Kulturë
Rizah Sheqiri u prezentua në Panairin e Librit në Göteborg të Suedisë
E merkure, 29.09.2010, 08:54 PM
 

 Rizah dhe Albin Sheqiri gjate prezentimit te librit ne Panairin e Goteborgut 25.09.2010 
Në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Göteborg  të Suedisë, shkrimtari  Rizah Sheqiri  u prezentua me librin më të ri për fëmijë shqip e suedisht ”Legenden om sångens kung / Legjenda për mbretin e këngës”.
Nga 23 deri më 26 shtator 2010 në Göteborg  të Suedisë u mbajt Panairi Nërkombëtar i Librit dhe Bibliotekave , ndër panairet më të mëdha të librit në Evropën Veriore.
Në Panairin e sivjem ( në programin e së shtunës më 25.092010) u prezentua edhe Shkrimtari ynë Rizah Sheqiri . Ai bashkë me ilustratorin  Albin Sheqirin  prezenuan punën e tyre të përbashkët - librin   për  fëmijë në dy gjuhë shqip e suedisht ”Legenden om sångens kung/ Legjenda për mbretin e këngës” botim i shtëpisë së botuese të autorit.
 ”Legenden om sångens kung/ Legjenda për mbretin e këngës”  është një libër i ilustruar për fëmijë që për temë ka shoqërimin, ndihmën dhe falenderimin.
Prezientimi i këtij libri u bë në skenën e prezentimeve ”Nallescenen” nën aranzhimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë – seksionit të Shkrimtarëve për fëmijë e të rinj.
Edhe sivjet në gjatë këtij panairi u mbajtën  446 seminare,ligjerata e prezentime librash  me rreth 800 pjesmarrës, shkrimtar, shtëpi botuese  e ekspozues  të ndryshëm nga 36 vende të botës.
Edhe Panairin e sivjem, që për  temë kishte letërsinë e Afrikës, e  vizituan  rreth njëqindmijë vizitorë.
/BSh/
Rizah Sheqiri presenterar sin bok på Bokmässan i Göteborg
Författarförbundet, Barn- och ungdomsboksförfattarsektionen -BUS även i år  arrangerar flera program på Bokmässan i Göteborg (23-26/9) Bla. Blekinge författaren Rizah Sheqiri presenterar sin nya tvåspråkiga barnbok på Bokmässan i Göteborg lördagen den 25 september  mellan kl. 10.00-10.20 på Nallescenen.
LÖRDAG  
Tvåspråkig bilderbok
25/9 kl. 10.00–10.20
Lokal: Nallescenen, Barnens torg, A-hallen
Sc5482
Rizah Sheqiri berättar om tvåspråkiga bilderboken Legenden om sångens kung/ Legjenda për mbretin e këngës (svenska och albanska) för barn från 4 år.  Boken, illustrerad av Albin Sheqiri och Rizah Sheqiri, handlar om vänlighet, hjälpsamhet och tacksamhet.
Medverkande: Rizah Sheqiri, Albin Sheqiri
Programtyp: Scenprogram
Scen: Nallescenen
Ingår i entrébiljetten.
Arrangör: Författarförbundet - Barn- och ungdomsboksförfattarsektionen BUS









