E hene, 05.05.2025, 11:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku: Kujtime nga diaspora - Hafije Zogaj

E diele, 03.10.2010, 12:47 PM


Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës. Ai që në këtë shesh e ruan dritën e përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë.

Fjalë e urtë filozofike shqipe

 

BISEDË ME ZONJËN HAFIJE ZOGAJ

(Doktoreshë familjare që jeton në Islandë dhe

ndjen nevojën për lidhje kontinuitive me Kosovën)

 

Nga Sokol Demaku

 

Misioni dhe profesioni Juaj?

- Quhem Hafije Zogaj e lindur në fashtinë Terpezë të Malishevës. Në moshën 6 vjeçare familja u shpërngul në Prizren, dhe atje e mbarova shkollën fillore dhe Akademinë Pedagogjike, ndërsa Fakultetin e mjekësisë mbarova në Prishtinë. Jetoj ne Islandë  me dy fëmijët e mi, vajzën Edona, 22 vjeçe, dhe djalin Genti,  17 vjeçar. Vajza e studjon Psikologjinë në Universitetin e Islandës,  kurse djali është gjimnazist. Cili është profesioni im? Jam Doktoreshë Familjare. Kam studjuar mjeksinë në Prishtinë, dhe kam diplomuar  në vitin 1990.

 

Çfar mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja?

 

-Shpresoj qe tani te jene kushte me te mira, përndryshe në ate kohë  nuk ka qen e lehtë , në asnje aspekt duke e marrë parasysh se fakulteti në ate koheë ka qene relativisht i ri  dhe  jo me ndonje experiencë për të berë ate qe  do të jetë duhur për studentet . Ajo qe me benë përshtypje tani është se raporti  student professor ka qen jo í afërt  dhe se  mundësit për këshila  dhe  udhëzime kanë qen  shumë të vogla, shpresojë që ky raport të jetë me I mirë  tani, e në anën tjetër ka qen shumë I shprehur problemi sigurimit të  literaturës.

 

Çka të shtyri të mërgosh?

 

- Nuk  ishte  ajo deshira për ndonjë aventurë apo  experiencë të re por thjeshtë  egzistenca  me ishte e pamundur nga se posa e  mbarova fakultetin  në maj  1990  në pa mundësi ta kryej stazhin  një vit e pastaj  nuk  pata punë të siguruar, e nga që  familja e ime nuk  qendronte  mirë   ekonomisht  nuk mundi të më   ndihmoje  financiarisht, u detyrova ti marrë rrugët e botës.

 

Pse në Islandë?

 

- Ishte ajo se vëllau im ishte shpërngulur më heret  nga se nuk deshi të shkojë në  shërbimin ushtarak jugoslav. Ai  qëndroi një vit në Norvegji, por  ishte dëbuar nga Norvegjia  dhe     kërkim te  sigurimit të existences  arriti të vendoset në Islandë, kështu që  me  mundësoi edhe mua të shperngulem. Në Islandë jetoj për 18 vite. Kur unë u shpërgula në Islandë  ishim gjithsejt 5 familje  shqiptare. Ishim të  rinj që ishim të pamartuar në atë kohë, por kishte edhe të tjerë. Të huaj nuk ishin shumë në Islandë, kështu që jetonim në rrethana të njëjta  si  populli islandez dhe automatikisht i gëzoje të gjitha të drejtat perveç se nuk pranohej diploma dhe kualifikimi  për ata  që ishin të shkolluar jashtë vendit. Rretthanat filluan të ndryshohen  dhe në  vitin  1999.  Kur krisi lufta  në Kosovë,  Islanda mori iniciativë dhe i mori në strehim  disa familje shqiptare, kështu që tani janë diku rreth 400-500 shqiptarë që jetojnë në këtë vend.  Me  hymjen e të huajve në Islandë,  shteti filloi tu përgjigjej kërkesave të tyre, kështu që  tani  funksionon  qendra për të huaj që merret me problemet e të huajve. Kështusoj,  rreth 10 vjet me rradhë funksionon  mësimi në gjuhën shqipe për fëmijët  shqiptar një herë në javë. Në dallim prej shteteve tjera, këtu ka qenë më i lehtë integrimi në jetë ngase nuk ka pasur ligje speciale që i kufizojnë të drejtat e të huajve  në krahasim me vendësit, shteti jep kontribut të sinqertë për t’i ndihmuar  të huajtë    integrim dhe mësimin e gjuhës.

 

Një pyetje që më pëlqen ta përsëris: Cili është misoni dhe profesioni Juaj?

