E hene, 05.05.2025, 03:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Haxhi Dulla: Koro – gjuhë unikate dhe enigmatike

E merkure, 06.10.2010, 08:38 PM


Koro – gjuhë  unikate dhe enigmatike sepse  nuk ka të përbashkët me asnjë gjuhë tjetër të botës.

 

Nga HAXHI DULLA

 

Gjuhëtaret botëror kanë zbuluar në një regjion të pashkelur    veri - lindje të Indisë , një gjuhë  e cila gjerë tani ishte e panjohur për shkencën :  gjuha koro.  Kjo gjuhë   e posazbuluar, e cila nuk ka shkrimin  e saj , është e rrezikuar nga asimilimi, për arësye se këtë gjuhë e  flasin rreth 800 persona, të cilët shumica janë mbi moshën 20 vjeqare.

 

Koro  i  përketë familjes së gjuhëve tibetano- birmaneze , që numron rreth 400 gjuhë dhe dialekte. Gjuhëtaret të cilët zbuluan  atë, morrën pjesë në ekspeditën  e National Geographic në kaudër të projektit të identifikimit dhe mbrojtjes së kulturës gjuhësore "The Enduring Voices".

 

Edhepse në Indi fliten  150  gjuhë tibetano- birmaneze , gjuhëtaret nuk hasën në asnjë ngjajshmëri të atyre  gjuhëve me  gjuhën koro.  Shumë nga këto gjuhë nuk kan shkrimin e vetë dhe se nuk janë të  dokumentuara.

 

Koro  u zbulua në shtetin  Aruna?al Prade?,  e njohur  për pasurinë e gjuhëve dhe dialekteve..

 

Sipas , Gary Harrison  profesor i linguistikës në Swarthmore College në Pensilvani i cili ishte  kryesyes i ekspeditës , - gjuha koro është njëra ndër 6909 gjuhët e regjistruara, porse  kjo gjuhë e re  sjell shumë risi në rrjedhat e gjuhësisë për shkak se kjo gjuhë hap një perspektivë të re  në sferen  e historisë  mitologjisë, teknologjisë dhe gramatikës.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx