| E enjte, 30.09.2010, 08:20 PM |
Rrustem Geci, poemë nga libri, “Milli dhe uji “
HIMNI I DHEUT
---------------------
poemë për gjenocidin në Tivar
Ai muaj ishte mars, ishte prill
Ai vit ishte 1945. Në vend të
fitores , Kosova doli e humbur
35 mijë regrutë të pushkatuar
dhe mijëra të tjerë të burgosur
Këtu një kufomë, aty një tjetër
dhe një tjetër ,.. dhe një tjetër,..
dhe një tjetër,..o zot, me mija,..
djem të Kosovës të pushkatuar
djem të Kosovës të masakruar
Për atë kasaphane ç´njerëzore
Tivarin pyes, ku ishe ti në mars
Kur vëllëzërit o Tivar t´u vranë
8785 djem e burra të Kosovës
Kosovës iu masakruan në Tivar
2 )
-------------------------------------------
Koha mbetet lumë i pakthyeshëm
Ajo merr e s´ jep nga vetja e saj
Këngë gjaku po mbledhim këtej
Se jeta pas vetes lë kujtime e plagë
Liri e pafituar , mos më mallko
Se duar e këmbë i kam të lidhura
Fytyrën me thika ma kanë prerë
Kosovë, nga këtu s´vijë as i vdekur
Koha në Tivar për mua ka ndaluar
Ata po vrasin s´i t´ishim të korra
Nga xhelatët edhe krimi rëqethet
Që shifrat t´ ua japin eprorve
A ka faj Tivari apo prejardhja
Për vrasjen e 8785 regrutëve
Hej, edhe dhimbjes m´i dalin lot
E gojës i merret fjala e nis e qanë
Herak, jeta nuk qenka ajo
nga ajo që përmendje ti
të gjallët jetokan me zjarrin
e ajri me ujin dhe tokën
Mbi këtë plojë si në horor
deti përvajshëm llapuçitet
vet duhet të gjejë një varr
për trupin tim të plagosur
Me këto plagë në trup
koha do të mbaroj shpejt
s´ më ka mbetur as çast
për të jetuar këtë pak jetë
Këto zorrë njeriu në duar
janë paliria e vendit tim
paliria e mijëra të rënëve
që Kosovën ta aneksojnë
----------------------------------
Në Siujdhesën e Ballkanit
Lumturia nuk zgjatë shumë
Njerëzit qeshin shumë pak
Dhe vriten shumë mes vedi
Në Siujdhesën e Ballkanit
e kaluara është e pranishme
tek të gjithë popujtë e saj
në çdo vakt buke bisedohet
Në Siujdhesën e Ballkanit
As kujtimet nuk ndalojnë
Janë shumë të palumtura
Edhe kur janë të fituara
Në Siujdhesën e Ballkanit
Ballkani jep shumë festa
Ai i dha 2 lufta Botërore
Dhe disa lufta ballkanike
5 )
----------------------------------------
A kishte faj Udhëheqja Kosovës
për krimin në Tivar, themë se po
mobilizimin e regrutëve shqiptar
Shtabi i Kosovës e kishte bërë
Krimi në Tivar ishte një fillim
ai vazhdoi pastaj në Dubrovnik
vazhdoi në Likë, Sllavonski Brod
në Nish, Beograd dhe Suboticë
Ç´po ndodhte vall me Kosovën
qanin gjyshet dhe gjyshërit tanë
Kosova na mbeti fare pa djemë
pa burra për ta mbrojtur vendin
Tivari ishte vetëm një varr
se varre të reja hapeshin çdo ditë
për ta dobësuar Kosovën, që
Kosova të mbetej serbe dhe nën Serbi
6 )
------------------------------------
Në atë rrugë të skëterrshme
Tivari ishte vetëm një therrtore
për ta dobësuar Kosovën
Nga kryengritjet e filluara
Krimi në Tivar mbetet i gjallë
sado që atë e varrosën thellë
në Tivar nuk ka një gur varri
për 8785 regrutë të pushkatuar
Nga Kosova e deri në Tivar
rruga ishte më keq se në varr
në atë udhë të mundimshme
shumë nga ne vdiqën rrugës
Mes plagëve dhe bajonetave
pashë në kllapi vajzën time
atë krijesë të bardhë si qumështi
që larg meje po më priste!..
--------------------------------------
Nuk njerizohet serbi xhelat
as Garashaninët, Andriçët, Rankoviçët
ata vranë gjithandej Toplicën
dhe regrutët tanë një nga një i therrën
Të pushkatuarit e Tivarit thërarsin
që të gjallët të na mbrojnë
dhe t´i mbledhin pikat e gjakut
se janë gjak i lirisë së Kosovës
Për këtë krim të Serbisë në Tivar
Kosova e Tivari duhet të ulurasin
në të gjitha kancelaritë e Evropës
që t´i bëhet një gjyq Serbisë
Serbët me pamje njeriut
Herët a vonë do përgjigjen
Për krimet mbi popullin tonë
për gjenocidin e padënuar
------------------------------------
Vrasës ordiner ishin titistët
me partitë motra komuniste
ata vranë 35 mijë shqiptar
për të aneksuar Kosovën!..
Prejardhja dhe paliria jonë
Ishin shkak i pushkatimit
fliste në zjarrmi Alimaloku
pak çaste para se të vdiste
Varr i Tivarit s´mbyllet këtu
i thoshte Preni plagës së tij
ne po vdesim të pavarrosur
dhe pa një ceremoni varrimi
Kjo këmishë gjaku do flasë
pse na pushkatuan në Tivar
që Serbia të dërgoj kolonë
mbi hipoteka të shqiptarëve
-----------------------------------
Besimi ynë tek komunistët
shih si na ka përgjakur
fliste bari i kudondodhur
për plagën e bërë Kosovës
N´ atë plojë me varr e Tivar
disa përpiqeshin të iknin
shumë u vranë tek kriporja
pranë detit tek llapuçitej
Serbët, me duar të xhelatit
Na lidhën këmbë dhe duar
E mëpastaj na pushkatuan
me mija djem të Kosovës
Plagën që ma bëri xhelati
nuk më vrau menjiherë
fliste në jermi UKZENELI
fliste me nënën dhe gruan
-----------------------------------------
Në palirinë tragjike të Kosovës
në errësirën e një ploje të paparë
të pushkatuarit në Tivar, ishin gjak
i shtetit të ardhshëm të Kosovës!..
Ah, sikur të isha i lirë e pa pranga
të përjetshmin atdhe do ta mbroja
Me zemër e shpirt do të vritesha
Për çdo pëllëmbë toke të Kosovës
Sa shumë urrejtje paskan shkijet
Me plumb i bien prejardhjes sonë
me qindëra janë gjysmë të vdekur
dhe pa peshën e dheut na varrosin
Ai njeri me pamje të çuditshme
zorrët e tija i mban nëpër duar
të qaj më thotë, s´më lë dhimbja
të flasë fjalën nuk e nxjerri dot
11 )
--------------------------------------
Historianë, studius, dramaturg
gjenocidi i padënuar serbë
bëri që të vritet Toplica, Tivari
Drenica , Reçaku,.. Srebernica
Gjenocidi i padënuar serb
Vazhdon me mendësinë e vjetër
se krimin mund të varroset
nëpër gropa të panumërta varresh
Gjenocidi serb mbi Kosovën
kurrë nuk do të vjetërohet
8785 të vrarë shqiptar në Tivar
Kërkojnë që Serbia të dënohet
Gjenocidi i padënuar serbë
do përgjak sërish Ballkanin
me lugën e tij të drunjtë
nëse Serbia s´dënohet për gjenocid.
12 )
-----------------------------------
Në këtë Tivar me varre
Horoskopi thuaja s´egzistonte
Por të gjallët duhet të flasin
Për tërë atë çka ka ndodhur
Brendia e krimit në Tivar
Kujtoj se ishte prejardhja jonë
Gjuha shqipe,simbolet, flamuri
Dhe toka e pasur e Kosovës
Shtypja shumë na ka zhbërë
Vrasësit serbë edhe tani vrasin
Ata shtjejnë në të gjitha anët
Edhe pas një shekulli krimesh
Nuk shkulem duke më vrarë
Nuk shkulem duke më prerë
Nuk shkulem duke më rrafë
Jam popull që nuk shkulem!
--------------------------------------
Kosovë, ku i ke historianët, ata
që duhet ta ngrejnë zërin lart
pyesin nënat , baballarët, pyetë
Kosova, dhe të ardhshmit e saj
Këtu një kufomë, aty një tjetër
dhe një tjetër ,.. dhe një tjetër,..
dhe një tjetër,..o zot, me mija,..
djem të Kosovës të pushkatuar
Ah, sikur të isha pa pranga
të përjetshmin atdhe do mbroja
me zemër e shpirt do vritesha
për çdo këmbë toke të Kosovë
14 )
-----------------------------------------
Ky hymën prushi dhe zemërimi
është himn i dhimbjes së dheut
është gjak i luftës dhe i betejave
është gjak që edhe bën zhurmë
Këtë hymën me Tivar e me varr
do ta quaja plagën më të patharë
për të gjithë brezat e popullit tonë
Ky hymën prushi dhe zemërimi
është gjak i gjithmonshëm i yni
por, luftat dhe paliria e Kosovës
bën që liria të jetë e pakënaqur
Ky hymën i 8785 regrutëve tanë
të vrarë të lidhur e nën pranga
edhe fjalën e bën të qaj e uluras
por, kini durim; ata do të zgjohen
posa t´ i mbushin njëqind vjet
ata do të ngrihen e do të flasin, se
ishin gjak i shtetësisë së Kosovës
gjak i njësimit dhe i përbashkimit