 

Unë me profesion jam mjeke familjare, kuptohet nuk munda të hyj në sistem  drejtpersedrejti,  por  mu desht të  kaloja nëpër shumë pengesa e me në fund triumfova. Te them të drejtën nuk ishte problemi i im qe te punoja në këtë profesion, por  nuk munda te pajtohem qe te  mos  tregohem e aftë ta mbrojë ate që e kam mësuar  për shumë vite, dhe në anën tjetër doja të tregoja se edhe  ne mund te jemi të aftë    kryejm punë  profesionale  sikurse ata.

 

Preokupimi i juaj momental?

 

- Momentalisht ajo qe me preokupon është që të  aftësohem  sa me shumë profesionalisht!

 

Sa jeni e kënaqurë me ate cka keni arritu ne jetë?

 

- Tani jam shmë e kënaqur me  jeten  dhe punen time ketu,  meqë e dua profesionin tim   ma lehtëson barrën e gurbetit  dhe  malit  per atdhe, edhe pse do të dëshiroja që të punoja nëvendlindje në Kosovë  dhe  tu sherbeja pacientëve shqiptare, por sidoqoft pacienti është pacient  kështu që bejë gjithcka që është e mundurë që të jap sa më shumë nga vetvetja për ata që e kerkojnë ndihmen time.

 

Çka ju mungon në jetë?

 

- Edhe pse jam gjatë në mërgim, krenohem me ate që jam shqiptare, dhe se jetojë si shqiptare, ndjej nevojë  per lidhje kontinuele me Kosovën, kështu që pervec që shkoj në Kosovë një herë në vit, jam në lidhje të përhershme dhe mirë e informuar përmes internetit  dhe programeve satelitore televozove me ngjarjet nga atje ku më lengon zemra.

 

Çfarë respekti keni per bashkëkombasit dhe nga bashkëkombasit?

 

- Jam një mjeke këtu, kam raporte të mira me të gjithë bashkatdhetarët  dhe gëzoj rrespekt por edhe i rrespektoj te gjithë. Të gjithë e din se jam e gatshme që tu ndihmoj kur të kan nevojë.

 

Tretmani i mjekut këtu në Islandë?

 

- Mjeket kan rrespekt si gjithkund edhe ketu. Ndjehem shumë e kënaqur që perkunder faktit se jam e huaja arrij të krijoj  raporte të mira dhe të fitoj besimin tek pacientet e mi gjë që me kënaq. Pastaj ndjehem si e privilegjuar pasi  punoj në këtë profesion, më pak e ndjej  ndonjë  injorim të mundshëm që mund të jetë ndaj të huajve, pastaj kjo  poashtu me ndihmon  qe fëmijët e mi të mos jenë të distancuar.

 

Po tu jepej mundësia si do ndihmonit vendlindjen?

 

- Do të dëshiroja shumë të mund të jap ndonjë kontribut    Kosovë dhe se jam e bindur se  experienca e ime do të  ishte e dobishme  në këtë vend. Do të doja që  sistemi shendetësor    jetë  funksional jo vetëm në  letra  por në praktikë.

 

Kontaktete me vendlindjen?

 

- Kam kontakte te rregullta me vendlindjen, shkoj një herë në vit, kam kontakte me disa koleg të mi  mjek dhe informohem rregullisht per situaten ne Kosovë, por edhe  për  ndryshimet  qe  ndodhin në sistemin shëndetësor dhe bëjë krahasime në mes të   shendetësisë në Kosovë dhe   asaj  ku unë  punoj e ndryshimi është i madh.

 

Nëse Hafija nuk do ishte mjeke sot cili do ishte profesioni i juaj?

 

- Nëse profesioni i im  nuk do te ishte  mjekësia  atëhere do te isha  këngëtare. Ëndrra e ime  ishte  që krahas profesionit  të këndojë sikur që këndova gjatë studimeve, por  kjo endërr u shua  kur u shpërngula nga vendlindja, dhe se  tani këndoj vetëm për vetvetën dhe fëmijët e mi, nuk më pëlqen të  këndoj në tjeter gjuhë per kete arsye nuk jam  marrë me muzikë  këtu.

 

Çka ju bën të lumtur?

 

- Kënaqem  kur arrijë ti ndihmoj dikujt  dhe kur e kryejë një  punë  me sukses.  Të them te drejtën kur ndëgjoj lajme të mira nga Kosova  ndihem mirë, por kohëve te  fundit   më bëjnë te lumtur sukseset e dy fëmijëve të mi.

 

Si e kalon kohën e lirë?

 

- Kohën e lirë e kaloj duke lexuar, lexojë  libra të karakterit edukativ, kam shumë nevojë të rri me njerëz, kështu që shumë shpesh takohem me shqiptar  këtu, me pelqen të  provojë ndonjë ushqim  sipas recetave kosovare.

 

Ku do jetonte Hafija po të kishte mundësi të zgjidhte të jetonte?

 

- Po të kisha mundësi te zgjidhja do të jetoja ne Kosovë e askund tjetër!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx