Kulturë
Ecje - triptik nga Kostaq Duka
E hene, 04.10.2010, 08:26 PM
Kostaq Duka
Ecje ...
-Triptik-
Zgjimi
Njerëz
Gëzojuni rezes së artë,
Lules së parë,
Dëborës së bardhë,
Fërshëllimit të erës,
Ngritjes e rrëzimit të dallgës.
Por më shumë
Gëzojuni zgjimit në mëngjez,
Orkestrës së gjymtyrëve
Dhe mendjes për ecje të paprerë.
Në ndjekje të Diellit
Nga fundi i një grope
Diellin e shihja kokën të nxirrte nga maja shkëmbore e malit
Dhe ikjen e tij e ndiqja
Përsëri aty ku malet përgjysmonin horizontin.
Ndaj prej gropës kur dola
Thashë: diellin po e prek po kapërceva malet
S’e dija se pas tyre vinin oqeanet.....
Dielli mbeti larg
Edhe pse më ngrohu më shumë,
Me la pas ….në udhë.
Dhurata
Në rini
I fali puthjen dhe unazën e diamantë.
Në pleqëri
Në 50-të vjetor martese
I fali një veshkë nga trupi i vet
Që nga gishti i saj unaza të mos bjerë.
Tetor, 2010