Kulturë
Engjëll Koliqi - Poezi të 12 shtatorit 2010 - poesie del 12 settembre 2010
E shtune, 02.10.2010, 07:48 PM
NË ZEMRËN E PROJEKTIT
Këndshëm dhe fuqishëm
Shndritë dhe vezullon
E shnjtërueshmja dashuri
-
Gëzuar
Unë jam autori!
Stubëll, 12 shtator 2010
E PARA DHE E FUNDIT ËSHTË DASHURIA
Me një mrekulli
Që Zoti na e dërgon
Për të gjithë njerëzit vullnetmirë
Në regjimin tonë
Në të gjitha stinët dhe në të gjithë relievet
E para dhe e fundit
Gjithherë është dashuria
Stubëll, 12 shtator 2010
KUR INTERESET VALLËZOJNË
Gjithçka mund të ndodhë
Që nga storiet qesharake
Deri në absurde të mëdha
Dhe tragjedi
Nën komandën e këndjeve
Shpirti i dashurisë shkilet
Dhe lodhet për vdekje
...
Stubëll, 12 shtator 2010
TA SHKRUAJMË HISTORINË
Eja o mbretëresha ime
Me vija lumturie
Dhe me pika dashurie
Ta shkruajmë bashkë
Këtë të lumen histori
Të njerëzisë
Stubëll, 12 shtator 2010
NEVOJË E PARË
O njerëz vullnetmirë
Përqafojeni
Dhe zbatojeni
Sepse
Dashuria është nevojë e parë
E jetës njerëzore!
Stubëll, 12 shtator 2010
NË TË GJITHA POEZITË
E shenjtërueshmja mbretëreshë
Vezullon
Dhe rreze dashurie rrezaton
Nga të gjitha lulet e mia poetike
-
Gëzuar!
Stubëll, 12 shtator 2010
KONTROLLIME
Që të mos kemi dyshime
As shqetësime
Kushtetuta e dashurisë na mëson
Që në çdo akt
Dhe në çdo çast
Të bëjmë kontrollime
Të çdo lëvizjeje
Dhe të çdo gjesti
Stubëll, 12 shtator 2010
SECILI NË DETYRAT E VETA
Në regjimin tonë
Gjithçka është rregulluar
Me kushtetutën e dashurisë
Që ka nxjerrë ligjet
Dhe rregullat e njerëzisë
Secili merr detyrat e veta
Për të realizuar
Projektet e lumturisë
Stubëll, 12 shtator 2010
MU ATY
Aty e kemi nisur
Dhe aty duam ta vazhdojmë
Të shenjtën dashuri
Mu aty duam t’i përjetojmë
Të hyjnishmet mrekulli
Eja o mbretëreshë
Mu aty ku i kemi vënë kurorat
Të shkëlqejmë
Me mrekulli të dashurisë
Gëzuar!
Stubëll, 12 shtator 2010
QË NË VARGUN E PARË
Në çdo strofë
Mbretëresha ime është e pranishme
Në të gjitha poezitë e mia
Që jo rastësisht i quaj
Lule të këndshme dashurie
Stubëll, 12 shtator 2010
TË KËNDOJMË TË GJITHË
Eni o njerëz vullnetmirë
Në këtë ditë të madhe
Të historisë sonë
Të këndojmë të gjithë
Dhe të vallëzojmë
Në të bekuarën kremte
Të dashurisë
Stubëll, 12 shtator 2010
I MIRËFILLTI DIELL
Nxenë dhe rrezon
Në botën tonë
Ide dashurie rrezaton
Me ligje besnikërie
Perla njerëzie
Stubëll, 12 shtator 2010
LUM TOKA QË NA KA
Me vendimin historik
Shumë serioz
Për t’i shërbyer
Vetëm mirësisë
Dhe dashurisë
Bujshëm brohorasim
Duke thënë
Lum toka
Lum bota
Që na ka!
Stubëll, 12 shtator 2010
NA THËRRASIN
Si shpirt njerëzie
Dhe dashurie
Që jemi
Na thërrasin
Në fronin e dashurisë
Për të përuruar amshimin e lumturisë
Stubëll, 12 shtator 2010
KËNDEJ FLET MREKULLIA
Janë të hijeshme dhe të këndshme
Në syrin e njeriut
Të gjitha lëvizjet tona
Sepse këndej
Me fuqi hyjnore
Gjithçka flet
Me gjuhën e dashurisë
Stubëll, 12 shtator 2010
DASHURI QË LULËZON
Nuk është shaka
As storie interesesh
Dashuria jonë është ndjenjë
Është vendim hiostorik
Është gatishmëri
Dhe bukuri shpirtërore
Dashuria jonë
Është pranverë e jetës së re
Që ka të garantuar amshimin
-
Gëzuar!
