| E merkure, 06.10.2010, 08:38 PM |
Koro – gjuhë unikate dhe enigmatike sepse nuk ka të përbashkët me asnjë gjuhë tjetër të botës.
Nga HAXHI DULLA
Gjuhëtaret botëror kanë zbuluar në një regjion të pashkelur në veri - lindje të Indisë , një gjuhë e cila gjerë tani ishte e panjohur për shkencën : gjuha koro. Kjo gjuhë e posazbuluar, e cila nuk ka shkrimin e saj , është e rrezikuar nga asimilimi, për arësye se këtë gjuhë e flasin rreth 800 persona, të cilët shumica janë mbi moshën 20 vjeqare.
Koro i përketë familjes së gjuhëve tibetano- birmaneze , që numron rreth 400 gjuhë dhe dialekte. Gjuhëtaret të cilët zbuluan atë, morrën pjesë në ekspeditën e National Geographic në kaudër të projektit të identifikimit dhe mbrojtjes së kulturës gjuhësore "The Enduring Voices".
Edhepse në Indi fliten 150 gjuhë tibetano- birmaneze , gjuhëtaret nuk hasën në asnjë ngjajshmëri të atyre gjuhëve me gjuhën koro. Shumë nga këto gjuhë nuk kan shkrimin e vetë dhe se nuk janë të dokumentuara.
Koro u zbulua në shtetin Aruna?al Prade?, e njohur për pasurinë e gjuhëve dhe dialekteve..
Sipas , Gary Harrison profesor i linguistikës në Swarthmore College në Pensilvani i cili ishte kryesyes i ekspeditës , - gjuha koro është njëra ndër 6909 gjuhët e regjistruara, porse kjo gjuhë e re sjell shumë risi në rrjedhat e gjuhësisë për shkak se kjo gjuhë hap një perspektivë të re në sferen e historisë mitologjisë, teknologjisë dhe gramatikës.