Kulturë
Rrustem Geci: Milli dhe uji
E enjte, 30.09.2010, 07:20 PM
Rrustem Geci, poemë nga libri, “Milli dhe  uji “
HIMNI I DHEUT
---------------------
poemë për gjenocidin në Tivar
Ai muaj ishte  mars, ishte  prill
Ai vit ishte  1945. Në  vend  të
fitores , Kosova doli e humbur
35 mijë regrutë  të  pushkatuar
dhe mijëra të tjerë  të burgosur
Këtu një  kufomë, aty një tjetër
dhe një  tjetër ,.. dhe  një  tjetër,..
dhe  një  tjetër,..o zot,  me  mija,..
djem të Kosovës  të pushkatuar
djem të Kosovës  të  masakruar
Për  atë  kasaphane ç´njerëzore
Tivarin pyes, ku ishe ti në mars
Kur vëllëzërit o Tivar t´u vranë
8785 djem e burra  të  Kosovës
Kosovës iu masakruan në Tivar
2  )
-------------------------------------------
Koha mbetet lumë  i  pakthyeshëm
Ajo merr  e  s´ jep  nga vetja  e  saj
Këngë  gjaku  po  mbledhim  këtej
Se jeta pas vetes lë kujtime e plagë
Liri  e  pafituar , mos   më   mallko
Se  duar  e këmbë  i kam të lidhura
Fytyrën me  thika  ma  kanë  prerë
Kosovë, nga këtu s´vijë as i vdekur
Koha në Tivar  për mua ka ndaluar
Ata  po vrasin  s´i  t´ishim të korra
Nga xhelatët  edhe  krimi  rëqethet
Që   shifrat   t´ ua    japin   eprorve
A  ka  faj   Tivari   apo   prejardhja
Për   vrasjen   e    8785   regrutëve
Hej, edhe  dhimbjes  m´i  dalin lot
E gojës i merret fjala e nis  e  qanë
Herak, jeta  nuk qenka  ajo
nga  ajo   që   përmendje  ti
të gjallët jetokan me zjarrin
e  ajri  me  ujin  dhe   tokën
Mbi  këtë plojë  si në horor
deti  përvajshëm  llapuçitet
vet  duhet  të  gjejë një varr
për trupin  tim  të  plagosur
Me   këto   plagë   në   trup
koha  do  të  mbaroj  shpejt
s´ më   ka  mbetur   as  çast
për të  jetuar  këtë  pak jetë
Këto  zorrë  njeriu në  duar
janë  paliria   e  vendit  tim
paliria e  mijëra  të  rënëve
që  Kosovën  ta  aneksojnë
----------------------------------
Në Siujdhesën  e  Ballkanit
Lumturia nuk zgjatë shumë
Njerëzit qeshin  shumë pak
Dhe vriten shumë mes vedi
Në Siujdhesën  e  Ballkanit
e kaluara është e pranishme
tek  të  gjithë  popujtë e saj
në çdo vakt buke bisedohet
Në Siujdhesën  e  Ballkanit
As  kujtimet  nuk  ndalojnë
Janë  shumë  të  palumtura
Edhe  kur  janë   të  fituara
Në Siujdhesën  e Ballkanit
Ballkani  jep  shumë  festa
Ai i  dha  2  lufta  Botërore
Dhe  disa  lufta  ballkanike
5  )
----------------------------------------
A kishte  faj  Udhëheqja Kosovës
për krimin në Tivar, themë se po
mobilizimin e regrutëve shqiptar
Shtabi  i  Kosovës  e  kishte  bërë
Krimi  në  Tivar  ishte  një  fillim
ai  vazhdoi pastaj në  Dubrovnik
vazhdoi në Likë, Sllavonski Brod
në  Nish, Beograd  dhe  Suboticë
Ç´po  ndodhte vall me Kosovën
qanin gjyshet dhe gjyshërit tanë
Kosova  na mbeti fare pa  djemë
pa burra për ta  mbrojtur vendin
Tivari  ishte  vetëm  një  varr
se varre të reja hapeshin çdo ditë
për ta dobësuar Kosovën, që
Kosova të mbetej serbe dhe nën Serbi
6  )
------------------------------------
Në  atë  rrugë  të  skëterrshme
Tivari ishte vetëm një therrtore
për  ta   dobësuar  Kosovën
Nga  kryengritjet  e  filluara
Krimi në Tivar mbetet i gjallë
sado që atë  e  varrosën thellë
në Tivar nuk ka  një  gur varri
për 8785 regrutë të pushkatuar
Nga Kosova  e  deri  në  Tivar
rruga ishte më keq  se  në varr
në atë  udhë  të  mundimshme
shumë nga  ne  vdiqën  rrugës
Mes plagëve dhe bajonetave
pashë në kllapi vajzën time
atë krijesë të bardhë si qumështi
që larg  meje  po  më  priste!..
--------------------------------------
Nuk njerizohet serbi xhelat
as Garashaninët, Andriçët, Rankoviçët
ata vranë gjithandej Toplicën
dhe regrutët tanë një nga një i therrën
Të pushkatuarit e  Tivarit thërarsin
që  të  gjallët  të  na  mbrojnë
dhe t´i mbledhin  pikat e  gjakut
se janë gjak i lirisë së Kosovës
Për këtë krim të Serbisë në Tivar
Kosova e Tivari duhet të ulurasin
në të gjitha kancelaritë e Evropës
që  t´i  bëhet  një  gjyq  Serbisë
Serbët me pamje  njeriut
Herët a vonë do përgjigjen
Për krimet mbi popullin tonë
për gjenocidin e padënuar
------------------------------------
Vrasës  ordiner ishin titistët
me partitë motra komuniste
ata vranë 35  mijë  shqiptar
për  të  aneksuar  Kosovën!..
Prejardhja  dhe  paliria jonë
Ishin   shkak  i  pushkatimit
fliste në zjarrmi  Alimaloku
pak çaste  para  se  të vdiste
Varr i Tivarit s´mbyllet këtu
i thoshte Preni  plagës së tij
ne po vdesim të  pavarrosur
dhe pa një ceremoni varrimi
Kjo këmishë gjaku do flasë
pse na pushkatuan në Tivar
që Serbia  të  dërgoj kolonë
mbi hipoteka të shqiptarëve
-----------------------------------
Besimi ynë  tek  komunistët
shih  si   na    ka   përgjakur
fliste   bari  i   kudondodhur
për plagën  e bërë  Kosovës
N´ atë plojë me varr e Tivar
disa   përpiqeshin   të  iknin
shumë u vranë  tek kriporja
pranë   detit   tek  llapuçitej
Serbët, me duar  të  xhelatit
Na lidhën  këmbë  dhe duar
E  mëpastaj  na  pushkatuan
me mija  djem  të  Kosovës
Plagën  që  ma  bëri  xhelati
nuk   më   vrau    menjiherë
fliste në jermi  UKZENELI
fliste me  nënën  dhe  gruan
-----------------------------------------
Në  palirinë  tragjike  të  Kosovës
në errësirën e një ploje  të  paparë
të pushkatuarit në Tivar, ishin gjak
i  shtetit  të ardhshëm të Kosovës!..
Ah, sikur të isha i lirë e pa pranga
të përjetshmin atdhe do ta mbroja
Me zemër  e shpirt do të vritesha
Për çdo pëllëmbë toke të Kosovës
Sa shumë urrejtje  paskan  shkijet
Me plumb i bien prejardhjes sonë
me qindëra janë gjysmë të vdekur
dhe pa peshën e dheut na varrosin
Ai njeri me  pamje  të  çuditshme
zorrët e  tija  i  mban  nëpër  duar
të qaj më thotë, s´më  lë  dhimbja
të flasë  fjalën  nuk  e  nxjerri dot
11  )
--------------------------------------
Historianë, studius, dramaturg
gjenocidi i padënuar serbë
bëri që të vritet  Toplica, Tivari
Drenica ,  Reçaku,.. Srebernica
Gjenocidi  i  padënuar  serb
Vazhdon me mendësinë e vjetër
se  krimin  mund  të  varroset
nëpër gropa të panumërta varresh
Gjenocidi serb mbi Kosovën
kurrë  nuk  do  të  vjetërohet
8785 të vrarë shqiptar në Tivar
Kërkojnë që Serbia të dënohet
Gjenocidi  i   padënuar   serbë
do përgjak sërish Ballkanin
me  lugën  e  tij  të drunjtë
nëse Serbia s´dënohet për gjenocid.
12  )
-----------------------------------
Në  këtë  Tivar  me  varre
Horoskopi thuaja s´egzistonte
Por të gjallët duhet të flasin
Për tërë atë  çka  ka ndodhur
Brendia  e  krimit  në  Tivar
Kujtoj se ishte prejardhja jonë
Gjuha shqipe,simbolet, flamuri
Dhe toka e pasur e Kosovës
Shtypja shumë na ka zhbërë
Vrasësit serbë edhe tani vrasin
Ata shtjejnë në të gjitha anët
Edhe pas një shekulli krimesh
Nuk shkulem duke më vrarë
Nuk shkulem duke më prerë
Nuk shkulem duke më rrafë
Jam popull që nuk shkulem!
--------------------------------------
Kosovë, ku i ke historianët, ata
që  duhet  ta  ngrejnë  zërin lart
pyesin nënat , baballarët, pyetë
Kosova, dhe të ardhshmit e saj
Këtu një  kufomë, aty një tjetër
dhe një  tjetër ,.. dhe  një  tjetër,..
dhe  një  tjetër,..o zot,  me  mija,..
djem të Kosovës të pushkatuar
Ah,  sikur   të  isha  pa   pranga
të përjetshmin atdhe do mbroja
me  zemër  e  shpirt do vritesha
për çdo këmbë toke të Kosovë
14  )
-----------------------------------------
Ky  hymën prushi  dhe  zemërimi
është himn  i  dhimbjes  së  dheut
është  gjak  i luftës dhe i  betejave
është  gjak  që  edhe  bën  zhurmë
Këtë hymën me  Tivar  e  me varr
do ta quaja  plagën  më të patharë
për të gjithë brezat e popullit tonë
Ky hymën  prushi  dhe  zemërimi
është  gjak  i  gjithmonshëm i yni
por, luftat  dhe  paliria e Kosovës
bën që liria  të  jetë  e  pakënaqur
Ky hymën  i  8785 regrutëve tanë
të  vrarë  të  lidhur  e  nën  pranga
edhe  fjalën e bën  të  qaj e uluras
por, kini durim;  ata do të zgjohen
posa  t´ i  mbushin   njëqind   vjet
ata do të ngrihen e do të flasin, se
ishin gjak i shtetësisë së Kosovës
gjak i njësimit dhe i përbashkimit