Stubëll, 12 shtator 2010
DRITË
Anekënd regjimit tonë
Në të gjitha relievet
Dhe në të gjitha stinët
N’ecurinë e njerëzisë
Shtigjeve të lumturisë
Dritë e përhershme
E pashmangshme
Dhe e domosdoshme
Është dashuria
Stubëll, 12 shtator 2010
E DI E S’E DI
Tashmë është futur
N’atë rrugë të vësahtirë
Dhe të rrezikshme
E di mirë
Njerëzit dhe botën
I dëmton
Dhe i rrezikon
Mbase s’e di
...
Stubëll, 12 shtator 2010
ÇASTET MË TË LUMTURA
Tani
Në këto çaste historike
Jemi shumë të gëzuar
Dhe të lumtur
Sepse e vërteta po triumfon
Ngadalë por sigurtë
Gjithçka po hyn në binarin e drejtësisë
Po forcohet
Dhe po marshon drejt amshimit
E lumja dashuri
Ne jemi më të lumtur se kurrë!
Stubëll, 12 shtator 2010
VETËM NGA ZOTI
Gjithçka që ndodhë
Në këtë botë
Ashtu siç e meritojnë njerëzit
Të mirat e të këqijat
Vijnë me radhë
Ashtu si e ka shkruar
Dhe përcaktuar
Zoti
Dhe vetëm sipas vullnetit
Dhe arsyes së shëndoshë
Të Zotit
Stubëll, 12 shtator 2010
SIÇ NA KANË MËSUAR
Aktet tona të dashurisë
Janë shumë t’ëmbëla
Dhe të këndshme
Sepse i bëjmë
Ashtu siç na kanë mësuar
Stërgjyshërit e gjyshërit
Me bekime të shenjtërisë
Iliro-dardane
Siç na kanë mësuar
Marshojmë me dashuri
Deri në amshim
Stubëll, 12 shtator 2010
DIGË DASHURIE
Nuk luajmë nga këtu
Nga vetë Zoti jemi vendosur
Digë historike e dashurisë
-
Nëpër ne kalojnë
Të gjitha bukuritë
Dhe kënaqësitë
I tërë mjalti i dashurisë
Stubëll, 12 shtator 2010
NË TË NJËJTËN RRUGË
Si të mirat
Edhe të këqijat
Vijnë në të njëjtën rrugë
Që Zoti vetë e ka përcaktuar
Para të gjithë shekujve
Në të njëjtën rrugë
Vjen e lumja dashuri
Dhe vazhdon këndej
Edhe tej amshimit
Stubëll, 12 shtator 2010
FALEMINDERIT!
Të falemnderit
O Nëna Marie
Që më linde shqiptar
Në tokën e shenjtë të Dardanisë
Të falemnderit
O Nënëlokja Shqipëri
Që kujdesesh kaq mirë
Për të gjithë ne që na ke bij e bija
Të falemnderit
O e lumja mbretëreshë
Që je kaq aktive
Në fronin e shenjtë
Të dashurisë
Të falemnderit
O e Madhja Gonxhe – Nënë Terezë
Që botës dhe parajsës
Ua dëshmove
Origjinalitetin tënd
Si shqiptare tipike
E pragut tim
Stubëll, 12 shtator 2010
NEL CUORE DEL PROGETTO
Piacevole e fortemente
Illumina e splende
Il santissimo amore
-
Evviva
L’autore sono io!
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
PRIMO E ULTIMO È L’AMORE
Con un miracolo
Che Dio ci invia
Per tutta la gente di buona volontà
Nel nostro regime
In tutte le stagioni e in tutti i rilievi
Primo e ultimo
È sempre amore
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
QUANDO BALLANO GLI INTERESSI
Tutto quanto può succedere
Che dalle storie ridicole
Fino ai grandi assurdi
E tragedie
Sotto il comando dei piaceri
L’anima dell’amore si calpesta
E si stanca fino a morte
…
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
SCRIVIAMO LA STORIA
Vieni o mia regina
Con linee di felicità
E con punti dell’amore
Scriviamola insieme
Questa beata storia
Dell’umanità
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
PRIMA NECESSITÀ
O gente di buona volontà
Accettatelo
E applicatelo
Perché
L’amore è prima necessità
Della vita umana!
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
IN TUTTE LE POESIE
La santissima regina
Brilla
E irradia raggi dell’amore
Da tutti i miei fiori poetici
-
Evviva!
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
CONTROLLI
Di non avere dubbi
Neanche disturbi
La costituzione dell’amore ci insegna
Che in ogni atto
E in ogni momento
Fare controlli
Di ogni movimento
E di ogni gesto
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
OGNUNO NEI SUOI COMPITI
Nel nostro regime
Tutto quanto è stato regolato
Con la costituzione dell’amore
Che ha tirato le leggi
E le regole dell’umanità
Ognuno prende i suoi compiti
Di realizzare
I progetti della felicità
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
PROPRIO LÌ
Lì l’abbiamo iniziato
E lì vogliamo continuare
Il santissimo amore
Proprio lì vogliamo provare
I divini miracoli
Vieni o regina
Proprio lì dove li abbiamo messo le corone
Brilliamo
Con miracoli dell’amore
Evviva!
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
GIÀ DAL PRIMO VERSO
In ogni strofa
Mia regina è presente
In tutte le mie poesie
Che non occasionalmente li chiamo
Piacevoli fiori dell’amore
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
CANTIAMO TUTTI
Venite o gente di buona volontà
In questo grande giorno
Della nostra storia
Tutti cantiamo
E balliamo
Nella benedetta festa
Dell’amore
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
IL VERISSIMO SOLE
Scalda e raggia
Nel nostro mondo
Irradia idee dell’amore
Con leggi della fedeltà
Perle dell’umanità
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
BEATA TERRA CHE CI HA
Con la storica decisione
Molto seria
Di servire
Soltanto alla carità
E all’amore
Clamorosamente acclamiamo
Dicendo
Beata terra
Beato mondo
Che ci ha!
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
CI CHIAMANO
Come anima dell’umanità
E dell’amore
Che siamo
Ci chiamano
Nel trono dell’amore
Di inaugurare l’eternità di felicità
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
DI QUA PARLA IL MIRACOLO
Sono abbelliti e piacevoli
Nell’occhio umano
Tutti i nostri movimenti
Perché di qua
Con forza divina
Tutto quanto parla
Con la lingua dell’amore
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
AMORE CHE FIORISCE
Non è scherzo
Neanche storia degli interessi
Il nostro amore è sentimento
È storica decisione
E prontezza
Anche bellezza spirituale
Il nostro amore
È primavera della nostra vita
Che l’ha garantito l’eternità
-
Evviva!
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
LUCE
In ogni angolo del nostro regime
In tutti i rilievi
E in tutte le stagioni
Nel cammino dell’umanità
Nei varchi di felicità
Luce perpetua
E inevitabile
Anche indispensabile
È l’amore
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
LO SA E NON LO SA
Ormai è entrato
In quella strada difficile
E pericolosa
Lo sa bene
La gente e il mondo
Li danneggia
E li mette in pericolo
Forse non lo sa
…
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
I MOMENTI PIÙ FELICI
Adesso
In questo momento storico
Siamo molto gioiosi
E felici
Perché la verità trionfa
Piano ma sicuro
Tutto quanto entra nei binari di giustizia
Si rafforza
E marcia verso lì eternità
Il beato amore
Noi siamo felici più che mai
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
SOLTANTO DA DIO
Tutto quanto che succede
In questo mondo
Così come merita la gente
I buoni e i mali
Vengono in fila
Così come l’ha scritto
E ordinato
Dio
E soltanto secondo la volontà
E sana ragione
Di Dio
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
COME CI HANNO INSEGNATO
I nostri atti dell’amore
Sono tanti dolcissimi
E piacevoli
Perché li facciamo
Così come ci hanno insegnato
Bisnonni e nonni
Con benedizioni della santità
Illirica – dardana
Come ci hanno insegnato
Marciamo con amore
Fino all’eternità
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
DIGA DELL’AMORE
Non muoviamo di qua
Ci siamo messi da Dio stesso
Storica diga dell’amore
-
Attraverso noi passano
Tutte le bellezze
E piaceri
Tutto il miele dell’amore
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
NELLA STESSA STRADA
Come i beni
Anche i mali
Vengono nella stessa strada
Che Dio stesso l’ha ordinato
Prima di tutti i secoli
Nella stessa strada
Viene il beato amore
E continua di qua
Anche oltre l’eternità
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010
GRAZIE!
Grazie
O Mamma Maria
Che me l’hai nato albanese
Nella terra di Dardania
Grazie
O Mammina Albania
Che si preoccupi così bene
Per tutti noi che ci l’hai figli e figlie
Grazie
O beata regina
Che sei attiva
Nel santissimo trono
Dell’amore
Grazie
O Grande Gonxhe – Madre Teresa
Che al mondo e al paradiso
L’hai testimoniato
La tua originalità
Come tipica albanese
Del mio soglio
Stublla (Kosova), 12 settembre 2010