

më vuri pesë.** -Po a ke qejf që ta vazhdosh shkollën?-këmbënguli i

"panjohuri".-Aha,- tha djali,- në shkollë nuk më çon dot mua.Ne,mënd

ia dhamë të qeshurit më këtë të folur pateklif,por nuk dinim mendimin

e RRufesë.-Si,mor nuk të çokam dot?Po a nuk më thuaj përse mendon

kështu?-Nuk më çon dot,more shok,se babai im është kulak!!!!

Kryeministri u nxi.Ne,mënd,na kapi e keqja.Siklet i madh!Çfarë të

thuash?!

-Kulak,- e mori fjalën kryeministri,-po pse qenka kuilak yt atë?-Nuk

jemi futur në kooperativë,- tha,pa e prishur terezinë fyelltari.-Po

pse nuk jini futur në kooperativë?-Se im atë thotë,kooperativa ta

thanë barkun,kurse kështu si individ,ne,fëmijët e tij e kemi mullzën

me gjalpë.Ja,kështu thotë,po babai im atdhenë e do dhe ka luftuar me

Brigadëne 17-të.Ama kooeprativën nuk e bën kabull.  -Mirë,- i dha fund

i panjohuri,ik tani se na kënaqe. -Ditën e mirë,- tha fyelltari dhe u

largua.Ne as gëk as mëk.Pas kësaj bisede të "nxehtë",sikur na u pre

goja,por qe kryeminsitri që e mori fjalën:-Dëgjoni këtu (u drejtohej

titullarëve të rrethit)  ,pa e shikoni punën e këtij djali të

talentuar,në është se i ati nuk është futur në kooeprativë,nuk ka pse

të shpallet kulak dhe ca më keq:të mos shkoj në shkollë një djalë kaq

i talentuar.Aq më tepër kur i ati ka qenë partizan.Të shihet puna e

tij!- urdhëroi.Tani të kthehemi nga kemi ardhur.

 

                                                                  x

 x    x

Ja,kështu,m'i tregoi të dy ngjarjet në një,miku im,Beluli, që qe

agronom dhe gjuetar.unë i solla në një.Në të dy rastet personazh

qëndror është kryeministri i "egër",Mehmet Shehu:në një nga ngjarjet

qëlloi me grusht,në tjetrën  me putër.Dhe brënda një dite.Dhe

djall,dhe ëngjëll...

 

                                                                 x    x   x

Në vënd të epilogut

 

            Gjaku nuk bëhet ujë.M'u dhimbs im kushëri dhe,ndërsa i

tregoja tim eti se çfarë i kish ndodhur Syrjait,ai më

tha:-Dëgjo,Mehmet Shehu është gjaknxehtë dhe mëndjemadh.Po,pse t'i

hamë hakën,është i zoti i punës.Di që ta tundë këmborën.Kur t'i

zbersin ato të tijat,do të shohësh që Syrjait do t'i japë hak.

Dhe,vërtet,që kështu ndodhi.Pas një muaj të këtij "sherri",Syrja

Hysit,deri atëherë kryeagronom në fermën e Lushnjes, i erdhi

transefrimi në kryeministri,si  këshilltar i kryeministrit.Sa për

Orfeun e vogël.në shtator të atij viti,filloi Liceun Artistik "Jordan

Misja" dhe u bë flautist.Sot nuk e di se ku është ky flautist,por,po

qëlloi që të lexojë këtë tregim timin,është mirë që të thotë:-Po

kështu është.Unë në shkollë shkova nga "djalli" që,ndonjëherë,qëllon

dhe me putër.

 

*  e kam shkruar në vitin 2007.Këtu po e sjell me një ndërhyrje të vogël

** ngjarjet kanë ndodhur para se shkolla të ishte me 8-vjet.

 

                                   6 tetor 2010



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora